NEXH ZIU ME MENDJEN FIRIFIFIU!

“NEXH ZIU ME MENDJEN FIRIFIFIU, NUK DALLON DOT SIMBOLET KOMBETARE NGA ATO SHTETERORE”

SHKRUAN: DIBRAN GASHI

Çfarë tupi Nexh Ziu.

Qenka perdhos flamuri i Kosovës në një koncert në Vushtrri, sipas tij, i cili u organizua në shenjë nderimi për vendosjen e shtatores së kolonel Ahmet Krasniqit.

Ky po e quan flamur kombëtar…!

Çfarë kombëtari në një shtet multietnik, ku pakicat etnike kanë ma shumë të drejta se shumica etnike.
Shqiptaret kanë veç një flamur kombëtar o Nexh Ziu, ate kuq e zi me shqiponjen dykrenare të Gjergj Kastriotit në mes.

E na shqiptaret në Kosovë kemi dhe një flamur shtetëror që e ndajmë dhe me pakicat, të cilin patjetër e kemi obligim ta respektojmë, sepse simbolizon shtetin.

Nuk po duket se ka ndodh ai tmerr, siç po e dramatizon ky.

Një lëshim i vogël koreografik që po duket i paqëllimshem, sepse valltaret e rinjë, pasi vallëzuan me plot entuziazem me flamujt e Kosovës në dorë, i lëshuan ata lehtas aty anash për të vazhduar vallëzimin siç ishte e paraparë. Unë më shumë do të kisha reaguar pse nuk u përdor në kombinim dhe flamuri kombëtar, sepse heroi kombëtar Ahmet Krasniqi si dhe Aziz Zhilivoda vdiçen duke luftuar me këtë flamur, flamurin e Gjergjit.

Nuk bënë asnjë veprim që ky e quan “e tmerrshme”, për çka sipas tij do të duhej të qohej shteti në këmbë; institucionet e prokuroria.

Marrëzi Nexhiane! Ky me idetë e tij kontraverse dhe antikombëtare don me copëtu e konvertu kombin shqiptar dhe identitetin e tij etnik, thuase pak i ka ndodh deri me sot.

PS: Është TV Klan Kosova që i jep hapsirë Nexh Ziut (Nexhmedin Spahiu) me fishkëllu firififiut.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top