SHKRUAN: KIMETE BERISHA
Derisa në Kosovë ‘nuk shkon bjeshka te Muhamedi, por Muhamedi shkon te bjeshka’, si zyrtari i lartë amerikan që shkoi sot te shtëpia e Isa Mustafës, duke treguar kështu se për Amerikën LDK është e para, në Shqipëri tjetër muhabet.
1. Sipas ‘gjuhës së trupit’ njerëzit i fusin duart në xhepa kur nuk janë të kënaqur me pamjen, me teshat e me llukun e tyre.
Musa Cena kurrë duart prej xhepave nuk po i nxirrke.
Ndoshta nuk ka vjedh me vullnet t’plotë, prandaj edhe e kanë zënë me pelë përdore.
Ose u mësu me lyp haraç, pa kalu njëherë nëpër procedurat e ryshfetit e korrupcionit, u hy direkt n’temë.
Ramushi menjëhereë ka heq dorë prej tij, i zhgënjyer nga niveli i ulët i performancës së tij, qysh vjedh njeri normal ashiqare.
Para se me ja zënë frymën bylmenti, Musa Cena
në Facebook e kish pas citu Shekspirin, me pyetjen: A e dini pse unë jam i lumtur? Sepse, nuk pres asgjë nga askush.
Do me thënë, Musa shkon ua merr paret prej xhepit njerëzve, e nuk pret që paret m’i ja jep ata për së kthjellti, pa ua lyp.
Kah mesi i citatit, nxehet situata dhe Musa Cena i këshillon njerëzit që njëherë të fitojnë, e pastaj të shpenzojnë ‘Para se të shpenzoni, fitoni’.
Ka logjikë. Rasti e ka çu aty me vjedh me mend, me marifet, e jo me vjedh si ‘gjaja’ e gjallë, pa takt e pa strategji dalëse.
2. Krejt pa përjashtim hajna, por ministrat e akuzuar për korrupcion që po i mbron Ramushi, nuk janë avdall si Musa, ata janë treguar më të vëmendshëm, kanë vjedh me kujdes të shtuar, me pantomimë, me mesazhe rrethanore e simbolike, dhe në emër të frikës, pastaj ka edhe trima që me ua tepru zullumin tregojnë edhe për kë kanë vjedh.
3. Qeveri më kriminale dhe më hajneshë se kjo nuk njeh historia.
Ministri i Arsimit, është aq i pafytyrë, deri në atë nivel arrin mjerimi dhe prapambeturia i tij, sa nuk përmbahet, halli i tij bëhet arrogant, dhe pa pikë nevoje, duke i pasur në dispozicion veturat e shtetit, shkon e merr me qera te vëllai i tij, vetura Porsche. Po kush hamamin je ti, o idiot që s’bën ti pa Porsche! Me çka merresh ti!
Qysh ti me qenë ministër i arsimit!
Grykës injorant!
Këtij ja kalon veç Mehmet Kraja, të cilit nuk i vjen marre dhe i fut çikat e tij (anonime) në Fjalorin Enciklopedik, kurse i harron njerëzit që lanë asht e rrashtë për këtë vend. Aq i thjeshtë e i marrë që është. Plus po e ngjehke veten dramaturg, aq shumë ka kapitullu.
4. Nuk motivohen njerëzit e dijes. Këtu motivohen për sukses vetëm hajnat, kriminelët, prostitutat dhe niveli më i ulët që mund të imagjinohet.
5. Midis qytetit, ditëm drekë vajza të reja shpërndajnë udhëzues fletushka e reklama
të striptizit e prostitucionit, derisa një plakë e çmendur (nuk fluturon sipas Krajës), por i këndon me zë të lartë dhe të keq dashnisë.
6, Vend joturistik, vend i shkatërruar dhe s’ka ku shkon më i shëmtuar, kurse qindra hotele e motele anë e katër anë.
Shko rrugës Prishtinë – Ferizaj, s’sheh tjetër veç hotele e motele, pushimore për ‘luftëtarët’ që thoshte Niçe, aq dashnorë të mëdhenj që kishin pas qenë shqiptarët.
Disa u thonë hotele, e janë shtëpi publike.
Shoqëri dhe shtet plotësisht i dalë nga kontrolli, në jetë e moral të dyfishtë.
Pronarët e tyre, disa politikanë e deputetë, qysh i ka pas thënë Ramushi David Philipsit (për nevojat e raportit të tij për Kosovën më 2010) janë kryesisht njerëzit e SHIK-ut, që sipas tij (në bashkëpunim
me serbët) e kanë bë Kosovën vend të krimit, prostitucionit, drogës, armëve, hajnisë dhe ferrit.
7. Në Shqipëri u zbulua se si shërbimet greke kanë parapaguar gazetarë për politikat e tyre, kurse emrat e gazetarëve shqiptarë të Kosovës dikush nuk i la të bëhen publike.
Një epokë po kalon. Ky është lajm i mirë. Po kalon koha e gazetarëve që për shembull paguhen me pare me lavdu Sorosin, ose që paguhen me pare me hesht emrin e Çamërisë. Ata që marrin pare me qenë kundër bashkimit kombëtar.
