Drejtorët e Edi Ramës kanë dalë publikisht rrugëve, duke shantazhuar banorët e Dibrës, si dhe duke tentuar blerjen e votës, pasi sondazhet kanë konfirmuar katastrofën elektorale që e pret klanin e kryeministrit më 11 shtator. Opozita ka kallëzuar penalisht, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda grupin kriminal, të përbërë nga Drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, të cilët janë vënë në shërbim të skemës kriminale për prishjen e zgjedhjeve në Dibër
Partia Demokratike dorëzoi ditën e djeshme një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Renda për një grup të strukturuar kriminal i cili blen vota dhe kanosin votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama. “Me emra të përveçëm, Partia Demokratike renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë. Ky grup kriminal i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, janë vënë në shërbim të skemës kriminale për blerjes e zgjedhjeve në Dibër. Në kallëzimin penal, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale”, thuhet në deklaratën e bërë nga PD. Shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave, si dhe është duke realizuar veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në zonat e Sllovës dhe Kalasë së Dodës. Ky shtetas rezulton nga verifikimi dhe raportimet e banorëve të zonës, se ka marrë kontakt me qytetarë të ndryshëm të kësaj zone, duke ofruar para në këmbim të votave për kandidatin e ASHE z. Muharrem Rama.
Gjithashtu, ky shtetas furnizon me mjete financiare edhe personat e mëposhtëm, që janë të ngarkuar me detyrën e shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër. Konkretisht:a) Afrim Mikli, Kryetar i PS Dibër, bashkëpunëtor i ngushtë i shtetasit Ymer Lala, person i njohur për precedent të mëparshëm penal, së bashku dhe veç e veç, kryejnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhrrit dhe Selishtit; b)Arben Keshi, drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës; c)Agron Malaj, Drejtor Rajonal i OSHEE për Veriun , kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Peshkopisë; d)Ylli Mikli, Administrator i njësisë administrative Muhurrit, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhurrit; e)Spartak Koltraka, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kastriotit; f)Nuri Meta, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të caktuara të Bashkisë Dibër; g)Qamil Leta, person me precedent penal, eksponent i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kalasë së Dodës. Nga ana tjetër, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, janë edhe 3 persona që mbajnë funksione publike dhe të angazhuar në veprimtarinë kriminale të kanosjes së zgjedhësve, kryesisht punonjësve të administratës publike, ku përfshihen, por pa u kufizuar, punonjësit e arsimit dhe ato të shëndetësisë. Konkretisht, ushtrimi i presionit ndaj zgjedhësve, në formën e kanosjes, kryhet nga: a) Jetmir Leshi, mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP); b)Drini Gjeci, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër; c)Sonila Braha, me detyrë Drejtore e Shërbimit Social; d)Robert Aga, Shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi. / Gazeta55