MOS NA MERRNI NË QAFË

SHKRUAN: MENTOR THAQI

Ev ç´na u dhez fitili,
palca i mori flakë,
jo për dritë kandili,
po zjarr për granatë!

Sdi ku do ti del duçi,
sdi ku do ti del tymi,
më hapi plagë kapuçi
kur miza nën të hyni!

Na doli prapë telalli
se do të kemi bisedime,
trurin flakë na e kalli,
hyqymeti me mashtrime!

Na paten “premtuar”
se nuk ka më kompromis,
na paskan mashtruar,
po del pushtet pis!

Në fillim me Pus/Fusnotë,
tevona edhe me pikat e Banit,
fjala jonë është e kotë,
si me rrahë ujë havanit!

Element i ligë kusuri,
palë e çfaktorizuar,
në fund të pusit na shpuri,
politikë e kamufluar!

Qebesa as opozita jonë,
nuk tregoi dhëmbin e qenit,
nesër do të jetë shumë vonë,
t´këndojnë jasht refrenit!

Edhe heshtja është pajtim,
pajtim i pazhurmë,
do të marrin ndëshkim
për qenësinë e ngurtë!

Mos na merrni në qafë
nëse e dini Zotin për Zot,
heu, krahu e koka ju thaftë
që nuk po kuptoni as sot!

Pse dhezni prap beteja,
fitilin në Token tonë,
kudo që krisë rrufeja,
ne na vret gjithmonë!

JO! JO! JO! Nuk ka kompromis,
me ardhmërinë e brezave,
se Toka do të na gjumhisë,
do t´mbulohemi prej t´zezave!

Pashë nderin që më s´e keni,
s´ju mbeti as për farë,
më t´kujdesshëm të jeni,
pa nofkën Tradhëtarë!

Bota don Partnerë,
faktorë e jo vazalë,
nuk don bim-beterë,
e as Kombi s´ua falë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top