NË 36 VJETORIN E TENTIM-VRASJES SË VEPRIMTARIT RASIM ZENELAJ

NGA: XHAFER LECI

Rasim Zeneli ka qenë dhe mbetet një veprimtar i denjë i “Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare”, e themeluar dhe e drejtuar më përkushtim të madh kombëtar, nga baca Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti. Rasim Zeneli ishte një anëtar dhe aktivist aktiv i çështjes kombëtare, i cili vepronte përmes lëvizjes “Besëlidhja”.

Rasim Zenelaj ka lindur më 18.4.1948 në fshatin Sllatinë të Besianës, ish Podujevë.
Me 1972, Rasimi emigron në Gjermani,  sepse Ai vëzhgohej për veprimet e Tij, nga organet e sigurimit të shtetit jugosllav. Rasimi ishte viktima e parë e terrorit serb në Perëndim, i cili u plagos rënd nga UDB-a Jugosllave, në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 prill 1981, në moshën 31 vjeç. Rasimi i kishte pesë vëllezër, vet ishte më i riu.
Rasimi me ato mundësi që ka patur, me mjetet materiale ka ndihmuar “Besëlidhjen“.

Në protestat, demonstrimet antijugosllave, të organizuara nga “Besëlidhja”, Rasimi ishte në rrjeshtin e parë, me një përgaditje solide politike dhe vendosmëri të pashoqe luftarake. 36 vjet më parë, më 14 prill 1981, ndaj tij u organizua një atentat nga sigurimi sekret jugosllav “UDB-a”. Për vrasjen e Rasimit ishte përgaditur një 25 vjeçare serbe,  e cila shprazi plumba në shtyllën kurrizore të tij, duke e plagosur rëndë, për ta lënë përjetësisht në karrikën invalidore.

Spekulime të shumëta dhe të qëllimta kamufluese, ka pasur rreth kësaj tentim-vrasjeje. Ka pasur përçapje që rasti të cilësohet si privat dhe prishje pazari në aventura dashurie. Përveç propagandës serbe, me spekullimet të pista, janë marrë edhe disa kuadro të LPK-së enveriste, tashmë, me dyshimin e bazuar si spiunë të UDB-së.

Por, Gjykata Gjermane, këtë krim e ka cilësuar për motive politike. Hezitimi i atentatorës për të mos folur, ka hasur në vendosmërinë e ekipit hetues gjerman. Dhe, vajza serbe ka pranuar se “atentatin e kam bërë me porosi të UDB-së jugosllave”. Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg.

Në vijim të kësaj ekspozeje, po japim fjalën origjinale të Rasim Zenelit, të mbajtur në Kongresin e -II-të të Patisë “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 -15. IV. 1979, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, Kryetar, Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.

Gjithashtu, sjellim për lexuesit edhe shkrimin e revistës prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, të botuar më 3.5.1982, me të dhënat nga kriminalistika gjermane, përkatësisht, nga dosja në gjykim,  për rastin e Rasim Zenelit:

DER SPIEGEL 18/1982

03.05.1982

SHЁRBIMET SEKRETE

Nё rast tё thirrjes telefonike vrasje

Para njё Gjykate Porotё tё Frankfurtit bisedohet, se si shёrbimi sekret jugosllav i eliminon nё Republikёn Federale emigrantёt jo tё pёrshtatshёm.

Kur mekaniku Rasim Zenelaj, 34, jugosllav i emigruar, me prejardhje shqiptare dhe bashkёpaditёs nё njё proces vrasjeje, dёshiron qё tё arrijё vendin e tij nё sallёn e gjyqit, i nevojitet ndihmё. Paraplegjik nё njё karrigё me rrota duhet tё bartet shkallëve lart.