Kur e zbuloni se kush kë e paguan, do ta kuptoni për shembull edhe pse asnjë historian shqiptar nuk ka guxuar as nuk e ka përmendur deri tash vonë ‘Masakrën e Tivarit’.
Historianët shqiptarë kanë qenë (me apo pa vullnetin e tyre) në shërbim të Serbisë, sepse kanë heshtur, e kanë heshtur të vërtetën.
Dëshmitari tha: Ali Hadri (në një manifestim në Gërmi) e përmendi ‘masakrën e Tivarit’, kurse Fadil Hoxha i tha ‘mbylle gojën’ dhe ai e mbylli temën…
Ka pas edhe historian me apetit, si Cana po, ka mbledh banane ‘të humbura’ në rrugë, në mungesë të fakteve historike.
Ia vlen, se bananet janë më të shëndetshme se rrushi, prandaj majmunët jetojnë gjatë, 27 vjet.
8. Krejt do të zbulohen, kush kë e paguan, dhe pse disa i ndalin dritat kur e intervistojnë dikë, tamam si UDBA, e fusin ‘viktimën’ në mes, ia lëshojnëbsyve reflektorin që m’u duk si lugat dhe e rrahin me pyetje.
Pse dikush flet veç kundër Turqisë (jo kundër Serbisë) e dikush veç kundër fesë islame.
Pse një studio e ka improvizuar ‘varrin e pejgamberit’ dhe cili është mesazhi i atyre që e kanë degjeneruar familjen shqiptare!
Pse prostitutave u thonë valltare dhe si jepet mesazhi publik që vetëm me punë të pista mundesh me bë karrierë dhe pare.
Pse të gjithë njerëzit e urtë e të ndershëm janë të varfër, të braktisur e të vetmuar!
Pse këtu kushton kaq shtrenjtë me qenë njeri i ndershëm dhe normal!
9. Derisa në Kosovë ‘nuk shkon bjeshka te Muhamedi, por Muhamedi shkon te bjeshka’, si zyrtari i lartë amerikan që shkoi sot te shtëpia e Isa Mustafës, duke treguar kështu se për Amerikën LDK është e para, në Shqipëri tjetër muhabet.
Edi Rama i frikësuar nga e vërteta, i ka shpallur luftë shpifjeve. Thuajse rrena ka ilaç.
Përveç që po ua ndalon nerëzve të imagjinojnë, do t’i mbyllë kazinot, për hirë të nënave dhe grave tha.
Në rastet kur gratë merren me kumarë, nga ndalesa e Edi Ramës, s’dihet kush përfiton.
Kryeministri shqiptar po i jep arsyetim
moral dhe fetar mbylljes së kazinove. Falenderimi për mbylljen e kazinove i takon Allahut, sepse Zoti i ndalon lojërat e fatit dhe parashikimin e fatit.
Në Shqipëri po bëhet e ndaluar t’i shpenzosh paratë e t’ua si do ti. Kjo është risi në politikën evropiane, prandaj State Departamenti po e shikon mundësinë që Edi Ramën ta angazhojë për mbylljen e Las Vegasit.
Edi Ramës në këtë aspekt ja kanë lakmi edhe Qatari, Irani, Kamboxha, Korea e Veriut, Libia e shtete të tjera si Arabia Saudite, të cilat megjithatë për turistët e mbyllin njërin sy.
P.S. E mua për një kohë të shkurtër më ndodhën disa ‘çudi’
1. Më telefonoi njëri (e njihni mirë), plak, dhe më tha: ‘T’lutem, duhet të takohemi sepse po tutna po vdes pa të kërkuar falje’. Nuk e di për çfarë e kishte fjalën, çfarë sherri ma ka bë, plus nukishabe as nui jam kureshtare me kuptu’.
Hajt se s’ka gajle, i thashë, të lajmërohem. E mbylla telefonin, ia bllokova numrin e telefonit dhe nuk iu lajmërova më.
A ia fala? Jo. S’di. As s’më intereson me ditë. Sa më përket mua lirisht le të vdes i qetë.
2. Dikush më dërgoi mesazh për një mirënjohje që donin të ma jepnin ‘për guxim’. U tregova e paedukatë, nuk ktheva përgjigje. Sepse s’ndjeja asgjë, s’kisha as qejf, as vullnet, as dëshirë, asnjë nevojë për mirënjohje, s’di pse, thuajse kam jetuar dhjetëra herë më parë.
3. Dikush më ofroi mundësinë ta hap një portal timin. Do të kisha bë pare nga reklamat e sende vende. As s’thashë Po, as Jo. Veç qysh e kam zanat, Ika.
4. Dikush më ftoi të bëhem ‘dikushi’ në partinë e tij. As s’thashë po, as jo. Buzëqesha dhe Ika si fëmija.
Kur nuk mendoj:
-Ndjej sikur u jap shpresë në kohën kur e kam humbur shpresën.
-Ua tregoj rrugën, në kohën kur më mjafton rruga deri në shtëpi.
-U këshilloj të rrebeloheni, në kohën kur për vete po mundohem ta mësoj urtësinë.
-U bëj të qeshni në kohën kur kalojnë ditë pa e shikuar qiellin.
Megjithatë, s’ka çare pa bë një ditë zemra ‘vërr’.