Ministri i Parë i Luftës - Kolonel Ahmet Krasniqi

(Mos)marrëveshja e Osllos, thashethemë e këndshme apo e vërtetë e hidhur!?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

1. Kjo marrëveshje ka qenë fund e krye një kurth i madh. Janë thënë shumë gjëra me të cilat nuk dua të merrem, për faktin se nuk është thënë ajo kryesorja. Cili ka qenë ai kusht? Kushti kryesor i Adem Demaçit, si pjesëmarrës nga ana e UÇK-ë, për një bashkim të përgjithshëm nën një komandë, ka qenë kërkesa e tij drejtuar Ahmetit që ta rrezojë Rugovën dhe Demaçi të bëhej Prisident i Kosoves. Ahmeti i kishte propzuar postin e Ministrit të Mbrojtës e vetë do ta mirrte postin e Shefit të Shtabit. Pra, Ahmeti nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë ta luftojë Rugovën, jo pse ishte anëtar I LDK-së, që në fakt nuk ishte as s’kishte qenë kurrë, por sepse ai i respektonte institucionet, siç thonte, “më mire institucione të dobëta, sesa anarki”. Megjithatë, për respektin që kishte ndaj Adem Demaçit, i kishte premtuar që pas çlirimit do të ndërmjetësonte te Rugova dhe do të bënte gjithçka që Demaçi të zgjidhej President i Kosovës.
A e ka ditur Demaçi që ishte përgatitur vrasja e Ahmet Krasniqit? PO 100%. Ja pse. Ditën kur është vrarë Ahmeti, më 21 shtator 1998, nëpërmes TVSH, është lajmëruar se Demaçi ka marrë pushim mjekësor, sepse kishte probleme me zërin. Dy ditë më vonë i “erdhi zëri”! Ose, së paku pse nuk shprehu asnjë të vetmen herë as ngushëllime as keqardhe për vrasjen e tij.

2. Këtë e vërteton fakti që Demaçi e kishte prishur edhe pëlqimin e Rugovës për emërimin e Mehmet Hajrizit për KM të Kosovës. Pra, Rugova, një paraditë e kishte pranuar Hjarizin për KM, kah mesdita dikush e kishte lajmëruar Demaçin për pëlqimin e Rugoves dhe Demaçi pa hezituar kishte thënë: “Kojo nuk mjafton, Rugova duhet të shkojë krejt nga politika”. Rugova, e dëgjon këtë reagim destruktiv dhe hidhërohet. Prandaj e kishte bojkotuar takimin që ishte caktuar të mbahej pas dreke kah ora 16:00. Pra, shkon fare në tkim për ta dhënë nënshkrimin e vet. Gjithçka bjen në ujë!

3. Nëse Albin Kurti e spjegon ndonjëherë pse për një kohë u hidhëruan me Adem Demaçin, jam fot i bindur se ka qenë kërkesa e Demaçit të propozohet për President nga ana e Vetëvendosjes. Këtë gjë Albini s’e ka pranuar, prandaj një kohë të gjatë nuk kanë komunikuar.
Thelbin e këtij hidhërimi e ka ditur Thaçi dhe për një kohë ia “vodhi” Albinit, Demaçin për t’ia kthyer më vonë!
Pasi jemi këtu, mos të kalojmë pa e përmendur që as Albini nuk ka shprehur kurrë ngushëllime as keqardhje për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm nga vetë shqiptarët.

NB: Rifat Haxhiut shkruan:
“Te pakten dy here gjate gushtit dhe shtatorit 1998, me kerkese te Bukoshit dhe te Isa Mustafes, Ahmet Krasniqi me Hilmiun kane marre mbi 3 milion DM ne Dardania banke dhe i kane dorezu Xhavit Halitit.

Tani shumën e sakte nuk eshte veshtire me gjete sepse duhet te egzistojne gjurmet e tranzakcioneve.
Per te dyja heret do te duhej te kishte edhe dokumente te shkruara ne arkiven e Ministrise se Mbojtjes te Republikes se Kosoves te asaj kohe.

