SHKRUAN: SEJDI PEKA
“Komunizmi është një lëvizje pansllaviste që kërkon shtrirjën e botës sllave në një dimension të ri. Ne do ta luftojmë komunizmin në Shqipëri sepse kjo doktrinë është në kundërshtim me interesat tona kombëtare dhe parimeve tradicionale të popullit shqiptarë.” Muharrem Bajraktari
Në historinë e rezistencës kundër instalimit të regjimit komunist në Shqipëri, nuk mundet të gjëndet asnjë shembull tjetër i një formacioni të organizuar, që i qëndroj aq gjatë terrorit ushtarak policorë, si grupet nacionaliste të Lumës , Hasit, Malsisë së Gjakovës dhe Kosovës. Për qëndresën antikomuniste duke kundërshtuar vendosjën e regjimit bolshevik në Shqipëri dhe Kosovë, shumë pak është ndriquar e verteta historike e kësaj ndërmarrje historike, të një sakrifice sublime në emër të lirisë dhe të Atdheut të këtyre burrave të pushkës dhe të mëndjës. Këto çeta nacionaliste, i qëndruan shumë gjatë deri në fund Gushtin e vitit 1946 një përndjekje mizore të qindra forcave ushtarake dhe policore të regjimit. Një veqori e përbërjës së këtyre formacioneve ishte kualiteti i inteligjencës, patrotizmit, guximit dhe përkushtimit të këtyre nacionalistëve, si luftëtarë të vendosur për një Shqipëri etnike dhe demokratike me vizion përendimorë. Një veqori tjetër ishte ajo se ishin bij të familjeve më të mira të këtyre trevave që ishin dalluar në breza në luftë për jetë a për vdekje kundër agresorve sllav. Në këtë kontekst ata e shikonin regjimin komunist si kolerën e kuqe sllave që po e pushtonte Shqipërinë. Me 26 Gusht të vitit 1946, si sot 70 vjet më parë, në kulmin e terrorit komunist në Shqipëri dhe sidomos në atë verilindore, 56 luftëtarë nacionalistë që kishin mbetur gjallë nga ndjekja e forcave ushtarake dhe të sigurimit komunist, pas një “Odiseje”të gjatë lufte dhe sakrifice në emër të lirisë, u grupuan në vendin e quajtur Lera e Sorrave në Gjallicën e Lumës. Kjo datë historike ka shënuar edhe fundin e rezistencës luftarake kundër regjimit komunist që tani më kishte vendosur sundimin diktatorial me kriminal që ka njohur historia njerzore kundër popullit shqiptarë. Kundër rezistencës së këtyre burrave të pushkës dhe të pendës që po kundërshtonin me armë vendosjën e regjimit komunist në Shqipëri dhe në Kosovë, ishin mobilizuar qindra forca ushtarake dhe policore të ashtuquajturit “Divizioni mbrojtjës së popullit”, që shquheshin për egërsi sadistësh kundër “armiqve të popullit” . Në një përpjekje të pa barabartë, në ndjekje të vazhduar ditë e natë në harkun kohorë të dy viteve, u vranë shumica e nacionalistve dhe nga ana tjetër po burgoseshin, pushkatoheshin dhe internoheshin me dhjetra apo qindra familje që mendohej nga regjimi se kishin lidhje apo që po strehonin dhe i ushqenin nacionalistët. Duke parë se tani më nuk mbetej asnjë shpresë për ndërhyrjen e forcave Anglo-Amerikane për rrezimin e regjimit komunist në Shqipëri, u vendos largimi nga Shqipëria, jo për të ruajtur kokën si shkruan Mitat Frashëri por “ për të vazhduar luftën kundër komunizmit për një Shqipëri etnike demokratike përëndimore”. Në