Naim Miftari: O Fatmir Limaj, është koha e fundit të flasësh, zbulo kush ishin shefat tonë

Ish pjesëtari UÇK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas hetimeve që janë hapur ndaj Fatmir Limës, për dyshimet e vrasjes se dy civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit.

Naim Miftari, përmes facebook i ka bërë thirrje Fatmir Limajt, që të flasë e të zbulojë se kush ishin shefat, pasi është koha e fundit që Limaj ta bëjë një gjë të tillë.

“O Fatmir Limaj është koha e fundit të flasësh për shefat ”tonë”, kush ka mujt mu vra pa urdhrin dhe dijen e liderit dhe hijes së tij, Lulit (askush)?- fol pra mos i kurse këta! Bosat nuk do të kursejnë ty kurrë… Hape rastin e vrasjes Hallaqi -Shala. Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Ata u shpallën hero por nuk u dihet varri (thuhet se ai ishte nisur nga Drenovci me Hashim Thaçin).

Nuk po kërkoj asgjë më shumë se një sqarim nga ai dhe kështu sqarohen shumë gjëra tjera! Hape rastin korruptiv pas luftës, rastin e mega-magjistrales me kosoton multi-miliardëshe, ma shumë nuk ju duhet!

Kush ua solli Adem Grabovcin si zavendës tëndin në ministri dhe cili ishte roli i tij aty?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top