Nga Arbër Gashi, Sekretari i Përgjithshëm i Ballit në Mërgim
Një lajm mortor për lajmëtarin e lirisë
Një nderim të veçantë për shpirtin liridashës dhe zemrën atdhetare
Një rrëfim për Shërbestarin e Shqipnisë etnike
17 Nëntor 2018
Nihat Bakalli (1931 – 2018), Kryetar i Ballit në Mërgim ndërroi jetë! Ai u largua prej nesh, duke na lënë të pikëlluar por edhe krenar që e njohëm e bashkpunuam me te. Ishte shembull i shqiptarit të madh, pas të cilit qëndronte e palëkundur kërkesa për t’a ribërë Shqipninë etnike. Ky është qëllimi, ideali dhe vlera e vetme për të cilën ia vlenë të investosh, të sakrifikohesh dhe të luftosh. Ky është amaneti i të parëve. Amaneti i Rilindësve të kombit tonë. Andaj, mos u ndalni për asnjë çast, por marshoni me vendosmëri drejt këtij qëllimi.
Duke i shprehur ngushëllimet tona familjes, farefisit, miqve të shumtë, antarsisë tonë në Mërgim dhe subjekteve përfaqësuese në vendlindje, Kryesia e Sekretariatit Koordinator të Ballit në Mërgim ju garanton vazhdimësi dhe qëndrueshmëri të palëkundur në synimin e përbashkët për Shqipninë e Shqiptarëve, Shqipninë etnike!
Pusho në paqe, Dr. Nihat Bakalli!
Tradita dhe shërbimi ndaj Amanetit vazhdon.