NE E DIMË SA JEMI

SHKRUAN: PROF.DR. VEBI XHEMAILI

O vëllezër shqiptar të Maqedonisë, që punoni dhe veproni jashtë vendlindjes, për veprën madhore që keni bërë për regjistrimin – ZOTI U BEKOFTË

Ne e dimë sa jemi, Ju Jeni shpallur Galibardi i Shqiptarëve të Maqedonisë, (Ky në kohën e Turqisë i adhuronte shumë shqiptarët dhe donte të vijë nga Italia për ti çliruar shqiptarët nga sundimi turk). Ju sot, jeni çlirimtarët, Ju e thyet tabu temën se shqiptarët janë pakicë në Maqedoni. Ju jeni shpëtimtarët e shqiptarëve të Maqedonisë. Me këtë dalje masovike në regjistrim i treguat Evropës dhe botës se ne jemi shumë më shumë se sa na paraqet politika regjistruese maqedonase. Regjistrimi i juaj do t’ua kthej TAPINË Shqiptarëve të Maqedonisë, që na kanë vjedhur komunistët dhe na kanë shpallë pakicë nacionale, duke e shtuar numrin e turqve në dëm të shqiptarëve. Për të qeverisur më lehtë me shtetin këta. Pra, vetëm maqedonasit në dëm të shqiptarëve.

Si mundet të quhet pakicë një popull që ka histori, që ka etnogjenezë autoktone, që ka territor të caktuar dhe gjuhën e vetë shqipe me origjinë ilire, që daton në këto troje, para Lekës së Madh. Edhe emri i saj flet shqip “MA-KE-DHË-NË” MAQEDONIA Shqiptare ka qenë dhe do të mbetet den baba den e jona.

Ju Vëllezër shqiptarë me këtë regjistrim i treguat botës demokratike se jemi gjallë dhe do të vrapojmë gjithmonë në emër të Kombit, se: “Ne jemi bijtë e Skënderbeut, kudo që veprojmë, vendlindjen tonë nuk e harrojmë, për të drejtat tona do të jemi të gatshëm gjithmonë ti dalim Zot Vatanit: ”E Jona është e Jona, të huajën nuk e duam, por TAPINË tonë nuk e japim.”

Vëllezër dhe motra shqiptarë që veproni jashtë vendlindjes,
Ju kësaj radhe keni kryer një veprim madhor kombëtar për të ardhmen e kombit dhe popullit shqiptarë në Maqedoni. Pasi sot e kësaj dite maqedonasit, nuk janë të gatshëm ta pranojnë realitetin historik, si popull më i vjetër në ILIRI, se jemi më shumë se sa përqindja e TURPSHME e shënuar në amendamentet e Kushtetutës së RMV. Politika shtetërore pa fije turpi e morali ende mundohet ta nëpërkëmb popullin shqiptarë me ato përqindje mafioze të kësaj politike, e cila ende vuan nga pasojat e komunizmit dhe çdo natë sheh ëndrra me sy çelë, mos kthehet e vjetra, për ti sunduar përsëri shqiptarët!!!

Ne e dimë sa Jemi; Ne shqiptarët që nga viti 1992 kur e kemi bërë regjistrimin për Autonominë Politike territoriale të ILIRIDËS, kemi dalë me një statikë të saktë, ku shqiptarët në Maqedoni janë mbi 750 000 mijë. JU vëllezër Shqiptarë që keni marrë pjesë në këtë regjistrim, i keni bërë nderë vetes dhe kombit që jeton kundër vullnetit të vetë i ndarë në disa shtete të Ballkanit. O shqiptarë, me këtë veprim patriotik që keni bërë JU për dalje masovike në regjistrim, e keni shtuar edhe më shumë bindjen e të gjitha forcave demokratike në vend dhe Evropë, se në Maqedoni jetojnë mbi 800 mijë shqiptarë.