Njerin nga dokumentet, ate te gushtit, 1998 e kam pa edhe vete, por kane kaluar shume vite dhe shuma e sakte nuk me kujtohet; sigurte ishtin mbi 3 milion DM. Dokumenti per pranim dorezim eshte shypur ne zyren ku ishin Prend Mehmeti dhe Mersin Hajrizi, te rruga e Elbasanit. Nga Ministria e Mbrojtjes ne ate dokument jane nenshkruar Ahmet Krasniqi dhe Hilmiu ».
—————————————————
Kjo përgjigje e Rifatit më intrigoi dhe dua ta ilustroj me një përvojë timen…
Kah fundi i korrikut apo fillimi i gushtit 1998, Hilmi Nebihi, ish-shefi i Sigurimit në ministrinë e Mbrojtjes, u kthye nga Tirana në Zvicër. Kërkoi të takohemi. U takuam në restorantin e Qendres Komerciale – Placette, në Monthye. Gjatë bisedes, Hilmiu kërkoi, sipas « porosisë së Baces » (Ahmet Krasniqit) të hapja në llogari bankare, me arsyetimin se Bukoshi ia kishte ndalur financimin MM-së!!! Nuk iu besova veshëve të mi.

Këtë propozim që « vinte me porosi të Bacës » e refuzova, por pak ditë më vonë u hap një llogari e re dhe janë paguar jo pak franga. Fletëpagesat, si i kujdesshëm që është, duhet t’i ketë ruajtur ende Xhafer Tolaj. Ndoshta një ditë i publikon ose ia beson dikujt. Kjo llogari bankare nuk ka funksionuar më shumë se tre muaj. Bankat filluan të mos i pranojnë frangat e mbledhurra me arsyetimin se ishte llogari bankare e dyshuar !!! (E di që më vonë janë themeluar Firma edhe në Victoria – Seyshelle).
Tjetër? Si rrufeja mu kujtua një takim që e kishim pasur ditët e para pas Marrëshveshjes së Osllos dhe si mu transmetuan.

1. Një nga pikat e Marrëveshjes ishte se të gjitha fondet e hapuara, sidomos fondi i 3% dhe ai « Vendlindja thërrat », do të shkonin në duartë e një njeriu apo institucioni- Ahmet Krasniqit ose M. së Mbrojtjes. Ende pa mbaruar kërkesën iu thash : – Ju paskan rrejtë, sepse LPK s’ka para as për vete, por e paskan ndërmend duke iu mashtruar t’i marrin devizat e 3%, nëpërmes juve ! Ra heshtja…

2. Gjatë rrjedhës së bisedës, Hilmiu si nëpër dhëmbë e pështjellueshëm tha « ndoshta do të lind një ushtri e re » ! U bëra zeher. Ahmeti e kuptoi. Megjithatë, nuk mungova pa shtruar pyetjen, çfarë do të bëhet me UÇK ? Hilmiu vazhdoi, e duke ditur orientimin tim, tha ; « paj ti e di punën e LPK-ës dhe UÇK po tingëllon diqysh si majtiste, diqysh sikur OÇP (Organizata për Çlirimin e Palestines). Përnjëherë mu kujtua që Ahmeti më kishte porositur të flisja për UÇK me rastin e udhëtimit tim në Kosovë, në vitin 1996, për një darsëm që patëm në familje. Ishte vështirë të përbihen këto gjëra.

Edhe këtu kundërshtova, por biseda ka qenë më e gjatë dhe më e nxehtë, për të mos thënë e zjartë. Do ta spjegoj një herë tjetër më në detale. Pasi Ahmeti nuk fliste ose fliste shumë pak, dyshoja në gjithaçka që dëgjoja.

Ky takim ka ndodhur ne terracen e barit të Hotel Mirador. Kur ora i afrohej ores 02 (pasmesnate) Ahmeti tha, u bë vonë. U ngitëm në këmbë, duk u përshëndetur më thane se po shkonin te N.M., por të nesërmen mora vesh që kishin shkaur në banesë te Bardhyl Mahmutaj. Dua ta them edhe një konstatim. Të gjitha kontaktet që Ahmet Krasniqi i ka pasur me LKP-në e Zvicrës janë realizuar nëpërmes Hilmi Nebihit dhe ky ka qenë mashtrimi më i madh që iu ka bërë pikërisht Ahmetit, i cili kishte pasur oferta nga disa njerëz të LPK-së në Kroaci, të tillë si Ton Marku, por kishte refuzuar. Futja në mes të dy Degëve të LPK-së: asaj të Gjermanisë dhe të Zvicrës ka qenë gabimi më i madh i secilit ish-oficer të ish-APJ-së.

