NDERIMI PËR TITON SI FALËNDERIM PËR MASAKRAT NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS ME VISE

Për të nderuar mareshalin Tito, i cili në atë kohë ishte “miku më i shquar i popullit shqiptar”, si dhe për t’i shërbyer përgatitjes së kuadrove të rinj, më 25 maj 1945, te shkolla e Dakos në Kamëz, u hap edhe shkolla e partisë “V.I. Lenin”. Pavarësisht se Shqipëria e asaj kohe kishte qindra probleme, nuk mund të lihej ditëlindja e shokut Tito pa një nderim të thellë e ditë shenje, prej nga ku do kaliteshin kuadrovikët e rinj komunistë. Por fakti i hapjes së saj në ditëlindjen e “mikut të shquar” u la në harresë, ndërsa shkolla me emrin e Leninit në të shumtën e rasteve shërbeu si vend çertifikimi i injorantëve apo vatër e indoktrinimit të thellë, vend ideal i krijimit të “njeriut të ri” kuadër.

Një viti më vonë, plenumi i 5-të i Komitetit Central të Partisë Komuniste, vendosi që kongresin e parë ta mbajë më 25 maj 1946, pikërisht për nder të ditëlindjes së shokut Titos. Për shkaqe objektive, nuk u arrit të mbahej kongres para vitit 1948, pra para prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë motër. Kjo edhe për faktin se PKSH e konsideronte veten si pjesë të PKJ-së dhe nuk kishte nevojë as për kongres.

ENVER HOXHA ZBULON PLLAKËN NË NDERIM TË TITOS DHE RANKOVIQIT
ENVER HOXHA ZBULON PLLAKËN NË NDERIM TË TITOS DHE RANKOVIQIT

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top