Mungesë ndërgjegjësimi që na kushton shtrenjtë!

SHKRUAN: ILIR ÇUMANI

Miq! Është i trishtë dhe dëshpërues fakti që ne shqiptarët nuk kemi një ndërgjegjësim publik dhe vetëdije për një reagim të fortë qytetar ndaj veprimeve të papërgjegjshme të kryeministrit Edi Rama dhe shpurrës së pushtetit abuziv që ai përfaqëson. Ai, për trillet dhe tekat e tij inatçore në luftën personale me sipërrmarës të bisnesit privatë që nuk i shkojnë pas avazit dhe qejfit të dëshirave të Despotit tonë, shpesh kalon në veprime hakmarrëse e destruktive duke i shkaktuar ekonomisë së vendit dhe taksapaguesve të varfër shqiptarë një dëm të konsiderueshëm financiar. I tillë është edhe rasti i konfliktit të panevojshëm dhe artificial që kryeministri ynë hapi kohë më parë me sipërrmarësin italian, pronarin e televizionit privat “Agon Cannel”, Franccessco Begetti, i cili, ky i fundit e paditi kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai drejton në Gjykatën Ndërkombëtare për dëmin ekonomik të bisnesit të tij të shkaktuar nga hakmarrja, arroganca dhe abuzimi i pushtetit të keqpërdor nga autokrati ynë Despot.

Pas kësaj padie, Arbitrazhi Ndërkombëtar e dënoj qeverinë shqiptare që ti paguaj këtij sipërrmarësi të huaj në vendin tonë jo pak, por plotë 109 milion (Njëqint e Nëntë Milion) euro, para që padyshim do të paguhen nga buxheti i shtetit. Pyetja që shtrohet në këtë rast pa asnjë tendencë është fare e thjeshtë dhe e qartë:

Cili Kryeministër në botë do ta kalonte pa u lagur dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi për një shpërdorim kaq të madh të financave publike…!? Cili është ai popull i përgjegjshëm evropian që do të bënte sehir dhe të qendronte duarkryq përballë një panorame të tillë skandaloze duke parë si i keqpërdoren financat publike që burojnë nga mundi, gjaku dhe djersa prej taksave të tyre dhe pastaj ta lënë ende rehat në detyrë duke u kapardisur e bërë karshillëk me cilindo një Kryeministër të tillë zullumqarë, inatçor, tekanjoz e fodull, të papërgjegjshëm e të pashpirtë, i cili me këto veprime ka varfëruar e po varfëron dita ditës popullin e tij duke e zbrazur arkën e shtetit në këto forma…!?

Një tjetër rast i freskët dhe i ngjashëm është edhe gjyqi që hapi një sipërrmarës grek, kompania e të cilit, drejtonte dhe kryente punimet në autostradën Tiranë – Elbasan. Pas ndërprerjes së njëanshme e të paligjshme për qëllime okulte e klienteliste që kryeministri Rama i bëri kontratës së kësaj kompanie për vazhdimin e punimeve atje, qeveria e tij e mbrapshtë  zullumqare u padit në Gjykatën Ndërkombëtare për shkatim dëmi të kësaj kompanie serioze.  Arbitrazhi Nderkombëtar sërish e detyron qeverinë shqiptare ti paguaj këtij sipërrmarësi një shumë prej 44 (Dyzetë e Katër Milionë) euro, para që do të paguhen edhe këto nga buxheti i shtetit, që janë edhe këto, para të taksapaguesve shqiptarë. Në 7 vjet keqqeverisje, Despoti ynë autokrat e zullumqar dhe qeverisja e tij luksokrate e kakistokrate, e ka çuar Borxhin Publik në 80 %  të GDP, nga 60 % që ishte në vitin 2013 kur ai e mori pushtetin, duke u lënë tashmë shqiptarëve dhe disa brezave më pas në kurriz një faturë borxhi me një shifër tmerrësisht të frikshme të këtij borxhi: plotë 13 Miliardë Euro, (Trembëdhjetë Miliardë) euro. Këto janë një aspekt i vogël i zullumeve pas dhjetra e qindra zullume të tjera të bëra nga Kryeministri Rama në këto 7 vjet qeverisje kakistokrate….

#KRYEFUSHATARI i sektit të rilindjes, pa patur as turp dhe as cipë në faqe, na del dhe po na kërkon sërish një mandat të 3 – të qeverisjeje, për të sunduar edhe me keq se çka sunduar deri tani, duke e katandisur vendin në këtë derexhe dhe popullin në një fat të pashpresë, në një mjerim dhe varfëri ekstreme, aq sa statistikat për hemoragjinë e largimit të shqiptarëve drejt vëndeve të BE – së janë të frikshme….Ato flasin për një shpopullim biblik që do ti sjellin një kosto të pariparueshme prespektivës së vendit. Ftoj ta ndjekin këtë video, (jo viktimat e sadomazokistit Edi Rama), por militantët e thekur të sektit të rilindjes, idhujtarët, shërbestarët, lëpërisit dhe servilët e tepsisë së pushtetit të tij, të cilët janë po aq fajtor e përgjegjës për këtë situatë sa edhe ai.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top