NË HISTORI NGA DERA KRYESORE

DEKLARATË E PARTISË BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT

Pas pak ditësh në Tiranë kthehen eshtrat e Mid’hat Frashërit.
Ishte një kërkesë e Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” e miratuar nga Qeveria Shqiptare.

Partia Balli Kombëtar Demokrat, kthimin e Mid’hat Frashërit në atdhe e ka parë si aktin e fundit simbolik të kthimit të një vlere shumëdimensionale të tij.

Ai duhet të futet ,
nga dera kryesore e historisë së kombit tonë për kontributin që ka dhënë për çështjen kombëtare,
nga dera kryesore e historisë politike sepse hodhi idetë e para demokratike dhe formësoi mendimin politik shqiptar si dhe krijoi programin politik të Ballit Kombëtar Demokrat mbi filozofinë politke të konservatorizmit modern europian të Burke-s,
nga dera kryesore e historisë së arsimit shqipar sepse ngriti institucionin e dijes bibliotekën kombëtare dhe ideoi programin e parë arsimor,
nga dera kryesore e historisë së gjuhës shqipe sepse e njehsoi atë si kryetar i kongresit të manastirit,
nga dera kryesore e historisë së qeverisjeve shqiptare sepse krijoi një model shërbimi të qeverisjes dhe jo të forcës së pushtetit siç është në këto 27 vite,
nga dera kryesore e historisë së diplomacisë sepse shkëlqeu në çdo përfaqësim ndërkombëtar të Shqipërisë duke mbrojtur vendin si gjënë më të shtrenjtë të tij, dhe pastaj kthimi i eshtrave të tij do të ishte simbolika e kthimit të Mid’hat Frashërit në Atdhe.

Filozofët thonë se njeriu është një qenie politike,
prandaj Mid’hat Frashërin nuk mund ta përjashtojmë nga ky përcaktim dhe ta riatdhesojmë ashtu siç e sjell qeveria, vetëm si një qenie kulturore për shkak të kontributit të tij dhënë për gjuhën shqipe si kryetar i kongresit të Manastirit.

E gjendur përballë këtij fakti të kryer kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat vendosi se,
E sheh veten të detyruar të marrë pjesë në cermoninë e rivarrimit të Mid’hat Frashërit ,për të nderuar mesinë tonë politik.

Nga ana tjetër ky veprim i qeverisë shqiptare si kundërshtare politike e jona, tregon se po pranon një gjysëm të vërtetë të madhështisë së figurës së Mid’hat Frashërit atë të planit kulturor të tij, e cila nuk ka ardhur rastësisht.

Puna e përditshme e Ballit Kombëtar Demokrat ku kontributi politik e kulturor i Mid’hat Frashërit ka qenë në çdo rend dite të politikës së saj.

Puna jonë bindi opinionin publik shqiptar se historia jonë kombëtare në periudhën e viteve 1900 deri 1949, në çdo ngjarje të saj kyçe për kulturën,politikën dhe çështjen kombëtare, brënda dhe jashtë vendit, flet me emrin e Mid’hat Frshërit.

Opinioni publik shqiptar trysnoi kundërshtarët tanë politik të pranonin vlerat kulturore të Mid’hat Frashërit,por historia nuk do të mbarojë këtu.

Partia jonë do të vazhdojë të punojë për të nxjerrë në dritë edhe profilin politik të Mid’hat Frashërit , duke predikuar në politikën shqiptare idetë politike të tij dhe duke aplikuar politikisht një program mbi filozofinë konservatore moderne europiane si frymëzim që vjen prej gjurmëve të tij.

Ai është babai ynë politik dhe Partia jonë me pjesëmarrjen në këtë ceremoni është në vendin e vet, në fushën e vet politike, kulturore dhe emocionale, të tjerët janë në fushën tonë, por edhe kodi zakonor i një ceremonie të tillë është etika me këdo, edhe me kundërshtarët.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top