mbledhjen e Zahrishtit te Hasit, morën pjesë dy çetat nacionaliste që vepronin në Lumë, Has dhe Rrafshin e Dugagjinit në Kosovë. Muharrem Bajraktari, e mori këtë inkursion në Krahinën e Hasit, në kushte mjaft të vështira. Qindra forca ushtarake dhe policore ishin vendosur në Krahinën e Lumës, të Hasit dhe të Malsisë së Gjakovës në ndjekje të antikomunistve, që të organizuar në çeta luftarake, vepronin në këto krahina. Terrori policorë kundër popullit me djegëje të shtëpijave, burgosjeve dhe internimeve massive, gjygjeve politike dhe pushkatimeve , kishte arritur kulmin. Shumë nga luftëtarët nacionalistë tani më ishin vrarë në përpjekje të pa barabarta me forcat ushtarake dhe policore të regjimit, të kurtheve dhe pusive që organizonte regjimi. Në këtë luftë të pa barabartë, vlen për t’u shquar patriotizmi i këtyre luftëtarve që asnjëher nuk sulmuan formacionet ushtarake dhe policore të regjimit komunist, vetëm kurë ishin të detyruar të mbroheshin nga sulmet e komunistëve , duke e konsideruar se po vrisnin shumë nga vllezërit e tyre që me forcë ishin të mobilizuar në të ashtuquajturin “Divizioni i mbrojtjës së popullit”, nga ana tjetër nacionalistët kërkonin që të evitonin cdo shkak për reprezaljet e komunistëve kundër popullsisë civile. . Në këtë ndërmarrje të vështirë, këta burra të përkushtuar duke sakrifikuar jetën në emër të lirisë së Atdheut, për dy vite me rradhë, kishin kaluar vështërsi të një Odiseje të strehuar nepër male dhe shpella në dimrin e ashpër të Alpeve, të uritur dhe të rrethuar si ndërmjet Shillës dhe Karibdës. Nga njëra anë i kishin në shpinë formacionet ushtarake të regjimit të Enver Hoxhës dhe nga ana tjetër operacionet ushtarake ishin të sinkronizuara me forcat ushtarake sllavo-komuniste të Titos që tani më e kishin nënshtruar dhe përgjakur Kosovën. Qëllimi i Muharren Bajraktarit si patriot dhe ushtarak mjaft i zoti, ishte që të grumbullonte të gjithë luftëtarët antikomunist edhe të Malsisë së Gjakovës, Hasit dhe Kosovës, në një ndërmarrje mjaft të vështirë, për t’u larguar nga Shqipëria dhe shpëtuar çfar mundet të shpëtohej nga masakra e regjimit komunist. Nga Malsia e Gjakovës, përpjekja për t’u lidhur me Tahir Hoxhën që udhëhiqte rezistencën antikomuniste në atë zonë, nuk u bë e mundur për arsye akoma të pa njohura. Megjith përpjekjet e Hamit Halilit nga Perollaj i Hasit si korier dhe ndërlidhës ndërmjet këtyre çetave, Tahir Hoxha me grupin e Malsisë së Gjakovës nuk mundi të vinte në takimin e pritur. Kjo me të vertetë shënoj edhe fatkeqësinë e madhe të familjeve më të mira të Tropojës. Duke mbetur në malet e Tropojës, ish sigurimi komunist në prita dhe pabesi, ka vrarë dhe masakruar pothuajse të gjithë këta burra që përfaqsonin fisnikërinë e familjeve më të mira të Malsisë së Gjakovës. Në mbledhjën e Zahrishtit, komandantët e çetave ishin Muharrem Bajraktari për Lumën, një prinjës ushtarak mjaft i zoti, i diplomuar ne Akademine ushtarake te Vjenes, ish komandant i pergjithshem i gjindarmërisë në kohën e Zogut, dhe për Kosovën e Hasin ishte Uk Sadiku