NGA “RRUGA E ARBËRIT” TE “RRUGA E LUMIT TË VLORËS”!!

Shkruan: Tanush KASO

(“Duke pasë Beratin, goce,
Ç’e do Elbasanin?!” – Nga një këngë e vjetër
popullore)

Shqiptarët, këtej dhe andej kufirit, e kanë parë tanimë, se si qeveritë që venë dhe vinë, e kanë kthyer “Rrugën e Arbërit” në një legjendë apo përrallë pa mbarim, si ato të “Njëmijëenjë netëve”. Ajo që iku, e nisi dhe nuk e bitisi. Kjo që erdhi, premtoi dhe e harroi. Dy vjet më parë, ca qeveritarë, nisën bisedimet “serioze” me “shokët kinezë”, për përfundimin e pjesës së mbetur të kësaj rruge historike, me vlera ekonomike dhe patriotike. Por…(ah, kjo “por”, që gjithmonë na del përpara, për të na prishur punë!!) Askush nuk jep shpjegime të besueshme e të pranueshme, përse lihet mbasdore kjo rrugë, përfundimi i së cilës është i shumëpritur prej vitesh. Ndërkohë, sot, krejt papritur, qeveria njofton me ngazëllim të madh, se do të nisin punimet për një rrugë tjetër… tek Lumi i Vlorës!! Përse ky kërcim akrobatik e “pindarik”?! Apo se duhet ndërtuar ndonjë rrugë, vetëm sapër t’i mbyllur ato “gojët e këqija” që thonë se kjo qeveri nuk ka ndërtuar asnjë kilometër rrugë?

1 thought on “NGA “RRUGA E ARBËRIT” TE “RRUGA E LUMIT TË VLORËS”!!”

  1. DUKET QART SE ATA DUAN ME UA KRIM ASHT QE MOS NDERTOHE< DHE TE MERR PERFUNDIM RRUGA E ARRBERIT< QE DOTE NA LIDHTE ME SHKUPIN E TJER QYTETE SHQIPTARE E SIDOMOS EKONOMIK>> KAM SHPRESE QE ISHALLA NUK E KAN BRAKTIS PER GJATE KOHE>> TETOVARI I VJETER<<

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top