Në vend të alarmit, heshtje varri

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

20 e më shumë vite kanë kaluar nga vrasja e parë politike. Janë thënë akuza e kundër-akuza, shpifje e demantime… Jo, ky apo këta, i përpilonin listat për vrasjen e shqiptarëve ; para, gjatë apo pas luftës. Sa herë e vranin dikë, pasonte arsyetimi ; « Serbia po vret » apo « Si nuk ju shkon mendja te UDB » ! 

Për shtatë ditë, dy herë, Salih Rexhaj denoncoi me emër e mbiemër dhe bëri me gisht kah njerëzit që ishin marrë me këtë veprimtari kriminale ! Të gjithë emra të njohur.
Sot vendosa, të shikoj llogaritë e shumë debatuesëve në FB : Liri Loshi, Xhemal Ahmeti, Nexhat Haziri, Sinan Kastrati, Naser Aliu, Bajram Kabashi, Lulëzim Krasniqi-Arbanasi… Asnjë fjalë ! Madje as analistët e famshëm të gazetës « Bota sot ».

Të vetmit që ia bëra një pyetje ishte Ibrahim Kelmendi. Cfarë mendon për pohimet « dajes Sali », – i thash ? Papritms, u ndez (parakohshëm) sikur t’ia kisha mbushur gjakun me kerozen aeroplanësh bombardues! Pra, askush asnjë fjalë. Asnjë emision në TV, asnjë shkrim në gazeta ditore apo revista, asnjë deklaratë nga politikanët, asnjë fjalë nga shoqatat e dalura nga lufta, të cilat bëjnë aq zhurmë për gjithçka. Asnjë fjalë nga të burgosurit politik, të cilëve me krenari ua kemi mbajtur nëpër mure portretet !

Sidomos, asnjë fjalë nga LDK e cila aq shpesh e me gjëmë ankohet (sa herë vijnë zgjedhjet).

Edhe më trishtuese më duket heshtja e familjerëve që i humbën më të dashurit dhe ua shpallën tradhtarë! Pra, ende, asnjë fjalë nga familjet e të vrarëve.
Pas pohimeve të Salih Rexhes, ose Prokuroria e Kosoves duhet t’i « vizitojë » të apostrofuarit e gjallë ose ta marrë në pyetje Salih Rexhen për ta verifikuar ku qëndron e vërteta.

Në këtë gjendje, në vend të ngushëllimit, më vjen të them : Gëzuar kriminelë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top