Më 20 Dhjetor 2016 Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqipëri organizoi nje konferencë mbi dokumentet e reja që hedhin dritë mbi diktaturën komuniste
Konferenca u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ku Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, promovi njëzet e një botime të reja të këtij Instituti. Duke përdorur në mënyrë simbolike formulën paradoksale “Në emër të popullit!” me të cilën arrestoheheshin njerëz të pafajshëm dikur, kjo konferencë synon të tërheqë vëmëndjen drejt aspekteve më të rëndësishme të shtetit komunist në Shqipëri, siç qe eleminimi i sistemit të drejtësisë, dhe trajtimi barbar në burgje dhe kampe, të cilat përbëjnë edhe tematikën bazë të këtyre botimeve të reja.
Konferenca u konceptua në dy sesione :
SESIONI I PARË: informimi mbi përmbajtjen e 21 botimeve (Kumtesa)
SESIONI I DYTË: Nevoja urgjente e informimit të brezit të ri mbi periudhën komuniste dhe strategjitë e Institutit të Studimeve të krimeve të Komunizmit në këtë drejtim.
Folen drejtori i ketij instituti Agron Tufa , nëndrejtori Çelo Hoxha dhe te tjerë specialiste e punonjes te institutit si dhe të ftuar te tjere ne kete konference promovimi.
Librat e botuar keto dite do te jene ne dispozicion të publikut te gjere dhe institucioneve shkencore e arsimore.