MOS I HANI PARET E KRAJLIT, SE SHEJ’ T’ZEZË PO I LENI DJALIT

SHKRUAN: NUE OROSHI

Kohëve të fundit në opinionin gjithshqiptarë ka filluar një polemikë kobzezë. Intelektual, fallëgjinjë dhe politikanë të papjekur për politikë po i bijnë tupanave dhe borive të përçarjeve kombëtare, duke pohuar gjoja se i paskemi dy kombe. Duhet të kuptojnë një herë e mirë të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare, se shqiptarët për momentin kanë dy shtete por vetëm një komb.

Dhe këto dy shtete së shpejti do të bëhen një, pavarsisht se deshtën apo nuk deshtën elita e sotme politike. Dua t‘iu përkujtoj se brenda Gjermanisë janë gjashtëmbëdhjetë Republika por që janë të lidhura me një njësi të fortë federale. Por nuk i kemi gjashtëmbëdhjetë kombe gjermane por vetëm një dhe ata quhen gjerman, pavarsisht se në cilën Republikë të Gjermanisë jetojnë. Dhe të gjashtmbëdhjetë Republikat Gjermane i kanë përfaqësitë e tyre në Berlin të cilat mundohen të sjellin sa më shumë projekte nga shteti ku ata vijnë. Edhe Shqipëria mund të ketë dy, tri apo katër shtete mbrenda saj por do të quhet me emrin Shqipëri ndërsa shtetasit e saj do të quhen shqiptarë.

Sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar për këtë janë të gjithë shqiptarët, pavarsisht se në çfarë pjese të Shqipërisë jetojnë, përjashtim bënë ndonjë hut të cilit iu kanë mbyllur sytë dhe nuk sheh asgjë përveç qullit të vetë të zier. Huta të tillë kemi çdokund ku flitët shqip por fatbardhsisht kanë mbetur pak.

Për atë se si e përjeton shqiptari i thjeshtë bashkimin kombëtar, do të sjellë një shembull të vërtetë që e kam inicuar unë përsonalisht në kufirin shqiptaro – shqiptar. Gjatë kalimeve të shpeshta që i bëja kufirit shqiptaro-shqiptar vendosa të bëjë një provë. Fillimisht e pyeta policin doganor se është koha që ta heqim këtë kufi dhe ky kufi këtu është i padrejtë. Ai tha: nuk ka problem, por çdo të behët me vendin tim të punës ? I thashë: ty do të qojmë në kufijtë me Malin e Zi, Serbinë, Greqinë apo me Maqedoninë.

Ai me plot deshirë e pranoj këtë ide timen duke me dëshiruar rrugë të mbarë. Qëndrova disa ditë për aktivitetet që i kisha duke takuar shumë studiues në Krujë, Tiranë, Shkodër, Durrës dhe shumë qytete të tjera shqiptare. Posa u ktheva sërish inicova një debat me policin tjetër. I thashë që duhet të hiqet ky kufi. Aty polici u tregu edhe me i ashpër. Më tha të ndihmoj edhe unë të kallim se bashku shtëpizat. I thashë jo me kallë se iu nevoiten shtëpizat më i vëndos në kufirin e vërtetë ku kufizohen trojet shqiptare. Ndërsa shembulli i dytë është pikërisht në këtë kufi shqiptaro – shqiptar. Ishim rreth pesëdhjetë ligjerues duke shkuar në Mirditë pikërisht në Rrëshen dhe Orosh. Pasi që rruga e kombit nuk ishte ende e rregulluar duhej ecur rrugës gjarpërore dhe deri në Rrëshen duhet të llogaritej shtatë deri në tetë orë rrugë. Një polic kishte vendosur të na i kërkoj pasaportat. I thash se jemi të gjithë ligjërues dhe mos të na vonojnë shumë. Por ai këmbënguli që ta kryente detyrën e vet.

Posa e qiti këmbën në autobus një bletë shumë e madhe iu gjuajt në ballë dhe e ngrani bukur shumë . I nervozuar nga ky gjest i bletës, – tha, kaloni, ndërsa unë duke qeshur i thash”Kush është kundër Shqipërisë Etnike” e hanë bleta në lulë të ballit, se edhe bletët janë të nervozuara me kufijtë shqiptaro – shqiptar, ato dëshirojnë të fluturojnë të lira.

Ka tash e trembëdhjetë vjet që mbajmë sesione shkencore në të gjitha viset Etnike Shqiptare. Aty marrin pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet etnike. Për trembëdhjetë vjet kemi mbajtur : gjashtmdhjetë sesione shkencore dhe tetë akademi. Kemi botuar pesmdhjetë vepra enciklopedike të Historisë Shqiptare, I gjashtmdhjeti pritet të del së shpejti nga shtypi, me një vëllim të përgjithshëm prej rreth nimdhdhjetë mijë faqe. Dhe, në këto sesione shkencore flitet një gjuhë: gjuha shqipe. Himni këndohet në një gjuhë, në gjuhën shqipe. Aty e shohë shqiptarinë dhe shqiptarët nga : Tirana, Shkupi dhe Prishtina. Aty e shohë shqiptarin dhe shqiptarën nga Tuzi, Presheva, Tetova dhe Gjirokastra. Pra , të gjithë të bashkuarë rreth flamurit kombtarë dhe gjuhës shqipe e bëjmë ndriçimin e historisë shqiptare.

Kurse ithtarët e kombit kosovar kanë mbetur si huta të hutuar. Ata nuk mërzitën shumë për kombin kosovar, sepse edhe ata vetë e dinë se nuk egziston, por atë e përdorin vetëm si mbulesë për qullin e tyre. E nga iu vjen ky qull, ata e dinë. Rapsodi do t’iu thoshte : “Mos i hani paret e krajlit – se shej të zezë po i leni djalit”.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top