Megjithatë, bashkëpunimi i LPK-së së Zvicrës me Ahmet Krasniqin, mund të kuptohet si të dojë, por Degës së LPK-së së Zvicrës ia siguroi marrjen në dorë të UÇK-së, sepse me paratë e 3% ia arritën t’i paguajnë institucionet e Shqipërisë së asaj kohe dhe si kundërvlerë ato i vendosen njerëzit e vet në institucionet e Kosoves gjatë 20 viteve të pasluftës.
SK©
—————–
Kosovo’s Rebels Accused of Executions in the Ranks
NEW YORK TIMES : 25 qershor 1999
Rebelët e Kosovës akuzohen për ekzekutime në radhët e veta
Nga Chris Hedges
—–
37. They said that in the middle of September 1998, Albanian police stopped Krasniqi and several aides and confiscated their weapons. Krasniqi’s office in Tirana was raided by about 50 policemen and emptied of guns and munitions. On Sept. 21 at 11 p.m. on the way back from a restaurant in Tirana, Krasniqi ran into a police checkpoint about 300 yards from his office, according to a former KLA commander who was with Krasniqi. Krasniqi and his two companions were again frisked for weapons, and their vehicle was searched. The two cars behind Krasniqi, which carried aides, were not allowed through the checkpoint.

* Thanë se në mes të muajit shtator 1998, Policia shqiptare e kishte ndaluar Krasniqin dhe disa ndihmër të tij duke ua konfiskuar armët. Zyra Krasniqit në Tiranë ishte kontrolluar nga rreth 50 policë dhe e kishin zbrazur nga armët dhe municionet. Më 21 shtator, kah ora 23:00, derisa kthehej nga një restorant në Tiranë, Krasniqi u përplas në një punkt policor rreth 300 metra larg nga zyra e tij, sipas dëshmisë të një ish-komandanti të UÇK-së, i cili ishte me Krasniqin. Krasniqi dhe përcellësit e tij u bastisën përsëri për armë, si dhe automjeti i tyre u kontrollua. Dy makinat prapa Krasniqit, që transportonin ndihma, nuk u lejuan të kalojnë nëpër pikën e kontrollit.
38. When Krasniqi and his two companions got out of their gray Opal jeep they saw three men emerge from the shadows with black hoods over their faces. The men, speaking in an Albanian accent that distinguished them from Kosovar Albanians, ordered the two men with Krasniqi down on the ground.

“Which one is it?” asked one of the gunmen, according to one of the commanders who was prone on the asphalt.
“The one in the middle,” said another. The gunmen, who held a pistol a few inches from Krasniqi’s head, fired a shot. He then fired two more shots into Krasniqi’s head once he fell onto the pavement.

* Kur Krasniqi dhe dy përcejellësit e tij dolën jashtë xhipit Opel, kishin parë tre njerëz duke dalur nga hija me maska të zeza në fytyrë. Burrat që filsnin me nje theks të shqipes, që dallonte nga aksenti i shqiptarëve të Kosovës, iu kishin urdhëruar dy burrave që ishin me Krasniqin të shtriheshin për tokë.

“Cila është ai?” pyeti njëri prej burrave të armatosur, sipas njërit prej komandantëve, i cili ishte shtrirë në asfalt.
“Ai i mesit,” tha tjetëri. Burrat e armatosur, mbanin një pistoletë vetëm disa centimetra nga koka e Krasniqit, shkrepën një të shtënë. Pastaj edhe dy të shtëna më shumë në kokën e Krasniqit, pasi ai kishte rënë mbi trotuar.

39 American officials also had reports that the KLA killed Krasniqi, but said there were also subsequent, conflicting reports from the region that he was killed by disaffected members of his own unit.

• Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë marrë raporte se UÇK e ka vrarë Krasniqin, por thoshin se ka pasur më vonë edhe raportet kontradiktore që vinin nga rajoni se ai u vra nga anëtarët e pakënaqur të njësisë të vet.

