Në rivarrimin e Mit’hat Beut, marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Sekretariatit të Ballit në Mërgim

NËNTOR 2018

“Partia jonë, është Shqipnija!” Mit’hat Bej Frashëri

Njoftojmë institucionet e shtetit shqiptar dhe opinionin publik, se një delegacion i autorizuar nga Sekretariati i Ballit në Mërgim do të marrë pjesë në ceremoninë e rikthimit në Atdhe të Apostullit të Nacionalizmit Shqiptar, Mit’hat Abdyl Frashëri.

Duke i njohur të gjitha mangësitë që po e përcjellin procesin e rikthimit të IDEOLOGUT TË SHQIPTARIZMËS në Atdheun e tij dhe duke qenë të vetëdijshëm se këto mangësi i dedikohen atributeve që e kanë penguar deri më sot bashkimin e shqiptarëve, Kryesia e Sekretariatit të Ballit në Mërgim, duke i dhënë prioritet dhe duke e vlerësuar rikthimin e Mit’hat Beut në Shqipëri si interes mbi interesat, në mbledhjen e mbajtur në fillim të nëntorit 2018, mori vendim që një delegacion i yni të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga qeveria shqiptare.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top