MORALI I QORTUESVE

SHKRUAN REXHEP SHAHU

Njeqind here bashke me Fatmir Xhafen ne parlament, ne kafe, ne holle, ne zyra dhe asnje fjale kunder tij as pas shpine as sy per sy. Cfare frike o zot prej Fatmir Xhafes…

Asnje fjale kunder Fatmir Xhafes qe paska bere krime ne kohen e diktatures dhe bresheri fjalesh te nxehta kunder presidentit qe e dekretoi se nuk kishte rruge tjeter ligjore veç rrugeve partizane; asnje fjale kunder kryeministrit dhe mazhorances qe mban kriminelin Fatmir Xhafa ne gjirin e saj.

Foltoren e parlamentit e kane pase aty deputetet, aty e kane pase ministrat dhe askush aty nuk i ka penguar asnjehere te flasin, te shprehen te thone cfare mendojne, t’ia perplasnin ne fytyre Fatmir Xhafes e gjithe fatmirave e xhafave krimet e tyre, askush nuk ka kundershtuar Fatmir Xhafen kur u be minister drejtesie dhe ne asnje funksion politik ne parlament ndonese gazetat kane ekzistuar, portalet po e po, televizionet po e po dhe ne ketu kemi qene bile me te rinj, me energjike, me antikomuniste….

Por jo or jo! Ne duhet te flasim kur na thone, kur na urdherojne te flasim, kur na diktojne, kur na therrasin nen arme, kur na therret sherbimi, fjala, pengu, vetja jone e lene atje diku ne erresire…

Asnje fjale 26 vjet kunder Fatmir Xhafes as te perndjekurit as perndjekesit dhe tani batare fjalesh kunder tij qe mbiu tani kriminel.
Asnje fjale as mermerime kunder Fatmir Xhafes kur u be deputet disa here deputet dhe hyri ne tempullin e ligjvenesve perfaqesues te popullit, asnje fjale kur u be kryetar i komisionit te drejtesise, kryetar i komisionit te reformes ne drejtesi, asnje fjale kur u be minister drejtesie dhe batare fjalesh tani nga shume drejtime.

E megjithate vec fjale, fjale, fjale dhe asgje asgje tjeter.

I kerkohet presidentit qe te behet kamikaz se askush nuk guxon te beje asgje per veten e tij. I kerkohet presidentit te vrase e te prese, por harrojme vete se kemi ndenjur gju me gju me Fatmir Xhafen ne parlament. Presidenti eshte produkt i parlamentit, nuk eshte mbi parlamentin, eshte president i nje republike parlamentare. Por artikujt e gazetave nuk na japin dot dijen se cfare eshte nje president i nje sistemi politik qe kemi ne.

Po a ishim ketu ne apo ishim ne burgje keto 26 vjet qe nuk hapem goje kurre per t’i dale zot vetes tone, te drejtes, atdheut, moralit, nderit. A kemi qene ketu pra… Tani flasim si e ema e Zeqos nga maja e thanes e urdherojme e diktojme, te behet keshtu e ashtu, te beje ky keshtu e ai ashtu, te beje presidenti keshtu e ashtu, te beje Basha keshtu e ashtu…

Per Ramen dhe mazhorancen nuk guxojme ta hapim gojen se na ngrin fjala ne goje, na ngrin buzeqeshja ne buze, na shterr xhepi nga leket… Behemi per meshire, te dobet, te ligsht po kritikuam Ramen apao mazhorancen e sotme e cila nuk ka gabime fare.

Nuk behemi trima vete dhe kerkojme trimerine tek presidenti apo tek te tjeret. Nuk jemi te ndershem vete dhe kerkojme nder tek te tjeret, kerkojme dinjitet tek te tjeret kur s’kemi vete dinjitet.

Servilizmat e nenshtrimet duhet te kene nje mase, nje mase.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top