40. After Krasniqi’s death, former KLA commanders said, the killings, purges and arrests accelerated. KLA police, dressed in distinctive black fatigues, threw into detention anyone who appeared hostile to Thaci. Many of these people were beaten.

* Pas vdekjes së Krasniqit, ish-komandantët e UÇK-s (FARK-ut, v.ime) thonë se, vrasjet, spastrimet dhe arrestimet janë përshpejtuar. Policia e UÇK-së, e veshur me uniforma të zeza dalluese, e ka paraburgosur këdo që kishte shfaqur armiqësi ndaj Thaçit. Shumë nga këta njerëz janë rrahur.

41. One commander, Blerim Kuci, was taken away in October 1998 to a KLA jail and hauled before a revolutionary court. He was held for weeks on charges that he was a Serb collaborator and then suddenly released in the face of a large Serb offensive and allowed to rejoin the fight.

* Një komandant, Blerim Kuçi, është sjellur në tetor të vitit 1998 në një burg të UÇK-së dhe ka dalë para një gjykate revolucionare. Ai është mbajtur për disa javë nën akuzën se ishte një bashkëpunëtor serb, pastaj papritmas është liruar përballë një ofenzive serbe të madhe dhe u lejua të integrohet në luftë.

42. “I saw an accused collaborator tried before a revolutionary court and then tied to the back of a car in Glodjane and dragged through the streets until he died,” said a former KLA officer in Albania, who asked not to be identified. A senior State Department official and a Western diplomat in the Balkans confirmed this account.

* “E kam parë një bashkëpunëtor të akuzuar e të gjykuar përpara një gjykate revolucionare dhe pastaj të lidhur me pjesën e pasme të një makine në Gllogjan dhe zvarritur nëpër rrugë derisa ai vdiq,” tha një oficer i ish UÇK-së në Shqipëri, i cili kërkoi të mos identifikohej. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit dhe një zyrtar diplomat perëndimor në Ballkan e ka konfirmuar këtë ngjarje.

43. As NATO bombs fell on Kosovo this April, two more outspoken commanders, Agim Ramadani, a captain in the former Yugoslav army, and Sali Ceku, were killed, each in an alleged Serb ambush.

* Pasi bombat e NATO-s ranë në Kosovë në muajin prill, dy komandantët më të shquar, Agim Ramadani, një kapiten ne ish ushtrisë jugosllave, dhe Sali Çeku, ishin vrare, secili në prita serbe të prezymuara.

44. Although a former senior rebel officer in Tirana said that Thaci was responsible, a Western diplomat contends that that Ceku was killed by a Serb sniper. He said that his contacts indicated that Ramadani was killed in battle, but those contacts did not mention an ambush, or politically related killing, in either case.

• Edhepse një ish-oficer i lartë i kryengritësve në Tiranë tha se Thaçi ishte përgjegjës, një diplomat perëndimor pretendon se Sali Çeku u vra nga një snajper serb. Ai tha se kontaktet e tij tregojnë që Agim Ramadani ishte vrarë në luftime, por kontaktuesit e tij nuk e kishin përmendur ndonjë pritë serbe ose një vrasje që lidhet me politiken në të dy rastet.

45. The former KLA officer said, however, that rebel officials had told Ceku that he and his lieutenant Tahir Zemaj should leave the movement, but the stubborn Ceku had refused to depart. Zemaj, however, fled to Germany. “Tahir knew they were serious, and he got out,” said the officer said. “Sali stayed, and he was killed.”

* Ish-oficeri i UÇK-së, megjithatë, ka thënë se përgjegjësit rebelë i kishin thënë (Sali) Çekajt se ai dhe lajtnanti i tij Tahir Zemaj duhet të largoheshin nga lëvizja, por me kokëfortësi Çekaj kishte refuzuar të largohej. Zemaj, megjithatë, iku në Gjermani. “Tahiri e dinte se ata ishin serioze, dhe ai doli jashtë,” tha oficeri. “Saliu qëndroi, dhe u vra.”

NB: Megjithatë, kërcënimet ishin aq serioze, saqë edhe Tahir Zemaj u vra në vitin 2003.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top