NË PËRVJETORËT E SHËN NËNË TEREZËS SHQIPTARE

SHKRUAN: LUTFI ALIA

26 gushti i 2021 u përkujtua 111 vjetori i lindjes të Nënë Terezës shqiptare.

Mё 26 shtator 1928, Gonxhja nisi udhёtimin e misionares dhe nga kjo ditё vazhdoi pelegrine tёrё jetёn.

Mё 24 maj 1931, mori pёrkushtimin e përkohshëm të murgeshёs dhe mё 24 maj 1937, pёrkushtimin e pёrhershёm tё murgeshёs.

Më 15 gusht 1948, Nënë Tereza e hoqi vellon e Motrave të Loretos, veshi sarin e bardhë dhe filloi jetën si motër e lirë dhe aktive dhe u quajt Nёnё Tereza, emёr qё e mbajti me nder gjatё gjithё jetёs.

Më 7 tetor 1950, kryeipeshkevi i Kalkutës Imzot Pèreir, shpalli themelimin urdhërit të ri, të komunitetit të motrave katolike “Missionarie della Carità – Misionaret e Bamirësise – Dashurisë”.

Në shkurt të vitit 1965, duke vlerësuar arritjet e rendit të themeluar nga Nënë Tereza, me dekret të veçantë “Decretum laudis”, Papa Pali VI e aprovoi Urdhёrin “Missionarie della Carità” dhe e shpalli Kongregacion Pontifik, me selinë në Kalkuta.

Më 8 dhjetor 1979, Nënë Terezës iu akordua çmimi Nobel “Pёr veprat e shquara nё aktivitete humanitare dhe nё inspirimin shpirtёror”.

Nё vitin 1987, Nёnё Tereza, zgjidhet unanimisht Presidente Nderi e Lёvizjes Ndёrkombёtare: “Pёr jetёn nё tё gjithё botёn”.

Më 14 – 17 gusht 1989, vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri.

Në gusht 1990, Nënë Tereza u rikthye në atdhe dhe hapi Misionin e Bamirësisë – Dashurisë në Shqipëri dhe brënda dy viteve, hapi shtëpitë e Misionit në shumë qytete.

Në gusht të vitit 1990, në 80 vjetorin e lindjes, Nënë Tereza u pajis me pashaportën shqiptare.

Më 5 shtator 1997, në shtratin e thjeshtë e të bardhë, në dhomën e saj të vogël në “Shtëpinë e Nënës” në Kalkuta, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Nënë Terezës. Atë ditë, pas 87 vite, trupi i saj i vogël rrinte pa lëvizur përtej jetës dhe vdekjes, mbuluar me lule, e rrethuar nga motrat e dashurisë, të pushtuara nga lotët dhe dënesat e dhimbjes, duke përsëritur lutjet-uratat e Nënë Terezës. Në funeralin e ngjitjes në amshim të Nënë Terezës, morën pjesë mbi 1 miljon njerëz, hindian të thjeshtë dhe shumë personalitete të botës.

Nё vitin 1999, Papa Gjon Pali II me dekret special, shpalli hapjen e proçesit tё lumturimit tё Nënë Terezёs, njё vendim i pazakontё, i parakohshёm dhe shumё i rrallё nё historinё e krishtёrimit. Proçedura e lumturimit, si faza pararendёse e kanonizimt shenjtore, u mbyll nё verёn e vitit 2003 dhe mё 19 tetor 2003,

Papa Gjon Pali II, me homelinё nё sheshin Shёn Pjetri, e shpalli tё Lumturueme Nёnё Terezёn.

Në vitin 2002, revista “Time”, e prezantoi Nënë Terezën ndër 100 personalitetet të shquara të historisë të njerëzimit dhe duke e vendosur nё krye të figurat më të shquara të shekullit XX, e cilëson “mesazhere e dashurisë dhe e lumturisë në botë.

Në vitin 2012 Asamblea e OKB, në nderim të kontributit të madh humanitar të Nënë Terezës, ditën e ndarjes nga jeta, 5 shtatorin, e shpalli Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë.

Më 15 mars 2016, Papa Francesko firmosi dekretin e kanonizimit shenjtore të Lumes Nënë Tereza.

Më 4 shtator 2016, Selia e Shënjtë zyrtarizoi vendimin e Kongregacionit të Kardinaleve të Kanonizimit shenjtore të Nënë Terezës, duke konfirmoi verdiktin mbarë popullor: “Vox Populi, vox Dei”, pasi de facto, popujt prej kohe e kishin njohur dhe shpallur shenjtore. Ceremonia e shenjtërimit u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe shënoinjë ndër ngjarjet kryesore të Vitit Jubilar të Mëshirës.

MEDITIM PËR SHEN NËNË TEREZËN SHQIPTARE

Nёnё Tereza, kjo grua e madhe e shtatvogёl, e veshur me sarin e bardhё, me kordona blu nё buzёt anёsore, me shaminё nё kokё ashtu si e vinte nёnlokja Drane; me kryqin tё fiksuar nёn supin e majtё mbi zemёr, nё kёmbё mbathur sandalet; gjithnjё nё shtegëtim me hap tё shpejtё dhe tё sigurtё nёpёr rrugёt e botёs dhe kur ngjiste shkallёt e pallateve mbretёrore, kur shkonte nё zyrat e pushtetarёve; me tё njejtin ritёm lёvizte nё shtёpitё motrave tё misionit dhe kur hynte nё shtёpitё e popullit tё thjeshtё, nё barakat e slum-eve tё Hindisё dhe tё botёs, pёr herë dhe kudo ishte aktive, dinamike, e fuqishme, e thjeshtё deri nё madhёshti, ishte Nënë Tereza Shenjtorja e Dashurisё. Nën hapat e lehtё e të sigurtё tё Nёnё Terezёs, gjithçka merrte jetë dhe Ajo bëhej me flatra qiellore. Kushdo që e ka takuar Nënë Terezёn, është ndodhur pёrballë pamjes e saj hyjnore, me sytё plot dritё, nga buronte njё vështrim i butё, i ёmbёl, i qeshur, depёrtues, plot mirёsi, por dhe serioz e guximtar, i mbushur me preokupim dhe rrallё herё me zemёrim, qё i kthente nё forcё dhe nё aksion, pёr tё zgjidhur problemet shumta tё pjesёs sё mbrapshtё tё botёs.

Ky portret i mirёnjohur dhe shumë i dashur nga tё gjithё, plotёsohet dhe me njё veçori tё Nёnё Terezёs, me pёrshёndetjen e saj tipike, me dy pёllёmbёt tё bashkuara para gjoksit tё vogёl, qё i puthiste lehtё – lehtё, si tё merrte ndër duar, pёr tё vendosur brenda zemrёs tё saj tё madhe, tё mbushur me dashuri nëne. Kush e ka takuar Nënë Terezën, nga njerёzit e zakonshёm dhe deri te burrat e shteteve, Papёt dhe kardinalёt, artistët e shquar, shkrimtarёt, shkencёtarёt, miliona varfanjakë, lypsat, gazetarёt, mbretёr e mbretëresha, princa e princesha, presidenta, kryeministra e ministra, diktatorë, burra e gra, nёpunёsit e zyrave, kudo në rrugë dhe nё shtёpitё e misionit, të gjithë pa pёrjashtim, për ta përqafuar, ishin tё detyruar të përkuleshin para shtatit të saj të paktë dhe kjo s’ishte thjeshtё përkulje fizike, por metaforë e adhurimit dhe e magjepsjes, që u impo-nonte madhёshtia e Nёnё Terezёs.

Nёnё Terezёs ёshtё ikona e kohëve moderne, shenjtorja e të varfërve, shenjëtoria e dashurisë. Pёr veprat shpirtёrore dhe humanitare me dashuri nё shёrbim tё njerёzimit, Nënë Tereza është nderuar nga tё gjithё popujt e botёs, qё e quajnë: “Nёna e dashurisё”, “Nёna e botёs”, “Ungjilli i gjallë”,”Ungjilli i pestё”, “Pena e Zotit”, “Lajmëtare e dashurisë të Jezu Krishtit”, “Nёna e tё varfёrve”,“Shenjtoria e dashurisё”, “Shenjtoria e tё varfёrve”, “Investuesia e dashurisë”, “Engjëlli i dashurisë”, “Engjёlli i jetёs”, “Engjёlli i mirёsisё”, “Mesazhere e dashurisë dhe e lumturisë në botë”, “Shёruese e plagëve të botës”, “Emisaria e Zotit në tokë”, “Ungjilloria transparente” etj.