nga Gjergjeviku i Pejës, ish prefekt i Rahovecit, njeri nga udhëheqsit ushtarak më të dalluar të Lidhjes së Dytë të Prizërenit, djali i Sadik Ramës i udhëheqsit legjendë të kryengritjes së rrafshit të Dugagjinit. Por me këmnguljen e komandantit të çetës kosovare Uk Sadiku, nisja u shty me qellim që nacionalistët e mbetur nepër male sidomos në Kosovë dhe në malet e Tropojës të njoftoheshin për nisjen. Për këtë arsye Uk Sadiku me çetën e tijë do të këtheheshin në Kosovë për të grupuar njerzit që kishin mbetur dhe përfundimisht do të takoheshin në Gjallicën e Lumës në vëndin e quajtur “Lera e sorrave” në datën e caktuar me 26 Gusht 1946. Internari i largimit nga Shqipëria u vendos që të bëhej nepërmjet Maqedonisë për në Greqi, megjithse në një terren të pa njohur. Ishte ky vendimi i Muharrem Bajraktarit, për arsye të shmangëjes së konfrontimit në luftë me repartet ushtarake dhe të ndjekjes në Shqipëri, që të mos vrisnin vëllezrit e tyre që ishin rekrutuar me forcë në këto reparte, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. -Kjo tregon edhe një her tjetër se sa atdhetar ishin nacionalistët kundër vllavrasjes dhe që po luftonin për një Shqipëri të lirë demokratike. Për fat të keq, Uk Sadiku, u trathëtua nga një agjent i U. D. B. dhe në një ndeshje të pabarabartë me forcat Jugosllave për jetë a vdekje në afërsi të Rahovecit, trimi i Kosovës mbasi çfryu gjith urrejtjen e hakmarrjes të dhjetra shokve të vrarë mbi forcat serbo-malazeze, u plagos rëndë. Kriminelët serb e zunë të gjallë dhe e masakruan. Më kot e pritën në Gjallicën e Lumës në ditën e caktuar Ukën. Disa nga kosovarët erdhën në datën dhe orën e caktuar dhe çfar në të vertetë përbënin shumicën në grupin që do të nisej për në Greqi. Ata ishin 56 burra të sprovuar në luftë të pa ndërprerë kundër vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri dhe në Kosovë, patriotët më të dalluar nga familjet më të mira të Kosovës , Lumës dhe Hasit. Ndërmjet këtyre nacionalistëve ishte rrjeshtuar edhe një djalosh nga Tepelena i quajtur Mehmet Hamiti. Ja disa nga emrat. Nga Luma dhe Dibra ishin :Muharrem Bajraktari, Bajram Bajraktari, Esat Bajraktari, Prof, Miftar Spahija, Asllan Zeneli, Ramadan Cenaj, Neshat Bilali, Neshat Hamza, Liman Peposhi, Tahir Vata, Taf Lita, Adem Hyseni, Hashim Cena, Han Kotarja, Salih Doda, Ymer Doda. Nga grupi i kosovarve dhe hasjanve ishin , Sef Sadiku, Ahmet Haliti, Iljaz Peka, Taf Previzi, Miftar Maloki, Destan Berisha, Reshat Kajrakdiu, Raif Kajrakdiu, Sulejman Gjakova, Rrem Gjakova, Ejup Binaku, Gani Bokshi, Destan Berisha i Opojes, Daman Lila, Halil Lila, Islam Gjini, Isa Gjini, Sulejman Haxhija, Zejnel Bobi etj. -Komandën e mori Kolonel Muharrem Bajraktari, ushtarak i sprovuar. Fama e tijë kishte marrë dhenë se atë nuk e zinte plumbi. Sa herë ishin përpjekur komunistët që ta asgjësonin në gracka dhe në prita të pa besa, por ai kishte mundur të çante rrethimet dhe gjithnjë u bënte thirrje “ushtarve”që të largoheshin nga fushë e betejës. “Të dalin komandantët tuaj” thërriste Muharrem Bajraktari.
