Ne Fushe te Pajtimit ka dale Zana,
nise me e lute te Madhin Zot .
Pse Prishtina e Tirana ,
s’po me ndihmojne me i ndale keta lote.
Njeqinde vjete na ndane me gure,
njeqinde vjete me dy flamure.
Njeqinde vjete s’jan pa me sy ,
njeqinde vjet ndarja i ka thy.
Sot kur guret i ka hjeke gjaku,
sot kur shkau s’na rrin tek pragu.
Sot kur qyqeja s’knon per ne ,
pse s’po e bejme bashke kete Atdhe.
Kush po don me ba prap ndarje ,
kush ne mes nesh prap po fute sharje.
A eshte grek ai ,a eshte shka ,
guret e ndarjes qe don me i pa.
A ka gjak a vnere nder deje ,
mallkue qofte ne njeqinde brezni.
Ai qe luftes po i ban hile,
per nje Komb ,per nje Shqipni.
Shkruar nga Sylë Bajrami