Pesha e viteve, i kishte lёnё gjurmёt e veta, ndёrsa mundimet qё kishte bartur nё jetё, ia kishin kёrrusur paksa trupin e saj shtatvogël, por nuk e thyenshpirtin dhe forcёn e kёsaj Motre të madhe. Nёnё Tereza i shёrbeu njerёzve me vetmohim duke e shndёrruar dashurinё nё besim, në mision dhe nё profesion, përherë nё ndihmё tё viktimave tё varfёrisё dhe njerëzve në vuajtje.Tё gjithё ruajmё nё kujtesё fotografitё e panumërta të Nënë Terezës shqiptare, me fytyrën e bukur dhe fisnike, tё skalitur me rrudha, tё ndriçuar me buzёqeshjen e ёmbёl dhe hyjnore, me vështrimine ngrohtë, të qeshur e plot dashuri për një botë të mjerë.Kështu mbetetNënë Tereza, shumë më përtej kufijve të kishës katolike dhe ftohtёsisё zyrtare tё pushteteve. Nuk ishte rastёsi, qё nga gjiri i popullit tё vuajtur shqiptar, Zoti zgjodhi Nënë Terezën, që e pёrdytёsoi me Jezu Krishtin, kёsisoj ajo u ngjit nё lartёsitё e shenjtёrisё universale, u bё simbol i pastёrtisë, i besimit me devotshmёri, i pёrkushtimit me dashuri nё misionin si motёr katolike, misionare e bamirёsisë, misionare e dashurisë. Nënë Tereza i shёrbeu të gjithë njerёzve pa dallime fetare, sociale dhe ekonomike, ndihmoi tё varfёrit, tё sёmurёt, tё braktisurit, jetimёt, ata që shoqëria dhe pushtet i kishin braktisur dhe me kёto vepra u bё modeli i pёrsosur i humanizmit dhe i dashurisë për njeriun.

Pёr kontributet shpirtёrore dhe humanitare, murgesha misionare Nënë Tereza – Nëna e Dashurisё, ёshtё vlerёsuar ndёr gratё mё tё shquara tё shekullit XX dhe pёr kontributin e saj, shumё shtete dhe institucione e kanё dekoruar me mbi 35 urdhёra,me medalje dhe me shumё çmime prestigjioze, ndёrsa nё vitin 1979 i akorduan çmimin Nobel pёr paqёn, pёr veprat e shquara nё aktivitetet e saj humanitare dhe nё inspirimin shpirtёror. Atё ditё, kur iu dha çmimi Nobel, Nënë Tereza bёri dhe deklaratёn e fuqishme: “Me origjinё dhe me gjak, jam shqiptare.”, njё thёnie lapidare, qё pёrcjell kumtin e krenarisё të shqiptares, por dhe nderin pёr tё gjithё shqiptarёt, qё i gёzohen dhe e admirojnë bashkatdhetaren e madhe me famё botёrore.

Ashtu si populli e “kanonizoi” Papën Gjoni XXIII, shumë më përpara se të hynte zyrtarisht në katalogun e fatlumëve dhe Beatifikimi – Lumturimi “i posaçëm” dhe i shpejtë i Nënë Terezës shqiptare më 19 tetor 2003, nxiti dёshirën e pёrgjithёshme tё shpallej menjёherё shenjtore dhe populli, ashtu si dikur e quajti Nёna e Dashurisё pa hezitim e “kanonizoi” shenjtore dhe popujt e botës e quajtën e Shenjta Nёnё Tereza.Papa Gjon Pali II, në emër të Kishës, i detyrohej me mirënjohje pёr veprёn madhёshtore dhe tё rrallё, qё Nënë Tereza kreu duke ndihmuar tё varfërit dhe të semurët, tё cilёve u shёrbeu në emër të dashurise për njerëzimin.

Ashtu si shenjëtoret dhe shenjtorёt e tjerё dhe Shen Nёnё Tereza ështëkudo e pranishme dhe frymёzuese, pasi Ajo ka lёnё testamentin e besimit katolik tё pastёr e tё ndjerё shpirtёrisht, optimizmin, guximin, shpresёn gjithmonё fitimtare, thjeshtёsinё e admirueshme, dashurinё hyjnore pёr njeriun, forcёn vepruese, dhёmbshurinё dhe pёrkushtimin pёr tё ndihmuar tё varfёrit, lypsat, jetimёt, tё sёmurёt, sakatёt, tё gjithё ata qё shoqёria i braktis dhe i konsideron tё paprekshmit. Pёrgjigjia e saj hyjnore ndaj thirrjes sё Jezu Krishtit:“Eja, bёhu drita ime”, e bёnё motёr katolike tё devotëshme, misionare tё bamirёsisё, nёnёn e tё varfёrve, dёshmitaren e dashurisё tё Zotit pёr tё gjithё njerёzit pa dallime fetare, etnike, kulture dhe niveli social-ekonomik. Besimi nё fe katolike i dha forca tё veproi me dashuri nё shёrbim tё viktimave tё varfёrisё dhe kështu krijoi shërbimin,moralin, humanizmin dhe dashurinëTereziane, qё edhe nё ditёt e sotme, janё modele sociale pёrgjithёsuese pёr tё gjithё popujt e botёs.

Duke vlerёsuar veprёn e Nёnё Terezёs, Papa Pali VI tha: “Ju prezantoj Nёnё Terezёn dёshminё autentike tё Ungjillit pёr tё gjithё, lajmëtaren e dashurisё tё Jezu Krishtit”.Papa Gjon Pali II, në ditёn qё e shpalli tё lumturueme Nёnё Terezёn tha: “Me dёshminё e jetёs dhe tё veprës sё saj, Nёnё Tereza na kujton tё gjithёve, se misioni ungjillor i Kishёs, kalon pёrmes dashurisё, e ushqyer nё lutjet dhe nё dёgjimin e fjalёs sё Zotit”. Nёnё Tereza ёshtё Ungjilli i pestё. Ndonёse dihen cilёt jane katёr Ungjijt e tjerё, shumё tё krishterё dhe jo tё krishterё nuk e dinё cilёt janё ungjillorёt, por njohin Nёnё Terezën dhe e pranojnë unanimisht si Ungjillin e pestё, Ungjillin e gjallё, misionaren e bamirësisё, mishёrimin e dashurisё nё veprim, shenjtoren e dashurisё. Dhe nё çastet e vёshtira tё pёrjetimit tё “natёs sё shpirtit”, Nёnё Tereza nuk u fsheh nё fenё e saj, nuk dyshoi, nuk u thye, nuk u dorёzua, nuk e braktisi fenё katolike, pёrkundrazi e kёrkoi Zotin me insitim, pasi besimin nё Zot nuk e donte si dhuratё, ashtu si e pranojnë besimtarёt dhe mistikёt e tjerё, por e kёrkoi me të gjitha forcat e besimit, me mençurinё e saj,kësisoj e gjeti, e përvehtësoi, e zbatoinë fè dhe ne jeteë si motёr katolike, si misionare e dashurisë, duke rrezatuar dritё mbi tё gjitha errёsirat.

Shen Nёnё Tereza,me misisonet e bamirësisë – dashurisë(Mission of Charity),ka dhёnё njё kontribut tё shquar nё ndёrkombёtarizimin e humanizmit, duke krijuat kulturёne shёrbimit pёr njerёzit nё nevojё, pavarёsisht nga pёrkatёsia fetare duke u bёrë protagoniste e shquar e ekumenizmit tё kohёve postmoderne. Me misionin ungjillor, Nёnё Tereza u bё “Samaritania e mirё” pёr çdo person qё ka takuar, pёr çdo të varfër, të sёmurë, të braktisur, për çdo njeri nё krizё, nё vuajtje dhe nё dёshprim.

Shen Nёnё Tereza mbetet Nёna e pёrjetёshme, Apostola e Dashurisё, Shenjtoria e Dashurisë.