Nё mesin e katёr tё akuzuarve e pёrcjell njё zonjё e re kёtё paraqitje, dukshёm duke u pёpjekur, qё mos tё tregojё emocione: serbja Zorica Aleksic, 25, e cila para fundvitit e ka shtrirё pёr toke mekanikun me pesё plumba tё njё pistolete „Ceska“. „Unё kam qenё vetёm njё vegёl“ deklaron ajo pёr gjakderdhjen,“ nё parim qёndrojnё nё prapavijё njerzё tёrësisht tё tjerё.“

Kush ёshtё me tё vёrtet pёrgjegjёs pёr tё shtёnat ndaj Zenelajt, dёshiron ta dokumentojё Prokuroria Shtetërore me njё zinxhir tё deklaratave tё dёshmitarëve. Nё procesin e Gjykatёs Porotё, i cili fillon pёrsёri tё premtёn tё kёsaj jave (Seanca e parё kryesore ёshtё dashur tё ndёrpritet pёr shkak tё sёmundjes sё njё gjykatёsi), shpesh do tё jetë fjala pёr shёrbimin sekret jugosllav „Sluzba Drzhavne Bezbednosti“ (SDB) dhe bashkёpuntorёt e Konzullatёs Gjenerale nё Frankfurt – pёrsёri bie njё rrezё e dritё mbi luftёn nëntokësore ndёrmjet jugollavёve tё emigruar si dhe shёrbyesve sekret.

Policia kriminale e konsideron se mbёshtetёsit e vrasjes janё dy jugosllav, tё cilёt kanё ditur t’i shmangen arrestimit zyrtar, qysh nё ditёn e veprёs, mё 14. maj 1981:

*Svjetozar Mirjacic, 42, i quajtur nga bashkёvendasit “Tozo”, i cili nё Zyrёn Shtetërore tё Hessenit ishte i regjistruar si sekretar i parё i Konzullatёs Gjenerale tё Frankfurtit dhe se atje kujdesej pёr çёshtjet doganore;

*Rade Surla, 55, njё ish drejtor bankar nga Spliti, i cili nё Frankfurt e udhёhiqte njё firmё tё ndёrtimtarisё „Sideta Bau“ dhe nga kroatёt e emigruar ka qenë i respektuar si partizan i vjetёr.

Vetёm nga arratisja e Surlas (gjurma e fundit: njё llogari e hotelit mbi 363 Franka nё Shtrasburg) hetuesit mendojnё qё tё dijnё, se atyre i ka ikur njё shёrbyes sekret-edhepse nё Jugo-skenёn e Frankfurtit ai qysh moti ka qenё i pёrfolur. Pёr shembull 1980, kur kroati i migruar Nikola Milicevic  ёshtё pёrgjakur deri nё vdekje me gjashtё tё shtёna nga vrasёs tё panjohur nё njё vendparkim tё Frankfurtit (SPIEGEL 4/1980).

Nё lokalin-kroat „Hajduk Split“, qarkullonte nga pranvera e 1981 thashethemja se do tё pasonin aksione tё reja.

Zёra anonim nё telefon e kanё paralajmruar Zenelajn, bashkёpronarin e lokalit, i cili vepronte si arkatar i njё rrethi emigrantёsh shqipёtar, qё tё mos mirrte pjesё nё demosntrata pёr shkak tё trazirave nё Kosovё. Zenelaj i nevrikosur: „Nёse ju dёshironi tё mё vrisni, atёherё bëjeni kёtё, por mos mё thirrni tёrё kohёn kёtu nё telefon dhe mos mё nevrikosni.“

Thirrjet telefonike, kёshtu mendon  policija tё dijё tani, kanё ardhur nga zyrja e ndёrtimtarisё sё Rade Surlas. Atje nuk kishte mbetur e fshehur, se shefi shpeshherё kishte vizita nga vendlindja, njё herё njё gjenaral nga Bosnja, herёn tjetёr njё kurir nga Kosova; secilёn herё janё kёshilluar prapa dyerve tё mbyllura.