Në librin e Lazër Radit “Njeriu i rrugës së gjatë” sipas kujtimeve të njerit nga protogonistët e kësaj odiseje z. Taf Previzi, shkruan për atë ditë që po niseshin për në Greqi: “S’kaloj shum, e sikur dikush t’i kishte pasur në dorë çelsat e stuhisë, nisi një shi me zhegerdi, i cili e ka ngulitur në kujtesen time atë ditë. Më dukej se gjithçka ishte kthyer kundër nesh, sikur gjithçka kërkonte largimin tonë. Ashtu, të krrusur nën shi, me pushkët të ngjeshur pas trupit, po merrnim rrugën drejt të panjohurës, në atë udhtim që i kapërcente kufijt e aventurës, shpresonim tek liria, shpresonim se një ditë së shpejti do të ktheheshim në Shqipëri. Në një fjalim shum të shkurtër Muharrem Bajraktari na tha: “Ne, sot po largohemi nga Atdheu i jonë, jo se mbaroj lufta. Lufta për ne nuk ka për të mbarue deri sa mos të çlirohet Shqipnija nga sllavo-bolshevikët, deri sa Kosova e jonë të vazhdojë të mbetet në robni. Tashti, kudo që të gjendemi do të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut tonë”. Duke përshkruar rrugën e vështirë nepër Maqedoni nepërmes pritave të ushtrisë jugosllave autori shkruan per betejat e pa prera me forcat jugosllave, në ato ditë të kësaj odiseje të vështirë: “Pas nesh ushtonin shpatet, dridhej toka, gjëmonin e uturonin maqinat dhe tanket, i gjith divizioni maqedonas ishte vënë në lëvizje për kapjen tonë. Flakët dhe gjëmimet na ndiqnin kudo. Ishim të detyruar t’a sulmonim rrethimin, t’a çanim atë ose të mbeteshim të vdekur, sepse edhe po të dorzoheshim më e pakta që mundet të na bënin ishte vdekja. Gjithkush, e merr me mend se çfarë zjarri u ndez. Neve na kish mbetur vetëm vdekja në duar e s’dinim ç’të bënim me të. Edhe forcat serbo-maqedone ishin betuar se do të na kapnin të gjallë e do të na ripnin lëkurët. Në një atmosferë të tillë nuk është e vështirë të kuptohet se aty është bërë një luftë në ekstrem të kufijve të jetës dhe vdekjes, një luftë që mendja njerzore nganjëherë nuk arrinë t’a imagjinojë. Aty u krijua një ferr i vertetë. Arriti puna që të kapeshim trup me trup e fyt me fyt me armikun. Në këtë përleshje për të çarë atë rrethim u vranë shum nga shokët tanë dhe mjaft ishin të plagosur. Në sajë të strategjisë dhe aftësisë të Muharrem Bajraktarit si një strateg i pa shoq i luftës, tashmë kishim zënë një pozicion të mrekullueshëm dominues. Ushtria sllave u ekspozua në një lëndinë dhe neve e kishim çarë rrethimin. Ne e kontrollonim terrenin si në pëllëmbë të dorës. Duke shpalosur gjithë tërbimin tonë për vrasjen e shokve tanë, aty u bë një kasaphanë e vertetë mbi ushtrinë sllave. Aty u bë një nga përplasjet më të përgjakshme, ku ne siguruam epërsi të plotë. Por ne ishim shum të dëshpruar , kishim humbur shokët tanë më trima. ”-Dhe po aty:Nga vështërsitë e shumta të kohës, terreni i thyer dhe përleshjet me bataljonet e ndjekjes, nuk ishim në gjendje të bënim më tepër se 4-5 km. në natë. Kështu vazhduam për dhjetë ditë me rradhë deri sa më së fundi arritëm në afërsi të kufirit grek. Ushtria maqedonase nuk la armë e mjet pa përdorur kundër nesh, tanket, deri tek armët e rënda si topi dhe murtaja. -(shih Lazër Radi, Njeriu i rrugës së gjatë fq. 147).
