Në ditën e rinisë shqiptare, Edvini lavde për rininë serbe!

Në Ditën e Rinisë, Edvinit iu zbuluan letrat. Ai s’mundi të shqiptonte asnjë fjalë për përvjetorin e rrëzimit të diktaturës, as për aksionin e rinisë shqiptare, pasi ndjen se kundër tij po ngrihet një lëvizje mbarëshqiptare, që e sheh kryeministrin si pasardhësin politik të diktatorit. Ky 8 dhjetor zbardhi fatin politik të Edi Ramës, i cili është fati i një pensionisti, të cilin koha e ka lënë prapa dhe s’mund ta shpëtojë megjithë tentativat për censurë, represion e blerje zgjedhjesh.

Në Ditën e Rinisë, Edvini zgjodhi t’i devijonte çdo elementi që e përfshinte atë në relata pozitive me rininë shqiptare, të cilën pati guximin ta nënvlerësonte ditën e djeshme duke ngritur në piedestal vlerat e rinisë serbe. Kryeministri gjithmonë e më tepër njësoj si paraardhësit e tij komunsit po i druhet vitalitetit dhe ideve inovative të rinisë shqiptarë, e cila e ka kuptuar se duhet të prishë gjumin letargjik e të ngrejë krye mbi pushtetin e inkriminuar dhe nënvlerësues të Edvinit. Të ndjerë të përbuzur dhe të lënë mënjanë nga çdo reformë e dështuar e tij, ata dje protestuan për gjithë të këqijat që kjo qeverie kultivoi në tre vite qeverisje dhe Rama i futur në procesin e plakjes së tij politike sërish zgjodhi t’i anashkalonte, duke shfaqur në një mënyrë apo tjetrën neverinë që ndjen ndaj brezit që mund ta çojë Shqipërinë shume më lartë sesa ai dhe klika e korrupsionit ku ai mishërohet si lider.

Piktori dështak në 8 Dhjetorin simbol të demokracisë, nuk denjoi t’i dedikonte dy rreshta kësaj rinie vitale që në qendër të protestave, revoltave dhe kryengritjeve të saj ka vendosur qëllimin e përmirësimit të sistemit dhe njëkohësisht të Shqipërisë, ndaj edhe Edvini u soll dje si një njëri që përparësi ka partinë dhe jo Shqipërinë. 8 Dhjetori i 2016-ës asesi nuk mund të ishte i ngjashëm me atë të 26 viteve më parë kur vitaliteti dhe idealet e studentëve shërbyen si stimujt e duhur për të çuar përpara lëvizjen e nevojshme që do të rrëzonte komunizmin dhe do ta orientonte Shqipërinë e varfër e mjerane drejt demokracisë, me shpresën dhe bindjen se në të ardhmen ky vend do të ishte si e gjithë Evropa. Por plot 26 vite pas asaj dite ne vazhdojmë të jetojmë në Shqipërinë mjerane e të varfër që është aq afër sa edhe larg nga gjiri i Europës, sepse në Shqipëri qeveris pinjolli i komunizmit, i brymosur me frymën e totalitarizmit dhe hajdutërisë ndaj popullit të vetë, por tashmë në mënyrë shumë më të rafinuar sesa shoku Enver, sepse çdo ditë e më shumë po shtrin dorën në xhepat e shqiptarëve nëpërmjet tenderave fiktivë dhe korrupsionit masiv.

Këtë 8 dhjetor të rinjve shqiptarë iu desh sërish që të ngriheshin e të protestonin edhe në sheshin simbol të revoltave në Qytetin Studenti për të kërkuar përmbysjen e qeverisë së korruptuar të “Rilindjes”, e për të evokuar forcën dhe idetë që i duhen Shqipërisë si alternativë për të ecur përpara e për t’u bashkuar me Evropën, të cilën qeveria e Edvinit në tre vite qeverisje tentoi ta largonte nëpërmjet reformave të dështuara, ndjekjes së linjës së botës së krimit, drogës dhe mbjelljen e kulturës së papunësisë në një shoqëri ku deprimimi social ka kapur majat, e rendi dhe siguria i janë përulur bandave dhe narkotrafikantëve. Ndoshta e paimagjinueshme do të kishte qenë për figurat simbol të demokracisë që Shqipëria do të mbërrinte në pothuajse të njëjtat standarde si ato të viteve 90’ për sa i përket informalitetit, papunësisë masive, varfërisë, korrupsionit në çdo hallkë të jetës e faktit që vendi është marrë peng nga një kastë oligarkësh të inkriminuar e me pushtet që punojnë çdo ditë për të mbushur xhepat e tyre e për të çuar Shqipërinë drejt mjerimit.

Shqipëria në Ditën e Rinisë u zgjua e tillë si më sipër nën pushtetin e bandave të krimit dhe drogës, e të rinjtë me të drejtë protestuan, protestuan kundër rrënimit të sistemit shëndetësor, atij arsimor, protestuan kundër një kryeministri që tallet e bën ironi me të sëmurët që nuk dinë ku të marrin shërbimin, tallet me ata që kanë humbur të afërmit në spitalet pa ilaçe ku mjeku me rrogën mjerane me të drejtë ndonjëherë të kërkon ryshfetin për të nxjerrë prej gjendjes ku ndodhesh.

Protestuan të rinjtë dje kundër Linditës së Edvinit dhe katrahurës ku kjo dyshe e degdisi shkollën që në një vend normal duhet të jetë baza mbi të cilën një shoqëri ngrihet dhe shtron rrugën e saj stabile drejt prosperitetit. Protestuan për padrejtësitë masive në kurriz të maturantëve të ngelur pa shkollë apo atyre që derdhën miliona në xhepat e klientëve të Edvinit që zotërojnë universitete private. Protestuan të rinjtë dhe më të mëdhenj iu bashkuan ditën e djeshme në emër të kauzave më të drejta, për të cilat shqiptarët sot duhet të ngrenë krye e të revoltohen ndaj kësaj qeverie klienteliste, ashtu siç dje revolta iu drejtua ministrit të korruptuar Beqaj, të dorovitur me dhjetëra tendera miliarada dollarësh nga Edvini, tendera të dorëzuar tek konçensionarët që janë po ashtu pjesë e bandës së oligarkëve miliarderë. Në emër të varfërisë, nivelit skandaloz të jetesës, taksave dhe gjobave të larta, destabilitetit nga droga dhe krimi, dita e djeshme me të drejtë u kthye në një stimul për lëvizjen Anti-Rama, që përkthehet njëkohësisht në një përpjekje për të ndalur klikën e tij që të rrëmbejë më shumë të drejta e pushtet, që do të thoshte vetëvrasje për demokracinë në Shqipërinë, që ky njeri e ka destabilizuar dhe e ka çorientuar tërësisht duke i injektuar drogën si formë shpëtimi për të dal nga varfëria që qeveria e tij prodhoi në tre vite.

Një shoqëri e orientuar nga droga dhe krimi ishte alternativa e Edvinit për Evropën, e cila ia përplasi në fytyrë paaftësinë dhe dështimin e qeverisë së tij, duke iu treguar të rinjve dhe gjithë shqiptarëve se tashmë është momenti të njohin qeverinë e tyre të inkriminuar e mashtruese, të cilën zhveshja e maskës e ka frikësuar gjithmonë e më tepër nga ndëshkimi me votë popullore në zgjedhjet e qershorit. / G55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top