MOTËR KATOLIKE E PËRKUSHTUAR

Dёshira e Gonxhe Bojaxhiut, pёr t’iu përkushtuar veprës sё Jezu Krishtit, e ka zanafillën në zemër të vendlindjes arbërore, e cila në vitet e fёmijërisë dhe të rinisë se saj, ishte e copëtuar dhe nё mjerim. Jetesa mes të varfërve të Shkupit, ndikoi nё shpirtin e brishtë të Gonxhes, duke i ideuar ndjenjat e miqësisë, të ndihmёs dhe të respektit për të nëpërkëmburit nga fati i mbrapsht, nga shtypja dhe padrejtësitë shoqërore, andaj i u përkushtua atyre me dhёmbshuri dhe me dashuri e kёsisoj i parandolli vehtes misionin e kryqit. Në rrugën e shenjtërimit që ajo zgjodhi, nuk e çoi ndonjë kompleks, apo sugjerim, përkundrazi inspirimi për të hyrë në shёrbim të kishës si motër katolike, i lindi natyrshëm në shpirtin e saj të ndjeshëm dhe për këtë pёrkushtim të veçantё tregon: “Isha e ulur në gjunjë para Zonjës të Letnicës, në Santuarin pranë Shkupit, kur dёgjova thirrjen hyjnore. E kujtoj shumë mirë atë mbrëmje të festës së Zonjёs e ngjitur në qiell. Po lutesha dhe këndoja e mbushur me gëzim tё brendshëm, kur e dëgjova zёrin e Zotit, që më ftoi t’i përkushtohem Atij, të konsakrohem në shërbim të njerëzve”. Gonxhja vendosi t’u shërbente njerëzve në emër të Zotit dhe jo të mbyllej si murgeshë në një kuvend, për t’i kaluar ditët me lutje dhe meditime, andaj me Jezu Krishtin në zemër, iu pёrkushtua atij në shërbim të njerëzve. Duke parë këtë pёrkushtim, Zoti e ndjeu nevojën e përsëdytjes së Krishtit mbi tokë, andaj zgjodhi Gonxhe Bojaxhiun për barazi dhe si dёshmi të një jete si motër misionare në shërbim të njerëzve. Pra, gjithёçka lindi dhe rrodhi natyrshëm, me besim te Zoti,me pёrkushtim shpirtëror të brendshëm, me thjeshtёsinё e saj rinore dhe nё mёnyrё të ndërgjegjshme.

Nё gusht tё vitit 1928, Gonxhe Bojaxhiu vendosi“… para Zonjёs Sonё, vendosa të shkoj nё mision e do t’i pёrkushtohem tёrёsisht Zotit dhe shpёtimit tё shpirtёrave”. Kёsisoj Gonxhia e nisi jetёn e misionares, e lajmёtares sё ungjillit, e motrёs tё dashurisё. Mё 26 shtator 1928, Gonxhja nisi udhёtimin e misionares dhe nga kjo ditё vazhdoi pelegrine tёrё jetёn.Fillimisht nё Urdhёrin e Motrave tё Loreto-s nё Dublin të Irlandёs, ku qëndroi pak kohё pёr tё marrё mёsimet e anglishtes dhe ku mori velin e motrёs nё rishtari. Nё zbatim tё rregullave tё Urdhёrit tё Motrave tё Loreto-s, Gonxheia zgjodhi emёrin Maria Tereza e Jesu Krishtit Fёmijё, ashtu si Shёn Tereza e Lisieux dhenga ajo ditё e thёrrisnin Motёr Tereza. Duke marrё emёrin e Terezёs sё vogël, Gonxhja bёri njё zgjedhje tё veçantё, qё i lindi si thirrje e brendёshme, si e tregon ajo vetё: “Tereza e Liseiux bёri gjёra tё vogla me dashuri tё madhe; gjёra tё zakonëshme me dashuri tё jashtёzakonёshme; ja pse u bё e Shenjtё dhe unё besoj, se ne mund ta pёrdorim kёtё shembull nё jetёt tona, duke bёrё gjёra tё vogla me dashuri tё madhe”. Preferoi emёrin Tereza, sepse ndjehej mishërim i tё dyjave, me tё parёn ngjante nga shtati i pakёt dhe inspirimin pёr tё bёrё gjёra tё vogla me dashuri tё madhe, ndёrsa me shenjёtoren e Avilas e lidhёte dashuria pakufi ndaj Krijuesit, deri në vetëflijimin absolut.

Besimi nё fenё katolike dhe shёrbimi me dashuri pёr viktimat e varfёrisё, pёr njerёzit në vuajtje, qё kishin nevojё për ndihmё, pёr pёrkrahje, pёr njё fjalё tё mirё, e kanё zanafillёn nё edukimin qё mori nga prindёrit, nё shkollёn, nё famullinё e Shkupit dhe nga shoqёria shqiptare e kohёs.Në Shkup, tё vobektit dhe nevojtarёt, e kishin ndjerё nga afёr dashurinë, dhёmbshurinё dhe dorёn e ngrohtё tё Gonxhes së vogël, qё u rrinte pranё dhe i ndihmonte, andaj e quanin“Engjёlli i ngushёllimit”. Nuk duhet tё harrojmё se nё atё periudhё, femra shqiptare ishte e shtypur dhe pa tё drejta shoqёrore, ndёrsa Gonxhja e vogёl, i sfidoi paragjykimet e kohës, Ajo spikaste mbi kufizimet, qё diktonte kultura dhe mentaliteti patriarkal i kohёs.

Kёto janё tiparet e kulturёs humanitare, fetare dhe tё fisnikёrisё tё familjes Bojaxhiu, tё shkollёs shqipe, të shoqёrisё shqiptare dhe tё famullisё tё Shkupit, ku u rrit dhe u edukua Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Nga nёnlokja Drane dhe nga babai Nikolla, Gonxhja mori vlerat më të mira, që çdo fëmijё dëshiron t’i trashëgoi nga prindёrit e vet.Gonxhja ishte 18 vjeçe kur hyri nё jetёn e murgeshёs katolike dhe tё misionares e nё kёtё shtegёtim tё gjatё,mbajti nё thellësi të qёnies sё saj forcёn dhe dashurinё e nёnёs Drane, qё e edukoi me virtyte tё larta, ruajti krenarinё dhe shpirtin e aksionit tё baba Nikollёs, kishte mbёshtetjen e pёrherёshme tё vёllait Lazёr dhe tё motrёs Age, por ndjente dhe jehonёn e Rozafës, gruas mitike të murosur në përjetësi, qё e frymёzoi me sakrificёn sublime pёr tё bёrё mirёsi; nё shpirtin e saj ndjente madhёshtinё e mbretёreshёs Teuta dhe të princeshës Donika, mençurinё dhe fisnikёrinё e Dora D’Istrias, forcёn e fjalёs edukuese tё Parashqevi Qirjazit, trimёrinё e Nores të Kelemendit, të Janica Martinit, të Mara Kondit e tëShote Galicёs, ashtu si tërë jetën e shoqëruan uratat e qindramijёra nёnave, grave dhe vajzave shqiptare. Kjo botё shqiptare, qё gjallonte nё shpirtin e Gonxhes, u lidh dhe me njё tjetёr botё tё dashurisё, qёe gjeti nё fenё katolike, madje i bashkoi nё njё tё vetme dhe kёsisoj, e plotёsoj universin e pёrkushtimit nё katolicizёm, nё bamirёsi, nё dashurinё pёr njeriun dhe pёr jetёn. Kёto misione, Nёnё Tereza i ka shprehur me veprat e shumta fetare dhe humanitare, por dhe nё shkrimet e nё letrat e shumta, nё uratat, nё esse-tё dhe poezitё e saj tё bukura plot ndjenja, me kёshillat profetike, me veprёn apostolike, me predikimet, me sentencat ungjillore, nё takimet e nё bisedat me njerёzit e thjeshtё dhe nё marrёdhёniet me qytetarёt dhe zyrtarёt. Ta njohësh mirëfilli punën e saj të bërë në Kalkutë të Hindisë dhe në qindra vende tё tjera të botës, tё njohёsh besimin e palëkundur të saj për Jezu Krishin dhe Shёn Marien, do të thotë ta njohësh Shen Nёnё Terezёn, tё njohish shpirtmadhësinë e saj, mundësitë e pakufishme pёr të bërë mirësi në jetë,të kuptoh si flijohej për të tjerët, tëkuptosh pasurinë e saj fetare dhe shpirtërore, sa ishte e mirë, e dobishme për njerëzit, për botën që i përket dhe që e shenjtëroi.

