NDRIÇO TË ARDHMEN TONË, FLAMUR I LIRISË!

NJOFTIM NGA KRYESIA E BALLIT NË MËRGIM

Me rastin e Festës së Madhe Kombëtare, Ditës së Flamurit dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipnisë etnike (28 Nëntor), Kryesia e Sekretariatit të Ballit në Mërgim, duke i vlerësuar kontributet e jashtëzakonshme në dobi të kombit shqiptar, si dhe duke i marrë në konsideratë organizimet e gjithanshme të rezistencës kundër pushtuesve të trojeve shqiptare, vendosi të ndajë mirënjohje për:

  1. Familjen e Rilindasit tonë kombëtar – Ilia Dilo Sheperi
  2. Atdhetarin e Madh Udhërrëfyes – At Nikolla Marku
  3. Shoqatën Humanitare – Bëmirëse “Nënë Tereza”, dhe
  4. Ish-anëtarët e Kryesisë së Partisë Balli Kombëtar i Kosovës 1990 – 1999

Me bekimin e Zotit, për Shqipninë etnike dhe demokratike!

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top