Kjo vepër madhore e vëllezërve shqiptarë të Maqedonisë që jetojnë dhe veprojnë jashtë, është dëshmi shumë e fortë edhe para politikës vendore por edhe para Institucioneve Ndërkombëtare, për pozitën jo të barabartë të shqiptarëve në shtetin e tyre që quhet Maqedoni nga periudha komuniste 1944. Ky veprim patriotik i detyron shqiptarët e Maqedonisë dhe klasën politike të saj, që të jetë këmbëngulëse deri në pikën e fundit, që ky Shtet të definohet si shtet i Maqedonasve-Shqiptarëve dhe të tjerëve, si Dy popuj më të mëdhenj me numër që gravitojnë në RMV. Tani detyra e parë e politikës shqiptare është të kërkojë me mjete demokratike të ndërrohet kushtetuta dhe të hiqet ajo 20% përqindja e turpshme për shqiptarët.

Unë sa kam njohuri historike për formimin e kombeve dhe shteteve, në asnjë shtet në botë as edhe në shtetet e Kontinentit Afrikan, nuk ka popull të emërtuar me përqindje. Ky shtet nuk mund të thirret demokratik, pasi bën ndarjen e qytetarëve në “KASTA”, si me jetuar në shtetin e Indisë. Në Maqedoni demokracia është vetëm fjalë boshe. Ajo nuk i plotëson normat Juridike dhe Institucionale për tu bë pjesë e Evropës.

Tani, falë Juve vëllezër, na keni dhënë energji të fuqishme morale dhe politike, që politika shqiptare që vepron në këtë shtet duhet të kërkojë barazi të plotë midis shqiptarëve dhe maqedonasve, që shqiptarët mos të kenë kufizime në disa institucione shtetërore që maqedonasit i kanë rezervuar vetëm për veten e tyre. Politika shqiptare tani ka motiv dhe moral më të madh që të kërkojë me mjete demokratike hisen tonë që na kanë vjedhur me dekada, ta kërkojmë atë që na takon. Të jemi të barabartë në institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Krenaria dhe veprimi i juaj patriotik, e obligon politikën shqiptare të reflektojë ndryshe.

Askush nuk duhet të ketë frikë nga regjistrimi!!! Ky regjistrim është pasqyra e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë, si popull që ka përjetuar në kohën e komunizmit lloj-lloj eksperimentesh. Shqiptarët e Maqedonisë gjatë kohës së komunizmit, u dhunuan, u shpërngulën për Turqi, u burgosën nëpër burgjet komuniste më famëkeqe të Nishit, Beogradit, Mitrovicës së Sremit, deri në Goli Otok, vetëm pse kërkuan të jetojnë të barabartë me fqinjët tyre dhe të kenë shkolla në gjuhën amtare. Tani si duket edhe numri i madh i regjistruesve u pengon. Unë jam më se i bindur se politikës shtetërore i pengon ky regjistrim i madh i shqiptarëve në Diasporë. Ata do të mundohen të bëjnë manovra.

Por ky regjistrim, duan ata apo nuk duan, nuk mund ti fshehin numrat, se ky regjistrim është bërë publik, ka numër të madh të regjistruar. Kjo është dëshmi faktike që fletë vetë para botës dhe Institucioneve Ndërkombëtare se Shqiptarët e Maqedonisë janë popull që numëron përafërsisht një milion banorë dhe nuk mund të trajtohen pakicë nacionale me përqindje. Këto janë fakte; Politika ditore maqedonase është e obliguar sipas të drejtës Ndërkombëtare ti trajtojë shqiptarët si shtet formues në shtetin e Maqedonisë. Ky Status i shqiptarëve njëherë e përgjithmonë duhet të definohet me kushtetutë, në Preambulën e Maqedonisë Veriore. Shqiptarët e meritojnë të jetojnë të lirë dhe të barabartë në shtetin e tyre.

Zoti i Bekoftë shqiptarët e Maqedonisë në Diasporë, për këtë veprimtari kombëtare që treguan gjatë regjistrimit!

Na priftë e mbara

30 mars, Tetovë

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top