Autori, duke përshkruar luftën e përgjakshme të këtyre nacionalistëve, nxjerr në pah të vertetën, se pa strategjinë ushtarake të Muharrem Bajraktarit ishte e pa mundur të përballohej gjith ajo fuqi sadiste sllave dhe nuk mundet të shpëtonte asnjë i gjallë. Në këtë shkrim mjaft modest, mundet të konfirmoj se kaq të ashpra ishin këto beteja sa që nga 56 burra që u nisën në këtë odise të përgjakshëm për jetë a vdekje, kan mbërritur të gjallë në Greqi vetëm 25 nga keta burra, edhe këta shumica e tyre ishin të plagosur. Duke çfletuar librin e Petrit Palushit “Muharrem Bajraktari në vitet 1945-1946”, autori nxjerr në pah të vertetën se Muharrem Bajraktari ka qenë një patriot dhe atdhetarë i pashoq në historinë tonë kombëtare. Ai asnjëher dhe në asnjë rast nuk është vendosur në shërbim të armiqve të Shqipërisë. Në shkrimet dhe ditaret e tijë Ai ka shkruar se, “komunizmi është një lëvizje pansllaviste që kërkon shtrirjën e botës sllave në një dimension të ri. Ne do ta luftojmë komunizmin në Shqipëri dhe Kosovë, se kjo doktrinë është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe parimet tradicionale të popullit shqiptarë. ”Vlen të përmendet rasti kur në kinema “ Nacional” në Tiranë në Qeshor të vitit 1946, po zhvillohej gjygji kundër 37 kundërshtarve të regjimit komunist, Musine Kokolari akuzohet për bashkpunim me Muharrem Bajraktarin. Gjykatsi komunist e pyet:pse nuk është kriminel lufte Bajraktari?-Jo, ai nuk është kriminel, përgjigjet Musineja me vendosmëri. -Muharrem Bajraktari, si patriot dhe luftëtarë i madh, është rebeluar sa her që ka menduar se interesat kombëtare po rrezikoheshin. Ai ju kundërvu edhe Zogut, megjithse ishte në detyren e komandantit të përgjithshëm të gj
indarmërisë. Me pushtimin e Shqipërisë nga fashizmi, ai ka organizuar rezistencen e armatosur për çlirimin e Shqipërisë. Ai ka kërkuar përkrahjen dhe mbështetjen e Anglo-Amerikanve duke bashkpunuar me emisionet aleate që vepronin në Shqipëri. Sa her shtëpia e tijë u bombardua nga fashistët në sulmet nga toka dhe ajri me aeroplan bombardues. Në librin e Rexhinal Hibert, “Fitorja e hidhur”, ish emisari e misionit britanik në Shqipëri, shkruan se: “Muharrem Bajraktari, është zot i Lumës dhe kreu udhëheqës i Shqipërisë veri-lindore”. (shih Rexhinald Hibert, Fitorja e hidhur, faqe 144. )
Kur brigada e 5 partizane sulmoj veriun e Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1944, Muharrem Bajraktari kishte të organizuara formacione ushtarake që po luftonin me vetmohim kundër pushtuesve italian dhe gjerman. Në këtë kuadër Muharrem Bajraktari u ofroj bashkpunim Brigadave Partizane në një luftë të përbashkët për çlirimin e Shqipërisë nga fashizmi. Por E. Hoxha në mënyrë tinzare dhe të pa besë kishte dhënë urdhër që trimi i Lumës të vritej. Në urdhërin që i dërgon gjeneral Dali Ndreut në shtabin e divizionit të parë dhe që mban dt. 26. 08. 