Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, përfaqësuesi i kancelares Merkel i dha një mbështetje të madhe ndryshimeve pozitive në LDK.
Programi politik dhe ekonomik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe ndryshimet kadrovike që kanë ndodhur në këtë subjekt të traditës dhe kulturës politike, trasojnë rrugën e Kosovës drejt BE-së, duke thelluar miqësinë e jashtëzakonshme të Gjermanisë me Kosovën si shtet i vlerave europiane, deklaroi Peter Beyer, pas vizitës në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Mbështetja e kancelares gjermane Merkel për Lidhjen Demokratike të Kosovës është rikonfirmuar fuqishëm pas ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur brenda subjektit më të madh politik në Republikën e Kosovës. Në takim me kandidaten për kryeministër të Republikës, z. Vjosa Osmani, z. Beyer ka përquar mesazhin e gatishmërisë së qeverisë gjermane për të mbështetur integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Reublikës së Kosovës.