PËRKUSHTIMET E NËNË TEREZA

Pasi qёndroi pak muaj nё Dublin, nё dhjetor tё vitit 1928, rishtarja Tereza udhёtoi pёr në Hindi dhe mё 6 janar 1929 mbёrriti nё Kalkuta. Ishte udhёtim i gjatёe i lodhёshёm dhe kёsisoj vazhdoi pelegrine tёrё jetёn, me impenjimin shёmbullor nё misionin e saj fetar dhe humanitar, deri sa e “pushtoi” tërë botën, si misionare e dashurisё. Nё janarit tё vitit 1929, e dёrguan nё kuvendin e Darjeeling, pёr tё plotësuar noviciatin (rishtari) dhe pёr t’u kompletuar nё formimin si murgeshё. Për aftësitë dhe nivelin kulturor,e emёruan mёsuese nё shkollёn e kuvendit.Mё 24 maj 1931, pasi mori pёrkushtimin e pёrkohshёm tё murgeshёs, e rikthyen pёrsёri nё Kalkuta, nё kolegjin katolik tё Saint Mary’s High School, nё periferi tё Entally, ku jetoi e punoi për 17 vite. Nё kolegj, Motra Tereza jepte mёsime nё lёndёt e historisё dhe tё gjeografisё.Rregullat e rendit “Motrat e Loreto-s”, nuk i lejonin murgeshat tё dilnin jasht mureve tё kuvendit, por Motra Tereza duke pёrfituar nga veprimtaritё vullnetare tё nxёnёsvetë saj, dilte dhe i shoqёronte nёpёr Kalkuta, kёsisoj njohu kushtet e rёnda ku jetonte populli nё lagjet e varfёra e aty preku mjerimin, vuajtjet. Kёto realitete, i pёrjetoi me dhimbje dhe kjo vuajtje nxiti thirrjen e brendёshme pёr t’i ndihmuar kёta banorё.

Mё 24 maj 1937, mori pёrkushtimin e pёrhershёm tё murgeshёs dhe u quajt Nёnё Tereza, emёrtim qё e mbajti me nder. Papa Gjon Pali II, pёr kёtё zgjedhje ka thёnё: “Ta quajmë Nёnё një fetare është e zakonëshme për të gjithë ne, por ky emër, për Nënë Terezën ka shprehje intensiteti special. Një nënë shquhet për aftësinë të dhuroi. Duke e vrojtuar Nënë Terezën në tiparet e saj, në sjelljet dhe në mënyrën e të jetuarit, na ndihmon të kuptojmë çfarë pёrfaqësonte ajo përtej përmasave fizike dhe çdo të thotë të jeshë Nënë”. Pasi mori pёrkushtimin motrёs sё pёrhersheme, u rikthye nё Kalkuta, ku e ngarkuan drejtuese nё Kuvendin e Motrave tё Loreto-s, ndёrsa nё vitin 1944 e emёruan drejtore e kolegjit katolik tё Shёn Marisё nё Entally.

Nё vitin 1945, populli hindian u ngrit nё luftё pёr pavarёsi nga Anglia. Nё ditёt kur Kalkuta u pёrfshi nga luftimet, Nёnё Tereza i aktivizoi motrat dhenxёnёsete kolegjit, tё mjekonin tё plagosurit, të ndihmonin jetimёt, fëmijёt e braktisur dhe nё shpёrndarjen e ushqimeve banorёve tё izoluar nё mjerimin e slum-e të Kalkutёs.Nё fund tё vitit 1945, kuvendi i Entally u sekuestrua nga ushtria, qё e shndёrruan nё spital, ku Nёnё Tereza dhe motrat misionare shёrbyen si infermjere për mjekimin e të plagosurve dhe të sëmurëve. Nё gusht tё vitit 1946, Kalkuta u shndёrrua nё arenё luftimesh. Ndёrsa ecte nё rrugёt e Kalkutёs shihte shkatёrr-imet dhe masakrat, që e tronditёn dhe ndikuan, qё krahas dhimbjes munduese, nё shpirtin e saj tё ndjeshёm tё lindi njё reflektim i brendshёm dhe revolta shpirtёror ndaj padrejtёsive, qё e udhёhoqёn drejt marrjes tё njё vendimi tё rёndёsishёm nё jetёn e saj.

NËNË TEREZA – THEMELUESJA E URDHËRIT MISIONARET E DASHURISË

Mё 10 shtator 1946, Nёnё Tereza mori trenin pёr nё Darjeeling, ku shkoi nё kuvend, tё kalonte 10 ditё me ushtrime shpirtёrore. Gjatë meditimeve kalonte nё kujtesё ngjarjet e Kalkutёs, luftёn, shkatёrrimet, djegiet, tё vrarёt, tё plagosurit, varfёrinё, vuajtjet e njerёzve tё thjeshtё dhe keshtu nё ndёrgjegjien e saj shpёrtheu “thirrja e thirrjeve shpirtёrore”. Pёr kёtё reflektim, Nёnё Tereza tregon: “Atё natё hapa sytё dhe pashё vuajtjen e njerёzve dhe ndjeva mungesёn e pёrkushtimit tim. Dёgjova Zotin, qё kёrkoi nga unё tё braktisja jetёn e qetё, atё brenda mureve të kongregacionit fetar dhe tё dilja nё rrugё, pёr t’u shёrbyer tё varfёrve, të pamundurve, tё sёmurёve, tё plagosurve. Ky ishte urdhёr, nuk ishte sugjerim, as kёshillё, as propozim”.Motra Tereza, pas këtij reflektimi dhe e udhёhequr nga thirrja e Krishtit nё kryq: “Kam etje”, vendosi tё largohet nga Kongregacioni i Motrave tё Loreto-s dhe t’i dedikohej me dashuri bamirёsisё, mbёshtetjes, ndihmёs materiale dhe shpirtёrore pёr tё varfёrit, qё shoqёria e kohёs dhe kastat hindiane i kishin braktisur dhe i konsideronin tё paprekshmit. Pёr kёtё vendim, i kёrkoi ipeshkёvit tё kalkutёs dhe Selisё sё Shenjtё, ta lejonin tё dilte nga kuvendi dhe të shёrbente si motёr aktive pranё njerёzve qё vuanin, t’u shёrbente tё varfёrve ndёr mё tё varfёrit, ashtu si e kishte ndjerё thirrjen e Jezusit. Ipeshkёvi i Kalkutёs dhe bashkёmotrat e kongregacionit, u pёrpoqёn ta bindnin tё ndёrronte mendimin.

Njё sociolog atesit shqiptar, ka shkruar se Nёnё Tereza e braktisi kuvendin e Motrave tё Loretos, sepse nuk donte t’iu shёrbente vajzave tё familjeve tё pasura. U befasova, qё ky sociolog shqiptar, i cili hiqet si studiues i jetёs sё Nёnё Terezёs, na e servir kёtё gёnjeshtёr, si zbulimin e tij tё madh. Nёnё Tereza nuk e braktisi kuvendin dhe nuk ka thёnё, se nuk donte t’i mёsonte nxёnёset e saj, sepse ishin nga familjet eelitёs, pёrkundrazi i donte, i nderonte, i respektonte, i quante “nxёnёset e mia tё dashura” dhe i trajtonte njёlloj si motrat e kuvendit, pasi si motёr katolike, ajo i konsideronte tё gjithё njerёzit tё barabartё para Zotit. Ndarjen me nxёnёset e saj, e pёrjetoj me dhimbje, por misioni qё do ndёrmerrte, ishte mё i madh, mё i rёndёsishëm, se detyra e mёsueses nё kolegj. Duhet t’i kujtoi ketij sociologu shqiptar, se shumë nga nxënëset e saj në kolegj dhe bija të elitës, u bënë misionare dhe punuan me Nënë Terezën. Kjo zgjedhje e guximeshme e Nёnё Terezës nuk ishte rastësi, ishte inspirim i brendshёm, ishte lidhje mistike mbinatyrorё me Jezu Krishtin, që e kishte ftuar disa herë tё bёhej dishepulla dhe apostulla e tij, nё shёrbim të njёrёzve qё vuanin.