Nganjёherё i ёshtё huazuar njё „Volvo“ i Sideta Bau pёr „detyra tё veçanta“ Konzullatёs Gjenerale tё Jugosllavisё. Nganjёherё ndёrmarrsi i ndёrtimtarisё ёshtё vozitur te njё shtёpi ogurzezё „shtёpi e gjelbёrt“ nё afёrsi tё Rottschildallee, metrat e fundit deri te banesa konspirative, shkonte ai nё kёmbё. Sepse: „Sa mё pak qё dinё“, i shpjegonte ai shoferit tё tij, “aq mё mirё pёr ty.”

Nё konzullatё ёshtё pёshpёritur, se pas luftёs Surla kishte luajtur njё rol tё rёndsishёm nё shёrbimin sekret jugosllav. Ish raporte tё besueshme policore dëshmojnë, se Surla nё vitin 1950 ёshtё grindur me  shefin shtetëror Tito, ai si idhtar i Stalinit kishte qenё nё ishullin e tё denuarve “Goli Otok” ( ishullin tullac) dhe e ka humbur gradёn e oficerit.

Tё tjerёt dinin tё tregonin, se si Surla pas një punё 30 vjeçare atje e kishte marrur njё shqelm, “sepse ai nuk kishte dashur tё nёnshkruaj, se dikush kishte pёrvetsuar tё holla”. Si drejtor i Investbankёs nё Split, Surla nё bazё tё hulumtimeve tё policisё kriminale ishte shkarkuar nё vitin 1971, sepse nёn patronazhin e tij  kishin rrjedhur “para nё tё zeza te ministrat”. Se a ёshtё pёrfshirё Surla si migrant pёrsёri me shёrbimin sekret, pёr tё vepruar nё rehabilitimin e tij nё vendlindje, ёshtё vetёm njё spekulim i hetuesve. Ёshtё evidente, se Surla rregullisht ёshtё takuar me konfidentin “Tozo”, herё nё konzullatё, herё nё “shtёpinё e gjelbёrt”.

Ёshtё dukur tё ketë qenё fjala pёr agjent-tё fshehtё, pёr ryshfete dhe pasaporta tё falsifikuara, pёr pёrgjime telefonike dhe atentate. Nё rastin Zenelaj luante edhe njёfarë Iso Dautofski njё rol, i cili nё vitin 1980 ishte angazhuar nga Surla nё firmёn e ndёrtimtarisё-nga pikpmja e policisё kriminale, si njёri nga disa agjent tё SDB nё gjurmё tё Zenelajt.

Dautovski duhet tё ket hulumtuar, se funksionari-shqipёtar  Zenelaj nuk kishte vetёm kontakt tё pёrhershёm me Kosovёn, por kishte “edhe njё dobёsi pё femrat”. Njё punёtore nga Weiterstadti, serbja Zorica Aleksic, erdhi qartazi deri te debutimi i saj kriminal. Dautovski e njoftoi atё me Zenelajn dhe ia dorёzoi asaj armёn e vrasjes sё bashku me municion.

Kur Zorica Aleksic nё fillim tё kryerjes sё mardhёnies seksuale mё nё fund goditi, Zenelaj e pёsoi njё plumb tё ndaluar cerebral. Kryesja e veprёs, e cila ditёn e veprёs ishte arrestuar nё aeroportin e Frankfurtit, i ka zbuluar mё vonё detajet e komplotit. Kur ndёgjoi Surla, se Dautovski nuk ia arriti qё tё arratiset, e la qё tё sjellet vetura e tij. Qё nga kjo ditё mungojn nё Sideta Bau 300 000 Marka.

Nё ndёrkohё Surla ёshtё parё nё hotelin e Beogradit “Slavija”. Ai kёrkohet me fletёarrest ndёrkombёtar. Por Interpol Beograd nuk pёrgjigjet.

SPIEGEL_1982_18_14348406

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top