1944, kërkon që “Muharrem Bajraktari të provokohet dhe të likujdohet”. Muharrremi nuk mundet të pranonte që ushtria partizane të bënte reprazalje kundër popullit dhe të hynte në Kosovë për të ja dorzuar Kosovën jugosllavëve. Për këtë arsye, Haxhi Lleshi, Liri Gega dhe Manush Myftiu e thërrasin në një darkë në fshatin Nangë gjoja për bisedime, por e nxjerrin në pritë. Trathëtia e tyre dështoj me turp. Në një ndeshje të vështirë Muharrem Bajraktari çan rrethimin duke deklaruar luftë pa kompromis kundër komunistëve “që ishin shitur tek sllavi”. Në pleniumin e 2 të K. Q. Të P. K. SH. , në fjalën e tijë lidhur me problemin e M. Bajraktarit, Manush Myftiu do të deklaronte: “Kështu shkuam në Lumë. Ai(Muharremi), nuk na kundërshtoj, bile ai na priti shum mirë. Ai mendonte se ne po shkonim në ndihmë të tijë, pasi ai po luftonte me gjermanët. Ne kërkonim të gjenim një pretekst dhe e shtynim atë që të na luftonte. Kur forcat tona shkuan në frontin ku ai luftonte, i hoqi forcat në një sektor tjetër për të na e lëshuar neve. Kështu edhe provokacioni ynë shkoj kot. Duke parë që forcat e tijë ishin të pakta, për ne u bë e domosdoshme që t’a rrethonim dhe t’a likujdonim. Mospërfillja jonë bëri që aksioni ynë të dështonte me humbje shum të rënda. :28 partizan të vrarë, 30 të plagosur, përveq humbjes së puntorve kosovarë, të cilët në mos dije u pritën nga forcat e M. Bajraktarit, 22 të vrarë të tjerë dhe shum të plagosur. Por humbja më e madhe ishte politike. Ne e goditëm kur ai kishte ardhur të na jepte dorën për sukseset që kishim pasur në luftë. (M. Bajraktari në vitet 1945-46. P. Palushi, faqe 98. ). Dhe po aty :Për punën e Muharrem Bajraktarit ne kemi qenë këshilluar me shokun Radi, udheheqes jugosllav në Kosmet. Mendimi i tijë ishte se Muharremi ishte i rrezikshëm dhe duhej zhdukur. –
Muharrem Bajraktari në të gjith veprimtarinë e tijë politike nuk ka pranuar të bëhej pjesë e ndonjë partie. “Partia ime është Shqipnija”-ka deklaruar gjithnjë. Vitet në emigracion ishin përpjekje e vazhdueshme në luftë për çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga regjimi komunist. Ai mbylli sytë në Bruksel në vitin 1988 pas 36 viteve të qëndrimit në shtëpinë e vajzës së tijë, i rrethuar me një respekt të veqantë nga Nipi i tijë Brahim Sadria nga Vlahna e Hasit. Ai vdiç pak më parë që të rrëzohej Muri i Berlinit dhe nuk arriti ta shikonte përmbysjën e regjimit komunist, Shqipërinë të lirë dhe demokratike për të cilën kishte luftuar kaq shum. Përcjellja mortore që ju bë nga qindra shqiptarë në Europën perendimore, tregon respektin e madh të emigracinit politik shqiptar për këtë luftëtarë të pa përkulur për Shqipërinë etnike demokratike. Për këtë humbje të madhe për emigracionin politik në Botën e Lirë, e kan pasqyruar mediat prestigjioze në Belgjikë, Francë, Itali etj. Zëri i Amerikës transmetoj disa emisione rradhazi për luftëtarin dhe patriotin e pa shoq të popllit shqiptarë për lirinë e Shqipërisë. Nga luftëtarët e asajë epopeje të lavdishme, shumë perj tyre u rrjeshtuan dhe u dalluan në formacionet e “Kompanisë 4000”, në kuadrin e NATO-os, në përpjekje pa reshtur për rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjën e demokracisë në Shqipëri. Ndërmjet tyre që mbahet akoma me një energji për t’u admiruar, që ka dhënë nja kontribut të jashtzakonshëm, është patrioti i dalluar antikomunist i Lumës Neshat Bilali të cilit nepërmjet këtij shkrimi modest i uroj jetë të gjatë, një ikonë e