Nёnё Tereza nuk e braktisi fenё katolike, por ndryshoi vetёm mёnyrёn pёrkushtimit katolik dhe përjeti-min e fesë së krishterë, krijoi kishën pa mure, e zbriti shёrbimin fetar mes njerёzve, zgjodhi tё qёndronte pranё tyre, duke i shёrbyer tё varfёrve, tё sёmurёve, tё braktisurve, leprozёve, jetimёve, atyre qё ishin pa mbёshtetje dhe pa pёrkrahje. Me kёtё zgjedhje, Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fesё katolike,krijoi kishën e hapur pranë njerëzve, duke treguar forcёn e besimit katolik nё shёrbim tё njerёzimit.Me këtë vendim, Nёnё Tereza doli nga guacka e rehatisё, e qetёsisё, e komoditetit nё kuvend dhe zbriti nё rrugёt e hapura tё Kalkutës dhe mё pas duke e shtrirë misionin në 136 shtete tё botёs, i ndihmoi njerёzit me vepra tё vogёla e tё zakonёshme dhe me dashuri tё madhe.

Për këtë vendim të Nënë Terezës shpesh shtrohet pyetja: Eksklaustrim apo shekullarizim i Nënë Terezës?Nga letrerkembimi i Nënë Terezës me konfesorët, me ipeshkëvin e Kalkutës Imzot Pèreira dhe me eproret e kongregacionit “Motrat e Loreto-s”, rezulton se e këshillonin për eksklaustrim, pra dalje të përkohshme nga kuvendi, por me kusht të ishte e lidhur me Rregullin e saj.Këtë sugjerim, Nënë Tereza e shihte si kufizim të veprës së saj, si pengesë për të kryer misionin, andaj vendosi ta linte bashkësinë e Motrave të Loreto-s, për të themeluar Rregullin e ri, ashtu si ia kishte këshilluar Jezu Krishti gjatë vegimeve mistike nëkuvendin e Darjeeling.Nё bazё tё teologjisё moderne, Nёnё Tereza preferoi shekullarizimin, kësisioj u largua nga kuvendi dhe e zbriti besimin fetar në popull, duke modifikuar skemat, rregullat, zakonet tradicionale, pozicionet, praktikat dogmatike dhe ato apriore të besimit fetar katolik.Kur u largua nga Kuvendi dhe zbriti në mjerimin e Kalkutës, Nëna Tereza shkruante: “O Zoti im, me zgjedhjen time të lirë, nga dashuria për Ty, dua të mbetem dhe ta bëj vullnetin Tënd të shenjtë për Ty. Nuk i lejova vetes as një pikë loti… Kjo është nata e errët e lindjes së Rregullit. O Zoti im, më jep tani guxim, në këtë çast t’i mbetem besnike ftesës tënde”.

Vatikani i dha lejen Nënë Terezës, tё jetonte në periferi të Kalkutës, ashtu si kërkoi, të jetonte pranë e me njerëzit e varfër, ku ndoqi rregullisht jetën fetare si motër katolike. Më 15 gusht 1948, në festёn e “Zonja e Ngjitur ne Qiell”, Nënë Tereza e hoqi vellon e zezё te Motrave te Loretos, veshi sarin e bardhë hindian dhe filloi jetën si motër e lirë dhe aktive. Në shtator 1948, Nënë Tereza shkoi nё kuvendin e Patna, pranë misionit të motrave mjeke, per të ndjekur kursin 4 mujor për infermjere, duke rritur aftësitë në shërbim tё njerëzve, qё jetonin në slum-et (barakopolet, lagjet me baraka, bidonvilat) e shumta të Kalkutës dhe të qyteteve të tjera hindiane, ashtu sishërbeu të varfërvedhe në136 vёnde të tjera të botës. Në janar 1949, filloi misionin e Motrës Misionare të lirë, aktive në shërbim tё varfërve. Banonte në një barakё në Creek Lane në Motijhil. Jetoi vetëm deri me 19 mars 1949 dhe aty priti grupin e parë te motrave, që u bashkuan me Nënë Terezën. Në ato ditë kur filloj misionin, në kuletë kishte vetëm 5 rupie, por nё zemër kishte një pasuri të madhe, besimin katolik dhe dashurinë për njerëzit e varfër, të cilëve u shërbeu me devocion hyjnor. Këtë vepёr modeste në ndihmë të të varferve, që e filloi vetëm me 5 rupie, por që e shndërroj në institucion humanitar gjithëbotëror, qeveria Hindiane, e ka nderuar me emetimin e monedhës 5 rupie me portretin e Nënë Terezës.

Në tё vetmen dhomë tё kёsaj shtёpie të vogël tё ndёrtuar me kartona, Ajo u mësonte fёmijёve shkrim e këndim, rregullat bazë te higjienёs, normat e sjelljes me kulturë dhe njëkohësisht u shpërndante ushqime familjeve të vobekta. Në shkurt të viti 1949, Nënë Tereza u sistemua në një shtepi, ku një nga dhomat e përdori për tu asistuar të sëmureve në gjendje të rëndë.

Në fillim të vitit 1950 Nënë Tereza i paraqiti Ipeshkëvit Imzot Pèreir, kërkesën për themelimin urdhërit të ri, tё cilin e quajti Missionarie della Carità (Misionaret e Bamirësisë – Dashurisë), si ia kishte sugjeruar Jezu Krishti nё vegimet nё kuvendin e Darjeeling.Leja nga Roma erdhi më 7 tetor 1950. Atё ditё, kryeipeshkevi i Kalkutës Imzot Pèreir, shpalli themelimin e komunitetit të motrave katolike “Missionarie della Carità.

Për rendin që themeloj, zgjodhi emërin Missionarie della Carità (angl: Missionaries of Charity). Fjala karità – carità (latinisht: caritas) në gjuhën shqipe përkthehet me sinonimet: bamirësi, dashuri, dhëmshuri, përdëllim. Shumica e përdorin thjesht bamirësi, si e ndeshim shpesh nё emërtimin Misionaret e Bamirësisë. Kësisoj e përkthyer, nuk shpreh thelbin e misionit tё Nënë Terezës, pasi në plan të parë të veprimtarive të motrave misionare, nuk është bamirësia, mëshira, lëmosha, altruizmi, filantropizmi, por është dashuria për jetën, shёrbimi me dashuri njeriut tё vuajtur. Bamirësi është të dhurosh parà, ushqime, veshje për të varfërit, por këto janë ndihma individuale, të çastit dhe për pak njerëz, ndërsa misionaret e Nënë Terezës u dhurojnë nevojtarëve shumë më tepër, i trajtojnë me dashuri, me përkushtim, i japin kurajo, iu shërbejnë me kujdes shembullor, i ushqejne, i lajnë, i përkëdhelin, i mjekojnë, iu japin mbështje shpirtërore, iu kthejnë buzëqeshjen, u shёrbejnë tё gjithёve me dashuri. Vështruar në këtë aspekt, Don Lush Gjergji, autori i 17 veprave dinjitoze kushtuar jetës dhe veprimtarisë së shquar të Shen Nënë Terezës, vepra të përkthyera në 35 gjuhë të botës,me të drejtë ka përdorur emërtimin Misionaret e Dashurisë dhe është nderim e respekt për veprën e saj, tё quhet kesisoj dhe jo tё pёrdoret njё fjalё e përkthyer thjeshtë “bamirësi”.

Mё 22 gusht 1952, inauguroi Shtëpinë e Kalighat, për të semurët në gjёndje terminale, ku motrat misionare mjekonin dhe asistonin këta fatkeqё, që spitalet civile i refuzonin t’i shtronin.Studiuesi Renzo Allegri, shkruan se Nënë Tereza, me Misionin e Dashurisë, krahas krijimit tё njё rendi tё ri misionar dhe njё kulture shёrbimi pёr tё varfёrit, kërkonte të shmangëte dhe gabimet e të kaluarës të disa prej urdhërave tё krishterё, që kishin lindur për të ndihmuar të varfёrit, por me pas ishin shndërruar në shërbim të tё pasurve. Nënё Tereza iu ka dhuruar të varfërve bukë, shtrat, veshmbathje, ilaçe, mbi të gjitha dashurinë, dinjitetin, ngrohtësinë, afërsinë. Një ditё ajo pa një njeri të shtrirë në rrugë, i uritur, i pistë, i rreckosur, plot miza dhe krimba. Njerёzit i kalonin pranë dhe e vёshtronin me përçmim, ndërsa Nënё Tereza e mori nga rruga, e lau, e veshi e ushqeu dhe e vendosi në shtrat në shtëpinë e Kalighat. Ky njeri i braktisur nga të gjithë u befasua nga përkujdesia dhe nga kjo dashuri, që nuk e kishte ndjerë kurrë në jetën e tij të varfër, andaj i tha Nënë Terezës: “Nënë, kam jetuar në rrugët si kafshë, por tani do të vdes si engjëll!”

