Mulla Albini dhe medresja Rankoviqit

SHKRUAN: NEXHAT HAZIRI

I vetëdijshëm për zvenitjen e diellit të tij politik, kryeministri Albin Kurti iu kthye manipulimit-mashtrimit të cilin di ta bëjë më së miri kur janë në pyetje i ashtuquajturi 45% i analfabetëve funksional (zbulim i tij), duke luajtur rolin e nje imami fanatik në manifestimin e 70-vjetorit të themelimit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë.

Deri sa thuri lavde për “Putinin” e BIK-ut, kryevehabistin Naim Tërnava, Mulla Albini, për qëllime politike dhe elektorale u lëshua edhe në historikun dhe rrolin e islamit te shqiptarët në Kosovë, duke e shtrembruar me plotë të paverteta, siç tha:

KURTI: “Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta ruajnë islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte sikur ta mbaje një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi”

– Nga kush, sipas z.Kurti ishte i rrezikuar islami si besim-fe, kush u presekutua për shkak te besimin islam në Kosovë, qoftë nën regjimin komunist të Jugosllavisë së Titos, nën okupimin serb, apo tani në realitetin e ri të Kosovës së lirë dhe të pavarur. A psuan qytetarët e Kosovës të besimit islam përshkak të të luftës globale kundër terrorizmit, përvec imamëve dhe grupëve radikale islamike që rekrutuan edhe “ashqer” në luftërat e pakuptimta në vendet arabe në emër të Allhut dhe kauzave për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” . Mos vallë këta janë ata që sipas kryeministrit Kurti janë te presekutuarit. Për dekadat të cilave iu referohet Kurti, besimi islam ka qenë i priviligjuar dhe i stimuluar sidomos nga pushteti komunist jugosllav i bazuar edhe në doktrinat e akademikëve serb që përmes islamit të bëhet edhe shkombëtarizimi I shqiptarëve, sidomos i atyre në Kosovë që ishin në shumicë. Dhe ja një fakt: të Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë, është themeluar në vitin 1951, në kohën zullumit më të madh ndaj shqiptarëve nga ish-ministri i mbrndshëm jugosllav, i njohur edhe si gjakpirësi I shqiptarëve, Aleksandër Rankoviq. Pra në këtë kohë kur për shqiptarët nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe, kur mësohej vetëm serbisht, ku shkalla e analfabetizmit, varfëria, terrori komunist ndaj shqiptarëve ishte në shkallën më të lartë për t’ua bërë jetën sa më të padurueshme që të stimulohej shpërngulja e tyre për në Turqi, në atë tokë “ të bekuar” për musliman. E në anën tjetër , Medreseja “Alauddin” në Prishtinë, do të hapej me lejen dhe financimin e shtetit jugosllav, pikrisht të Rankoviqit. Për regjimin komunist jugosllav e më vonë serb, shqiptari I mirë ishte vetëm ai që falte vaktet në xhami, që betohej në “pasha turqninë”, ai që thoshte se jam musliman elhamdylylah, por jo ai që më parë deklearonte”jam shqiptar”, ai që dinte për “ Lahutën e Malcis” të Gjergj Fishtës, e shembuj e shembuj të tjerë më bollëk. Në ate kohë, në Kosovë do prodhohej artificialisht dhe politikisht e ashtuquajtura “kombësia muslimane”. Pra islami nuk ishte asnjeherë i rrezikuar, ishte i priviligjuar , i stimuluar për shkombëtarizimin e shqiptarëve, që për fat të mirë nuk u arrit në Kosovë, edhe për shkak të disa imamëve dhe liderëve të BIK-ut që kishin edhe rezon kombëtar, e Naim Tërnava që ishte përkrah Kurtit, nuk është njëri nga ta, e nuk është as sot, e as Shafqet Krasniqi a Musllum Mazlllumi e të tjerë. Por në disa pjesë të shqiptarëve si në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi (pjesa e Sanxhakut) doktrinat slave që përmes islamit t’I shkombëtarizojnë shqiptarët tashmë kan dhënë rezultatet e tyre.

KURTI: Medreseja Alaudinn ishte vendi i kuvendit, i kuvendit politik e kombëtar

-Në këtë aspekt, për të mos u zgjatur shume me hilen e kryeministrit Kurti dhe mashtrimit e shtrembërimit të historisë për qëllime politike-elektorale, Medreseja Alaudinn ka sherbyer vetëm si objekt ku janë mbajtur takime e kuvende, por rrugëtimi i Kosovës dhe i shqiptarëve për liri dhe pavarësi, ka qenë rrugëtim apo përpjekje kombëtare e jo fetare dhe ketu Medreseja ka sherbyer vetem si nje hapsire fizike per mbatjen e ketyre takimeve e kuvendeve (n.h) dhe për shkak se objektet tjera ishin të ndaluara për shqiptarët dhe të uzurpuara nga Serbia pushtuese.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top