Dita e Verës nuk vjen dot në partinë më të madhe në qeveri, për shkak se Java e Madhe para kongresit, është shndërruar në një stinë gjuetie ndaj secilit që shfaq shenja pavarësimi nga diktatura e kryeministrit. Teza e zgjedhjeve të parakohshme po përdoret si gogol për të miratuar “grushtbashkuar” spastrimin e partisë nga elementët e ndikuar nga propaganda e Blushit. Dita e Verës nuk vjen dot në PS sepse krimi në parlament e në rrugë ka nevojë për stabilitetin e fituar nën epokën dimërore të Ramës
Në vend të ballokumeve, në PS po shpërndahet hallva për vakinë e privatizimit të partisë
Dita e Verës nuk vjen dot në partinë më të madhe në qeveri, për shkak se Java e Madhe para kongresit, është shndërruar në një stinë gjuetie ndaj secilit që shfaq shenja pavarësimi nga diktatura e kryeministrit. Në vend të ballokumeve, po gatuhen hallva për vakinë që i ka zënë socialistët me privatizimin e Partisë Socialiste nga Edi Rama. Në PS-së, “Rilindja” ka sjellë një dimër të madh plot sqotë për rrugëtimin e kësaj partie, e cila po përdoret si bazament për të mbajtur në pushtet një grup oligarkësh tashmë të zbardhur nga aferat e tyre korruptive si përfituesit e vetëm të tenderëve shtetërore. Nuk ka ditë vere për socialistin karrierist që shesh sesi një anonim për partinë, por i njohur për Edvinin, zë postin e ministrit. Ndaj çdo zëri të tillë kritik, qoftë në rrethinat e partisë, në strukturat kryesore apo në grupin e partisë, po merren masa të atilla që shkojnë deri tek kërcënimet dhe dhunimet, siç u pa në Elbasan ku ndaj deputetit socialist Ben Blushi u turr një turmë e urdhëruar nga Edi Rama. Teza e zgjedhjeve të parakohshme po përdoret si gogol për të miratuar “grushtbashkuar” spastrimin e partisë nga elementët e ndikuar nga propaganda e Blushit. Pra, fillimisht pamë përmendjen e fjalës referendum nga goja e Ramës e tani, duke përdorur zërin e tjerëve që vazhdojnë të gënjehen nga Edivni, ai po hedh si për diversion zgjedhjet e parakohshme. Kjo e fundit nuk vjen për të intimiduar kundërshtarin politik, por kundërshtarët e brendshme. Rama mëton se duke kërcënuar “grupet armiqësore” ndaj tij me shkartisje të grupit parlamentar do t’i detyrojë ata të ulin kokat e të shijojnë atë 1 vit mandat deputeti që u ka mbetur.
Dita e Verës nuk vjen dot në PS sepse krimi në parlament e në rrugë ka nevojë për stabilitetin e fituar nën epokën dimërore të Ramës. Rikthimi i Armando Prengës dhe promovimi i ri i Arben Ndokës janë shenjat e një dimri edhe më të ashpër. Krimi është bërë qeveri dhe qeveria është bërë krim. Shihet ky kriminalitet qeveritar në formën e tenderëve korruptivë dhe të koncesioneve, ku miq si Carapuli, Vilma Nushi dhe të tjerë u duhet të marrin kamionë për të tërhequr paratë e shqiptarëve që u jepen me firmë të Edi Ramës. Ky kriminalitet shihet tek deputetet jo vetëm në rrafshin e të inkriminuarve, por të deputetëve hajna, familjarët e të cilëve përfitojnë hekurudha apo para nga OSHE-ja. Qartazi, në PS nuk mund të vijë Dita e Verës. Edi Rama personifikon dimrin e madh që ka gremisur jo vetëm Partinë Socialiste, por tanimë ky acar i keqqeverisjes po shkatërron ekonominë dhe shtetin shqiptar.
Gazeta55