Shkruan: Romeo GURAKUQI
Mos harroni keto djem, te thjeshte te qytetit tim! Mos harroni edhe dhjetra te tjere qe shpetuan nga goditjet e pameshirshme te urdheruara nga Komiteti Qendror i PPSH, permes linjes se transmetimit te komandes, respektivisht gojes se Ministrit te Brendshem te asaj kohe. Mos harroni po ashtu masen e “Protestuesit te Panjohur” te Shkodres, qe ishte ne Shesh ate dite, dite te tjera, para dhe pas kesaj date; Mos harroni se ata ishin aty per nje jete ne liri, qytetare te thjeshte, bindjesh te ndryshme, edhe te majta, por e gjithe te bashkuar per te ndryshuar Sistemin e Marrezise se Kuqe, dhe per te ndertuar nje DEMOKRACI PER TE GJITHE, ku askush me nuk do te persekutohej, perfshire edhe vete ata qe verberisht dhe pa dije i perkrahnin.
Sot, 25 vite me pas, me dhimbje duhet te themi qe ata qe goditen djemte dhe vajzat e Shkodres, ata qe urdheruan dhe transmetuan urdherat per vrasjet ne kufi, jane ne pushtet, urdherojne dhe drejtojne institute dhe grupe te parlamentarizmit, perfaqesojne diplomacine shqiptare jashte vendit, drejtojne doganat, ndodhen ne pikat themelore te drejtimit te Shtetit, persekutojne gjithe familjen e kryengritjes demokratike, kane krijuar nje shtet qe bazohet ne nje Kupole te ngushte te ish kastes qe u permbys me 2 prill 1991 ne Shkoder, te shoqeruar me segmente te kapitalit te madh te ndertuar ne rruge informale dhe me krimin e organizuar.
Me dhimbje mund te themi se ideali i demokracise dhe konstitucionalizmit shqiptar qe ka linde ketu ne Shkoder, 103 vite ma pare, rilinde po ketu, me 14 janar 1990, 11 dhe 14 nentor 1990, 2 prill 1991, transferuar gradualisht me pas ne te gjithe Shqiperine, sot eshte i shtremberuar, i dhunuar dhe i kompromentuar.
Pesha kryesore per kete deformim nuk do te duhet kerkuar vetem ne vitin 2016, por para se gjithash ne vitin 1992: ne papergjegjshmerine me te cilen u ndertuar Sistemi i Ri, dhe menyren se si u konceptua Demokracia, menyren se si u artikulua Liria, respektimi i Shtetit te Se Drejtes, Ndarja e Pushteteve, Cilesia intelektuale e perfaqesise, vendosja e drejtimit politik mbi parime demokratike dhe te ekspertizes politike.
Kesisoj sot,, 25 vite me pas, te drejte per te perkujtuar kane vetem qytetaret dhe brezi i ri i politikaneve qe nuk jane kompromentuar me rrenimin e idealeve te lirise, se Brocit, Cekes, Bishanakut, Kryeziut, Monajkes, te djemve dhe vajzave qe u plagosen, te Moranes dhe te Protestuesve te Panjohur shkodrane”. Brezi i Ri Idealist i Opozites duhet te protestojne per dy gjera:
1. Kunder riciklimit te kompromentuesve te idealeve te lirise, hipokriteve qe bene kauze te perbashket me ithtaret e Enver Hoxhes, duke trathtuar Lirine e Shqiptareve; kunder atyre qe i imponuan Shkodres, nje perfaqesi sistematike te pilotuar dhe te kontrolluar;
2. Kunder Kupoles se re Social-Komuniste, qe ka ndertuar tashme nje Shtet, nje Administrate, nje Diplomaci, nje sistem gjyqesor, nje Parlament, ne te cilin ka vetem nje rreth njerezish qe, ose i perkasin rrethit te ngushte te ish-Bllokut, ose jane servitore terminale te tyre dhe trusteve te tyre financiare;
Sot, me 2 prill 2016, eshte dita e nje betimi te madh per te Rikompozuar OPOZITEN, duke lene menjane, kompromentuesit e lirise, dhe duke formesuar bazen e Liberal Demokracise, me perberje te re: jo me gure shahu, por intelektuale, studente dhe te shkolluar jashte Shqiperise ne vendet e OECD; jo ma klithma, por fjale te rande, ne vendin e duhur dhe ne kohen e vlefshme te shqiptareve. Sot eshte Dita qe Opozita te krijoje Shadow Government, qe do qeverise neser, shume shpejt Shqiperine dhe te ndertoje programin politik gjithperfshires te qeverisjes se ardshme Asgje me rastesise, gjithshka veprimit ne kohe, me saktesi, me korrektese, me parime dhe me kritere te percaktuara drejte dhe me profesonalizem.
Ky eshte Betimi i Madh i 2 prilli 2016: Ata qe gabuan, duhet te kerkojne falje dhe te largohen, duke i bere sherbimin e pare dhe te fundit pozitiv kauzes se 2 prillit; Brezi i Ri i Liberal Demokracise duhet te marre ne dore fatet e Opozites se vertete, te drejte, te ndershme dhe largpamese. Jo me persekutime mes shqiptareve, por Liri per te Gjithe, mbi parime demokratike dhe profesionalizem.
Po etiketoj disa miq qe i mbaj se kane qene ato tre dite te jashtezakonshme: 1, 2, 3 prill 1991