E filloi misionin duke ndihmuar njerëzit e braktisur në rrugët e varfërisëtë Kalkutës dhe kësisoj vazhdoi të ndihmoi me qindramijëra tё tjerё, duke kryer vepra të vogla me dashuri të madhe, duke kryer mrekulli të shumta, nga ato që dinte të kryente vetëm Nënë Tereza. Komuna e Kalkutës e vlerësoj këtë nisëm sociale dhe pёr ta mbёshtetur i dhuroi ndёrtesën e njё hoteli të vogël të braktisur në periferi të Kalighatit e njёkohesisht i dha njё buxhet modest, qё Ajo e përdori për krijimin e kushteve minimale të shërbimit ndaj të sëmurevë terminalё. Ne kete qender asistence, motrat misionare perkujdeseshin per të sëmurët rëndë dhe për fëmijët dhe të moshuarit e braktisur nga familjet, nga shoqëria dhe nga shteti. Ata mjerane ishin të feve të ndryshne, si hindù, myslimanё, budista, katolikё etj, por të gjithë qëndronin së bashku. Qёndra e Kalighatit ishte strukturë asistence e një urdhёri të krishterë, por sejcili prej të sëmurëve, ishte i lirë të praktikonte ritet e fesë së vet, pra myslimani lexonte Kuranin dhe falej pesë herë në ditë, hindusëve u jipej uji i lumit Gang, katolikёt kryenin ritet sipas Ungjillit etj. Në këtë mjedis social punuan misionaret e dashurisё dhe përherë duke respektuar besimet fetare të sejcilit prej tyre, pa as më të voglën tentativë proselitizmi.Harmonia dhe toleranca fetare janë padronet e kulturës shqiptare dhe këtë edukatë dhe kulturë, qëajo kishte marrë nga familja, nga kisha, nga shkolla dhe nga shoqëria shqiptare e asaj kohe, Nënë Tereza e bëri parim bazë të misionit dhe e zbatoi në shoqërinë hindiane dhe me popujt e të gjitha vendeve dhe në ato me popullatë myslimane,budiste, hindu, protestantë etj, ku ishin hapur shtëpitë e dashurisë.

Në shkurt të vitit 1953, motrat misionare u vendosën në selinë e re në shtepinë N° 54 A Lower Circular Road – Missionaries of Charity, ku ndodhet edhe nё ditёt e sotme, e mbarënjohur Shtëpia e Nënë Terezës, pra nuk quhet kuvend (manastir), si ato të urdhërave të tjerë të krishterë.

Aktiviteti i Nënë Terezës zgjerohej nga dita në ditë dhe rezultatet bëheshin të njohura publikisht. Personat e trajtuar në qendrat e asistencës flisnin me entusiazëm për shërbimet e motrave misionare dhe kjo atmosferë sensibilizuese ndikoi, që masat e gjëra popullore, të kishin besim dhe nderim për veprёn e Nënë Terezës, madje ndihmonin në mbarvajtjen e këtyre qendrave. Ipeshkëvi i Kalkutës dhe Vatikani e vrojtonin nga afër aktivitetin e misionit dhe vazhdimisht shprehnin vlerësime. Rezultatet e arritura, krijuan bindje për dobishmëritë shpirtёrore dhe shoqërore të veprës të Nënë Terezës si misionare e dashurisё. Populli hindian e vleresonte kontributin e shquar ndaj banorëve të Kalkutёs dhe nё nderim të vepres se saj, tëgjithë e quanin Nënë Tereza e Kalkutës, kësisoj e njohu bota, me kёtё “titull nderi” e quajti mass media, duke e shёndёrruar nё mbiemёr “zyrtar”.Në shkurt të vitit 1965, duke vlerësuar arritjet e rendit të themeluar nga Nënë Tereza, me dekret të veçantë “Decretum laudis”, Papa Paolo VI e aprovoi Urdhёrin “Missionarie della Carità” dhe e shpalli Kongregacion Pontifik, me selinë në Kalkuta.Emёrtimi pontifik, do tё thotё, qё kisha katolike tё krijoi ura lidhёse me besimtarёt dhe me shumë popujdhe pikёrisht misioni i Nёnё Terezёs e meritonte mё shumё se çdo urdhёr tjetër, pasi duke e zbritur kishёn ne popull, krijoj lidhje tё fuqishme mes kishёs dhe popullit, mes Misionit tё Dashurisё dhe popujve të gjitha besimeve fetare. Në vitin 1965, me Nënë Terezёn, punonin 300 motra misionare, të cilat krahas shërbimeve në qendrat e asistencës, zbritsnin në rrugët e Kalkutës për të ndihmuar të varfërit, të braktisurit, jetimët, të sëmurët.

NËNË TEREZA E FAMËSHME DHE E SHENJTË

Me themelimin e Urdhërit Misionaret e Dashurisё, Nёnё Tereza veshi sarin e bardhё të grave hindiane dhe bardhësia shpreh bashkëndarjen e dhimbjes me të vuajturit, ndërsa në buzët anësore të sarit të bardhë, shtoi katër shirita blu, që shprehin katër përkushtimet e motrave misionare: varfëria, pastërtia(kastità), bindja dhe jeta e varfër ndërmjet të varfërve. Zgjodhi ngjyrën blu për shiritat, në nderim të Virgjёreshës Marie, ndërsa katër shiritat anësore, janë formuar me tre ravijëzime, që shprehin Trinitetin e Shenjtë.Nën supin e majtë, mbi zemër, Nënë Tereza vendosi kryqin me Jezu Krishtin e kryqëzuar, pra e përdori ndryshe nga të gjitha motrat e rendeve të tjera të krishtera, të cilat e mbajnë kryqin në qafë me varëse. Nënë Tereza e nisi misionin me një grup të vogël motrash, që u perkushtuan me vetmohim të varfërve, të sëmurëve, jetimëve, sakatëve, të pastrehëve, të braktisurve, njё veçori shёrbimi, që e dallonte misionin e Nënë Terezës nga rendet e tjera të krishtera. Varfëria nuk mposhtet me lёmosha e me fjalë, por me ndihma konkrete, me mbështetje ekonomike e shpirtërore. Nё takimet me bamirësit dhe me pushtetarët, Ajo i këshillonte: “Mos u kufizoni t’i dhuroni njerëzve një peshk sa për të shuar urinë, por jepini mjetet të peshkojnë vetë”.

Nëpërmjet misionit, Nёnё Tereza e pasuroi besimin katolik me dashuri, e shndёrroi dashurinё nё profesion dhe mision nё shёrbim tё njeriut, duke i treguar, se duhet tё jetojmё me kёtё profesion, me kёtё art shёrbimi pët tё varfёrit, tё sёmurёt, jetimёt dhe të braktisurit. Shёrbimi i motrave misionare, i kapёrcen kufijt e mёshirёs kristiane, nuk ёshtё vetёm keqardhje, nuk ёshtё thjeshtë bamirёsi, por ёshtё dashuri dhe ndihmё pёr tё gjithё ata qё vuanin. Martin Luther King nderohet nga bota sepse luftoi pёr drejtёsinё pёr tё gjithё, pa dallime nё ngjyrёn e lëkurёs dhe nё besim fetar; Mary Curie ёshtё e famëshme për zbulimet shkencore; Markoni u shqua për zbulimin e radios; Gabriel Garzia Markez u bë i njohur në botë për librat që shkroi; Bill Gates si themeluesi i Microsoft; ndersa Nёnё Tereza u bё e famёshme dhe e shquar duke luftuar pёr drejtёsi shoqёrore, pёr t’iu rikthyer dinjitetin dhe tё drejtat elementare viktimave të varfërisë, të cilёve u shërbeu me dashuri dhe falas. Ajo e pushtoi botёn me veprat e shquara humanitare dhe me inspirimin shpirtёror, me dashurinё pёr tё varfёrit ndёr mё tё varfёrit, kreu vepra madhore pa preçedenta nё përmasa e nё intensitet, kësisoj u bë e famёshme dhe motёr e shenjtё dhe njё ndёr figurat mё tё shquara tё shekullit XX.

