NJË BOTË KUJTIMESH

Një botë kujtimesh në mendje e kam
Të freskëta edhe nëse njëmijë vite jetë kanë
Çdo ditë më dalin përpara si ma e bukura pikturë
Disa më kthejnë në fëmijë, e disa ç῾më bëjnë burrë.

Një jetë në mendje e mbaj ngado që shkoj
Ca nga kujtimet i vëra në ëndrra, së më dukeshin si lojë
Sa shumë i përkëdhela dhe sa herë u fola me gojë
Të gjitha janë nga kjo botë, të vërteta e sa edhe me lotë.

Në mendje ca më rrijnë, e ca të tjera bëhen edhe të krisura
Nga dashuria për jetën, për tokën dhe yjet që falin jetë
Të gjitha i bëj bashkë edhe pse ca janë të hidhura e ca të mira
I shkruaj në ditarin tim,ca i bëj edhe vargje të lira.

Kush ka me shumë kujtime se bota, jeta më thot së unë kam
Dymijë vjet para Krishti fola shqip në këtë tokë të Zotit
Që pesqind vjet mbaj mijëra kujtime se jam nip i Gjergj Kastriotit
Asnjë fjalë nuk e harron mendja ime, të gjitha i shenon në legjenda.

Atdheun e ndarë në dysh zemre e shpirti, kurr nuk e harron
Sa i do fjalët e bukura, kur kanë fuqinë e hyjnive
Me to i zgjatet jeta si një ëndërr e vërtetë
Kujtime ju thenqin së jam e vetmja botë e bukur në jetë.

21 Dhjetor 2016 AGIM DESKU

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top