gjallë, si njeriu që “rrnon për me tregue”, i cili si bashkluftëtarë i Muharrem Bajraktarit, ka ndriçuar sa ka mundur këtë epope të lavdishme të luftës së këtyre burrave të shquar për një Shqipëri të lirë etnike dhe demokratike të bashkuar me Europën. Në epilogun e këtijë shkrimi, mundet të themi krenarë, se lufta dhe përpjekjet e këtyre patriotve të mbëdhenj, u kurorëzua me rrëzimin e diktaturës komuniste dhe fitorën e demokracisë në Shqipëri. Fosilet e regjimit komunist, disa pseodohistorian të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste si PëllumbXhufi, Paskal Milo etj, akoma po hedhin vrerë kundër nacionalistëve shqiptarë, me argumentin komunist se gjoja “ata e humbën luftën duke bashkpunuar me pushtuesit”. Në dritën e fakteve, e verteta historike është se ishte Enver Hoxha dhe gjith zhargoni komunist që e ndoqi symbyllur në krime kundër popullit, duke u shërbyer si mercenarë dhe si kuisling sllavo bolshevikve të Moskës dhe Beogradit për të mbajtur në këmbë regjimin e tijë kriminal kundër ineresave kombëtare. E verteta historike është e tillë që hedh poshtë gënjeshtrën bolshevike të këtyre pseodo historianve të mëkuar me ide komuniste. Nacionalistët antikomunist të Shqipërisë, me një strategji politike të detajuar, ishin dhe mbetën aleatët më besnik të Anglo-Amerikanve, në përpjekjet për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Përpjekjet dhe lufta e pa ndërprerë e nacionalistëve shqiptarë në botën e lirë, u kurorëzua me rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe fitorën e demokracisë. Eshte detyrë e historianve, studjuesve, gazetarve, shkrimtarve, që të ndriçojnë të vertetën historike, përpjekjet titanike të këtyre heronjve që nuk kursyen gjakun as vuajtjet e tyre në emër të lirisë. Në Shqipërinë post komuniste jan shkruar shum libra dhe monografi për Muharrem Bajraktarin dhe nacionalistët e këtyre trevave që bënë epope duke kundërshtuar vendosjën e regjimit komunist në Shqipëri, nga shkrimtarë dhe studjues, ndërmjet të cilve shquhet Dr. Prof. Shefqet Hoxha, poeti, studjuesi dhe shkrimtari i mirnjohur Petrit Palushi etj, por mbetet shume per te hulumtuar ne te gjith veprimtarine patriotike te tijë ne periudha te ndryshme të historisë ne sherbim te kombit. Për afro njëgjysmë shekulli diktaturë, komunistët kan hedhur shumë baltë kundër nacionalistëve dhe këtijë burri të pa mposhtur në idealin e lirisë, por kurrë nuk kan mundur që t’a njollosin këtë patriot të madh. Populli i Lumës me shumë krenari e ka simbolin e lirisë, në luftën e tijë kundër regjimit komunist dhe diktaturës. Në këtë kontekst, pa asnjë mëdyshje mundet të vlersohet, se Muharrem Bajraktari mbetet në Historinë tonë Kombëtare si një patriot i pa shoq, një luftëtarë i dalluar që nuk u pajtua me asnjë pushtues të huaj, një luftëtarë i madh kundër fashizmit dhe komunizmit. Historiani Uran Butka ka theksuar se “në miliarda njerëz që vijnë dhe shkojnë, të paktë janë ata që bëjnë epokë dhe lënë gjurmë në historinë e kombit të vet. I tillë ishte Muharrem Bajraktari. Për meritat e jashtzakonshme, Presidenti Berisha e ka dekoruar me mirnjohje të lartë, ndërsa Qarku i Kukësit e ka shpallur Qytetarë Nderi.