Bota e vlerёsonte dhe Nёnё Tereza i risillte shenjtёrinё botёs

Me thjeshtёsi tё admirueshme, me dinjitet dhe guxim, pa bёrё shpikje dhe zbulime tё mëdha, Ajo zbatoi profesionin, misionin dhe artin e dashurisё, kёsisoj u bё e pёrbotёshme, u bё vetё bota. Nёnё Tereza tregoi me vepra, se nuk u shёrbeu tё tjerёve vetёm me misionet shpirtёrore dhe as me aksione individuale, por i masivizoi kёto shërbime, i organizoi nё institucione fetare, laike dhe shoqёrore, i fuqizoi me mjete dhe burime njerёzore, i shtriu nё tё pesё kontinentet, duke ndihmuar popujt e tё gjitha besimeve fetare.

Për imazhin publik, si simbol historik shpirteror dhe humanitar, Nёnё Tereza është vlerёsuar njё ndёr gratё mё tё famёshme tё botёs, madje radhitet në vendin e katërt, pikerisht pas Jezu Krishtit, Shën Palit dhe Shën Françeskut të Assisit.Në vitin 2010, revista “Time”, në kremtimin e 100 vjetorit te lindjes tё Nёnё Terezёs, i kushtoi njё numёr special me titull në kopertinё “Nënë Tereza e Shenjta e Gjallë”.

Nga dita e themelimit deri nё ditёt e sotme, Misioni i Dashurisё i Nёnё Terezёs u rrit, u zgjerua, u fuqizua, u pёrhap nё tё pesё kontinentet e sot ёshtё i pranishёm nё 136 vende tё botёs, me rreth 5000 motra misionare, qё u shёrbejnё me vetmohim pjesёs mё tё dobёt tё shoqёrisё, tё varfёrve, tё sёmurёve me SIDA, leprozёve, tё sёmurёve me tuberkuloz, me malarie, me kolera, invalidёve, toksikodipendenteve, jetimёve, tё gjymtuarve, tё uriturve, tё braktisurve, pleqёve tё mbetur vetёm dhe tё paaftё nga ana shёndetesore e mendore.

Papa Gjon Pali II ka thёnё: “Nёnё Tereza e Kalkutёs, bija e popullit shqiptar, i ka dhёnё nderin dhe shkёlqimin kombit tё saj, ashtu dhe Kishёs Katolike”.

Ditёn e shpalljes e Lumturueme tё Nёnё Terezёs, Papa Gjon Pali II tha: ”Ta lavdёrojmё kёtё grua tё vogёl tё dashuruar me Zotin, kёtё lajmёtare tё pёrulur tё Ungjillit dhe bamirёse e palodhur e njerёzimit. Ta nderojmё kёtё personalitet tё shquar tё epokёs tonё. Ta pranojmё mesazhin e saj dhe tё ndjekim shembullin e saj”.

Në vitin 1985, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të OKB, Nënë Tereza u ftua të fliste para Asamblesë së Përgjithëshme. Sekretari i Përgjithëshëm i OKB Perez de Cuellar, duke e prezantuar Nënë Terezën tha: ”Kёtu është salla e fjalimeve. Në këtë tribunë kane folur burrat më të fuqishëm të botës, ndёrsa tani kemi privilegjin të kemi mes nesh dhe tё dёgjojmё gruan më të fuqishme të botës. Nuk besoj se është e nevojshme t’ua prezantoj, sepse e njihni tё gjithё dhe Ajo s’ka nevojё pёr fjalё, por për veprat tona. Mendoj, se gjëja më e mirë që mund të bëjë unë, është ta ftoj tё na nderoi me mesazhin e saj dhe t’u them, se ajo është më e madhe se unë, Ajo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. Ajo është OKB-ja, Ajo është paqa në botë.”

Populli ynё, krenohet me shqiptaren e shquar, e cila gjithmonё dhe me krenari deklaronte pёrkatёsinё shqiptare. Ditёn kur e nderuan me çmimin Nobel, duke i u pergjigjur pyetjes qё i bёri njё prift nё sallё pёr origjinёn e saj, Nёnё Tereza deklaroi me krenari: “Me origjinё dhe me gjak jam shqiptare, me shtetёsi hinduse, jam motёr katolike e pёrmes thirrjes time i pёrkas gjithё botёs, por zemra ime i pёrket vetёm Zotit”.

Nënë Tereza u bë ura ndërlidhëse të njohjes të shqiptarëve në botë, ishte ambasadorja gjithёbotёrore e popullit tonё, madje ka bёrё shumё pёr rritjen e prestigjit tё vendit tonё nё arenёn ndёrkombёtare dhe pse politika shqiptare nuk ia dha meritat qё i takonin.

Presidenti i USA Bill Klinton, nё qershor tё vitit 2002 u shpreh: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bëri ta dua kombin shqiptardhe tani unë ndihem shumё krenar, që plotёsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё lirisё në Kosovë”.

Misionet e Nёnё Terezës pёrfshijnё aktivitete tё shumta tё karakterit fetar, humanitar, shpirtëror, bamirёs, kulturor dhe tё gjitha nё veçanti dhe sё bashku, janё shprehje e dashurisё pa kufi pёr njerёzit nё vuajtje, janё shёrbime pёr tё shpёtuar dhe shёruar jetёn, janё misione hyjnore, misione të shenjta, qё i realizoi me thjeshtësinë dhe madhështinë e saj dhe nё pёrmasa gjithё botёrore.

SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS

Kishin kaluar 13 vjet nga dita kur Nënë Tereza u kanonizua e Lumturume dhe ditët, muajt e vitet, që kalonin shpalleshin prova të shumta dhe dëshmi të qarta për domozdoshmërinë e shpalljes Shenjtore. Në fakt, tërë jeta e Nënë Terezës ishte Vita sanctae – jeta e shenjtores”, e përjetuar çdo ditë në fè, e kompletuar nё ungjill, nё eukaristi dhe në lutjet, qё i zbatoi me përkushtim dhe me dashuri nё aktivitetet fetare dhe humanitare në ndihmë të viktimave të varfërisë të sëmurëve , jetimeve dhe të braktisurve nga familjet, nga shoqëria dhe shtetet.

Nënë Tereza i kishte përmbushur të gjitha kushtet pёr tu shpallur shenjtore, sepse i plotëson të gjitha kriteret tё shpallet e shenjtë, ashtu si ka percaktuar Koncili i Trentos, andaj çdo ditë e më shumë, idhëtarët e saj dhe populli e quanteSancta Teresa – Shën Terezadhe arrijti 4 shtatori, dita e bukur, kur Papa Fraançesko e shtoi në listën e shenjtorëve të Kishës Katolike, por nga ana tjeter konfirmoj se Ajo nuk ishte e nuk është vlerё vetëm e krishtërimit, por ёshtё vlerё e madhe njerëzore, qё i përket të gjithë popujve të botës.

Në këtë shkrim nuk do të prezanatoj të gjitha kushtet dhe kriteret, që percaktojnë kush duhet të shpallet shenjtor, apo shenjtore, por do t’i rikujtoj lexuesve disa nga më thelbësoret dhe më tipiket, që e shquajnë Nënë Terezën në aktivitet e shumta si misonare katolike.

Nënë Tereza është themeluesja e URDHËRIT MISIONARET E DASHURISË

(Congregatio Sororum Missionarium Caritatis. Missionaries of Charity or Sisters of Mother Teresa), fillimisht vepruese në Kalkuta dhe në vazhdim e perhapur në 136 vende të botës duke realizuar ndërkombëtarizimin e Misionit të Dashurisë, duke e shndërruar në mision humanitar gjthëbotëror. Asnjё urdhёr i krishterё, apo i ndonjё feje tjetёr, asnjё prej shoqatave humanitare, asnjё organizatё joqeveritare bamirёse dhe ato të quajturat ndërkombëtare, nuk kanё aktivitete nё pёrmasat gjithë botërore dhe me intensitetin, që ka zhvilluar Misioni i Dashurisё i Nёnё Terezёs, i cili mbetet unikal nё historinё e njerёzimit, me shtrirje aktive nё shtetet e tё pesё kontinenteve.Me kёtё zgjedhje, Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fesё katolike, krijoi kishën e hapur, duke e zbritur pranë njerëzve, duke e përhapurforcёn e besimit katolik nё shёrbim tё njerёzimit.

