Shkruan: Adriatik Riza Dosti
Miratimi i Reformes ne Drejtesi, me deshire, koshience qytetare e politike, prej frikes a prej presionit te nderkombetareve, ose siç thote populli me hir ose me pahir eshte njera ane e medaljes.
Ana tjeter e medaljes, ajo qe me shqeteson mua me shume por normalisht edhe çdo qytetar te ndershem shqiptar, mbetet zbatimi ose funksionimi i saj ne terren e ne praktike, pra ne jeten e perditeshme te Shqiperise e te shqiptareve.
Thene shqip: çfare do te sjelle ajo ne permiresim te jetes se tyre te perditeshme dhe sa do te shkoje haka tek i zoti, pra sa do te rivendoset ne vend drejtesia dhe sa do te ndeshkohet padrejtesia, dhe a do te denohen fajtoret e vertete te katandisjes se Shqiperise e te shqiptareve deri ne kete fare derexheje teper te dhimbeshme…
Sepse me shqetson fakti kokeforte i eksperiences sone te hidhur e jo shume te larget, kur nuk u denuan kriminelet e diktatures se sistemit komunist qe moren mijera jete shqiptaresh te pafajshem dhe e shndrruan ate vend ne nje gulag e sketerre te pa shembullt njerezore. Zor te besoj se keta ”ustallaret e sotem”, bij e bija te tyre, niper e mbesa te tyre, te jene aq budallenj sa te denojne vetveten.
Ndaj kujdes sot, me shume se dje e me shume se kurre o popull; te pakten kesaj rradhe te mos e hash Sapunin per Djathe…
Sa per kujtese, per te miratuar ligje e vendime nuk jemi e nuk kemi qene aq keq ne shqipot por kur vjen puna per ti konkretizuar ato jemi me shume se skandaloze ne te gjitha drejtimet!
U miratua ligji per Depolitizimin – shikoni se çfare ngjet sot kudo ne qeveri e ne shtet ne çdo segment te tij? – ka me shume politizim se kurre…
U miratua ligji per dekriminalizimin – shikoni sot se si Parlamenti, Qeveria e Shteti jane te mbushur kudo plot me kriminele e banditet e te te gjitha llojeve e te te gjitha ngjyrave!
U miratua ligji per pastertine e figures politike te te zgjedhurve e te politikaneve – shikoni sot se sa te pista e te ndyra jane figurat e portretet e tyre!
U miratua ligji mbi pronat – shikoni sot se kujt i jane dhene ato dhe se si pronaret e vertete e te ligjshem mbeten me gisht ne goje si nga qeveria e demokrateve po ashtu edhe nga kjo e socialisteve!
U miratua ligji mbi perdorimin e armeve, dorezimin dhe mbajtjen e tyre – shikoni sot se te gjithe kane edhe me shume arme ne dispozicion se sa me pare dhe plasen duke vrare njeri tjetrin pikerisht se nuk ka shtet!
U miratua ligji per deklarimin e pasurise se politikaneve, deputeteve , figurave shteterore etj. – shikoni sot se sa kane deklaruar ata, se ku jetojne e si jetojne ata vete, familjet e tyre dhe pjella e soji e sorollopi i tyre?
U miratua ligji per denimin e krimeve e krimineleve te diktatures – shikoni sot se cili konketisht eshtte denuar prej tyre, per te mos thene qe femijet e tyre, niperit e mbesat kane mbyshur parlamentin, qeverine e shtetin nga te kater anet!
Ehh sa shume ligje te tjera kemi miratuar o vellezer e motra shqiptare, por vete fakti qe edhe sot e kesaj dite vazhdojme te udhehiqemi e te qeverisemi si ne pozite po ashtu edhe ne opozite, pikerisht nga ata fajtore e shkaktare te kesaj gjendje te tmerreshme qe ndodhemi sot, tregon me se miri se sa shume e kemi genjyer veten tone e vendin tone!
Ndaj nuk duhet te na entuziasmoje vetem fakti qe, e po ja edhe Reformen ne Drejtesi e aprovuam dhe tani çdo gje do te na shkoje mire e bukur… Problemi themelor qendron ne ate se si zbatohen e funksionojne ato lloj ligjesh qe miratohen dhe çfare permiresojne ato ne Shqiperi dhe sa e rregullojne jeten e trazuar te shqiptareve?
Nese nuk kerkojme pikerisht kete gje, atehere me shume se kurre kemi genjyer veten e vendin tone dhe ju a kemi zgjatur akoma edhe me shume jetesen ne Pushtet te gjithe llojeve te Pushtave qe kemi ne krye te pakten qe nga 1945 e ne vazhdim…
Ndaj dhe jo me kot, e zgjodha titullin e mesiperm per kete shkrim timin…