Nderkombetaret qe mbeshtesin Ramen

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Gruaja ime eshte serbe, ajo ka lindur e jetuar prej shume kohesh ne Beograd dhe familja e saj ka nje histori te gjate emigrimi qe lidhet edhe me Zelanden e Re, vend i cili eshte Atdheu im i dyte!

Edhe une e njoh fort mire Serbine sepse kam jetuar jo pak kohe atje dhe kam afeksion per kete vend e respekt per kete popull.
Shume do te deshiroja ta shoh sa me pare te jete e mundur Serbine drejt nje te ardhmeje te qarte e te ndritur europiane.
Femijet e mij e duan kete vend sepse eshte vendi i Nenes se tyre. Ata flasin serbisht shume mire…
Ndofta kur te dal ne pension mund te mendoj qe te kaloj jo pak kohe ne kryeqytetin e Serbise…

Kjo eshte nje pjese nga intervista qe zv.ndihmes sekretari amerikan i shtetit z.Mathew Palmer i dha seksionit te BBC ne gjuhen serbe…
Nje interviste gati te njejte zyrtari i larte amerikan i DASH z.Palmer i pat dhene ne fund te Nentorit te vitit te shkuar edhe famekeqes Blic ne Beograd.

Nuk po hyj me tej, teksa ne biografine e karieren e tij politike z.Palmer do ta gjesh te lidhur gjithnje e me ngushte me Serbine, si sherbimet e tij si oficer i menaxhimit te krizes se Kosoves me rezidence ne Beograd, si punonjes i sherbimit dipllomatik amerikan ne Sarajeve, si njohes e foles i shkelqyer i gjuhes serbe… (hyni po te doni ne faqen e tij te FB dhe shikoni se sa komente e pershendetje ka ai aty ne gjuhen serbe prej shtetasve e ndjekesve te tij serbe), ku nuk mungojne kurre Pozdravi-te e Prijatelji-te e tij te dashura, etj. etj.

E pra eshte po ky Palmer qe nxitoi i pari me ashpersine me te madhe te mundeshme duke shfrytezuar postin e tij dhe emrin e madh te Amerikes te kercenonte Kosoven dhe kryeministrin Haradinaj per te hequr taksen ndaj Serbise!

Eshte po ky Palmer qe kercenoi Opoziten shqiptare e drejtuesit e saj madje edhe ”me emra” konkrete, e ju dha urdher po ne emer te Amerikes qe te ndalnin protestat kunder qeverise se Rames te cilen ai publikisht e quajti te ligjeshme!

Eshte po ky Palmer qe se fundi deklaroi publikisht se AI dhe SHBA i njohin si te ligjeshme zgjedhjet nje partiake te 30 qershorit organizuar prej qeverise se kryeministrit Rama dhe nuk e njohin fare Dekretin e Presidentit shqiptar Meta per anullimin e tyre!

Dhe, nuk e di pse mu kujtua pothuajse i njejti qendrim banal antishqiptar i ish kreut te UEFA francezit Mishel Platini 5 vjet me pare, teksa pas asaj kasaphane ne Beograd ku shtazet e kafshet e pranishme ne stadium masakruan ekipin kombetar shqiptar te futbollit dhe Platinija me dashnore e bashkejetuese serbe do te denonte aq ashper Kombetaren e Shqiperise, pavaresisht se CAS me pas, ja hodhi poshte e ja perplasi turinjve Platinise vendimet e qendrimet e tija te ndyra e krejtesisht rraciste e antishqiptare.

Burra Leshi! Burra Muti! Burra qe fshihen e jetojne poshte fustanit te grave! Burra qe vlejne vetem sa jane dikushi permes posteve qe mbajne e parave qe mund te kene dhe vetem kaq e asgje tjeter me shume…

Burra qe komandohen nga breket e grave dhe fatkeqesi e tmerrreshme qe Bota te varet e te komandohet sot prej tyre.

Ja pra, keta jane ata lloj nderkombetaresh qe e mbeshtesin sot kaq fort Qeverine ”legjitime” dhe kryeministrin fuqi-plote shqiptar Edi Rama, edhe pse flasin e veprojne pa drejtesisht ne emer te qeverive e vendeve te tyre…

Fatkeqesi!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top