Me veprat e saj sublime Nënë Tereza u bëikona e Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit nё të varfërit ndër mё të varfërit. As konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan të kryente misionet shpirtërore dhe humanitare. Personaliteti dhe autoriteti i fuqishëm i Nënë Terezës u shpreh në vitin 1984, kur ndërhyri dhe iu imponoi palëve luftuese të ndërpresin luftimet në Liban, atë që nuk e bëri OKB, as USA, as Franca, as Anglia, as Italia. Kjo ngjarje është pa preçedenta dhe për herë të parë në historinë e njerëzimit, një motër katolike shqiptare, u be protagoniste e paqes, duke detyruar aemëpushim për motive humanitare.

Me lutjet në përgjërim, me uratat dhe aksionet, me ungjillizimin dhe promocionin njerëzor, Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me jetën e saj, që ua dhuroi tё gjithёve. Ajo është ungjilli i pestë,e pranuar unanimisht dhe shenjtore e dashurisë.

Shen Nёnё Tereza, Shen Gjon Pali II dhe Shen Pio Pietrelçina, janё tre “shёrbёtorёt e shpirtit”, qё merituan dhe titullin Servus servorum Dei – shёrbёtor i shёrbёtorёve tё Zotit. Pёr veprat shpirtёrore dhe humanitare me dashuri nё shёrbim tё njerёzimit, Nënë Tereza nderohet nga kisha dhe tё gjithё popujt e botёs.

Nënë Tereza me motrat misionare kanë ndihmuar, kanë strehuar dhe ushqyer, kanë larë dhe mjekuar me dhjetramiliona njerëz të varfër, jetima, të sëmurë, të braktisur, të përbuzur, ata që kastat i konsideroin të paprekshmit, ata që dergjeshin gjysëm të “vdekur” në rrugët e pista të Kalkutës dhe në vendet e tjera të Botes; i kanë shërbyer popullit të gjitha moshave dhe pa dallime fetare, etnike, social-ekonomike, kesisoj Ajo solli një risi humanizmi në misionet e kishës katolike.Këto shërbime, Nënë Tereza dhe motrat misionare, i kryenin me përkushtim, dhimbshuri dhe me dashuri, duke e shndërrruar dashurinë në profesion, aksion e mision fetar dhe humanitar. ShenNënë Tereza është misionare e bamirësisë, e dashurisë, e paqës, misionare e jetës.

Shen Nënë Tereza ka bërë aq shumë për të vuajturit, sa nuk kanë bërë të gjithë shenjtorët e marrë së bashku.

Nënë Tereza kreu vepra të vogla me dashuri të madhe, vepra të zakoneshme me dashuri të jashtzakoneshme.

Nënë Tereza nuk ishte teologe, por besimi i saj ishte i madh dhe i thjeshtë, ishte besimi i një motre të devotёshme dhe këtë e ndjenin të gjithë, andaj dhe para se të shpallej e shenjtë, fotografia e saj qëndronte si një ikonë e shenjtë në murin e dhomave të miliona besimtarëve, madje dhe të atyre që nuk besojnё, pra dhe të ateistave dhe kjo është një mrekulli e vërtetë.Të gjithe ishin të bindur për veprën e shenjtë të Nënë Terezës, por konservatorizmi dhe pedantizmi i klerikëve, diktonin si kerkesë prova të dokumentuara të heroizmit dhe te mrekullive te kryera nga Nënë Tereza, i kërkonin si dokumenta për ta shpallur shenjtore.

Në vitin 2002, Papa Gjon Pali II, aprovoi dekretin e virtyteve heroike të Nënë Terezës dhe njohu mrekullinë me qytetaren indiane Monika Besra, e cila u shërua nga tumori me ndërhyrjen shpirtërore të Nënë Terezës. Me këtë akt, u miratua dhe dekreti mbi vlefshmërine e proçesit të Lumturimit.

Natyrisht, ky rast nuk është e vetmia mrekulli e Nënë Terezës, janë dhe shumë te tjera.

Në dhjetor të vitit 2015, Papa Françesko shpalli dekretin për miratimin e një tjetër mrekullie dedikur Nënë Terezës. Ky është rasti i Shërimit të një të sëmuri 42 vjeçar nga San Paolo – Brazil, i cili më 9 dhjetor 2008, pësoi gjendje kome, gjatë ndërhyrjes për abscese të shumta në tru, te ndërlikuar me hydrocefali. Gjysëm ore pas ndërhyrjes, kur mjeku u kthye te i semuri, e gjeti zgjuar dhe në gjendje koshiente, ndërsa bashkeshortja e tij vazhdonte të lutej për të Lumen Nënë Tereza, ndaj të cilës shprehnin devocion familajrisht.

Gjatë kontrolleve shëndetësore të sëmurit pas operacionit, rezultoi mrekullisht shërim i plotë.

Më 10 shtator 2015, nga verifikimi që i bënë shtatë antarët e konsultës mjekësore të Kishës Katolike, çdukja e sëmundjes u konsiderua shkencërisht e paspjegueshme dhe një mrekulli e Nënë Terezës.

Bazuar ne raportin e hartur nga komisioni i mjekëve, antarët e Konsultës Teologjike, që kanë detyrë të shprehen në rastet e kanonizimit, deklaruan “lidhje perfekte e sherimit, me vokacionin për të Lumen Nënë Tereza”. Kolegji i Kardinalëve dhe i Ipeshkëve të Kongregacionit për Çështjen e Shenjëtorëve, miratoi raportin e hartuara nga teologët dhe nga komisioni i mjekëve dhe sanksionoi virtytin heroik dhe mrekullinë e Nënë Terezës, në shërimin e qytetarit brazilian.

E tërë jeta e Nënë Terezës është plot vepra heroike dhe mrekulli të shumta.

Ndonëse shkruhet pak, madje pothuaj nuk flitet rreth këtij fakti, do të shtoj dhe një mrekulli tjetër, që është unikale në historinë e njerëzimit. Në vitin 1958, për kurimin e të sëmureve me lepër, në Titagarh, një lagje e madhe e degraduar në shtetin federal tё Bengala, Nënë Tereza hapi qendrën e asistencës dhe të kurimit të këtyre të sëmurëve, të cilën e quajti: Gandhiji’s Prem Niwas – Dhuratë e dashurisë për Gandhi-n.

Sëmundja e leprës ishte shumë e përhapur në Hindi, ishte një plagë e madhe shoqërore. Hindia është leprozari i hapur dhe më i madh i botës. Për ta vënë nën kontroll këtë situatë, Nënë Tereza iu përvesh punës, duke krijuar një rrjet me ambulanca infermierie, ku Ajo vetë personalisht dhe me motrat misionare. u shërbenin të sëmurëve me lepër.Lepra është sëmundje infektive ngjitëse, andaj në të gjitha vendet e botës, këta të sëmurë trajtohen në leprozare, që janë qëndra për kurimin e detyrueshëm tё këtyre fatkeqëve. Të semurët me lepër izolohen, për të parandaluar infektimin e personave të tjerë. Si të mos mjaftonte izolimi për motive mjekësore, familja dhe shoqëria i përbuz, nuk u afrohet, i braktis këta mjeranë, të cilët janë të detyruar të jetojnë të mbyllur mes tyre në leprozarët. Është fakt i njohur nga të gjithë, i dokumentuar me fotografi dhe me filma dokumentarë, që pasqyrojnë punën vetmohuese të Nënë Terezës dhe të motrave misionare, që u shërbyen këtyre të semurëve me dashuri, i kanë përkedhelur, i kanë ushqyer, i kanë larë, i kanë veshur, i kanë ndihmuar të shtrihen në shtrat, i kanë kuruar, u kanë lehtësuar dhimbjen, u kanë dhënë shpresa. Nënë Tereza, nuk u infektua nga bacili tepër ngjitës i leprës dhe kjo është një nga mrekullitë e vërteta, që karakterizojnë jetën dhe veprën e saj sublime, në shërbim të këtyre të sëmurëve.

Misionet e të Lumes Nёnё Tereza pёrfshijnё aktivitete tё shumta tё karakterit fetar, humanitar, shpirtëror, bamirёs, kulturor dhe tё gjitha nё veçanti dhe sё bashku, janё shprehje e dashurisё pa kufi pёr njerёzit nё vuajtje, janё shёrbime pёr tё shpёtuar dhe shёruar jetёn, janё misione hyjnore, misione të shenjta, qё i realizoi me madhështinë e saj dhe nё pёrmasa gjithё botёrore.

Nёnё Tereza shqiptare mbetet Nёna e pёrjetёshme e popujve, Apostola e Dashurisё, Shenjtorja e Dashurisë.