Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e Ferhat Karabegut, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së një nga legjendat e futbollit të Kosovës.
Kontributi i Ferhat Karabegut ishte tepër i madh dhe i çmueshëm, sa edhe shumë dimensional në futbollin e Kosovës si futbollist e më vonë si trajner. Ferhati ishte një futbollist dhe trajner i madh dhe i palodhshëm. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm nëpër kohë të vështira. Ndaj të gjithë ne do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit të FFK-ës, Fadil Vokrri.