Monde Diplomatique – Një konflikt shekullor dhe si lindi shteti Izraelit

Shkruar nga Olivier Pironet

Përktheu : Sefedin Krasniqi, Anëtar i Kryesisë së Ballit n’Mërgim

1917

2 nëntor . Deklarata e Balfour: Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar njofton opinionin për “shqyrtimin e qeverisë lidhur me krijimin në Palestinë të një shtëpie kombëtare për popullin hebre “.

11 dhjetor . Anglia merr Jerusalemin. Palestina, provinca osmane që nga viti 1517, kalon nën administrimin ushtarak britanik.

1922

24 korrik. Lidhja e Kombeve ua beson britanikëve « mandatin » mbi Palestinën.

1929

23 gusht. Përleshjet në Jerusalem, Hebron dhe Haifa shkaktojnë vrasjen e 133 hebrenjëve dhe 67 arabëve.

1933

30 janar.  Ngritja e Hitlerit në pushtet dhe intensifikimi i antisemitizmit në Europë nxit shumë hebrenj nga Gjermania për të emigruar në Palestinë.

1936

Prill – tetor . Arabët nisin një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin – akti i parë i revoltës së madhe palestineze. Kjo revoltë do të zgjasë deri në vitin 1939. Më shumë se 5.000 palestinezë do të vriten.

1946

22 korrik.  Një sulm ndaj Hotel King David në Jerusalem, i organizuar nga milicia cioniste e Irgoun, vret 110 veta.

1947

29 nëntor. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën 181, e cila e ndanë Palestinën në një shtet hebre, një shtet arab dhe një zonë – Jerusalem dhe Betlehem – duke përfituar nga një regjim ndërkombëtar. Lufta midis hebrenjve dhe arabëve shpërthen të nesërmen.

1948

9 – 10 prill. Militantë hebrenj vrasin 120 fshatarë palestinezë në Deir Yassine, pranë Jerusalemit.

14 maj. Fundi i mandatit britanik. David Ben Gurion shpall lindjen e Shtetit të Izraelit: fillimi i luftës së parë arabo-izraelite, e cila do të përfundojë vitin në vazhdim.

11 dhjetor. OKB voton rezolutën 194 duke shpallur të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë në tokat e pushtuara ose kompensimine tyre.

1950

24 prill. Transjordania anekson Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor. Egjipti merr kontrollin e rripit Gaza.

1959

Tetor. Yasser Arafat, Salah Khalaf dhe Khalil Al-Wazir krijojnë Fatahun.

1964

28 maj. Lindja e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Jerusalem.

1965

1 janar. Operacioni ushtarak i parë i Fatahut kundër Izraelit.

1967

5 – 10 Qershor. Gjashtë ditë luftë. Izraeli merr Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor dhe nisë një plan të kolonizimit.

12 nëntor. Krijimi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), i udhëhequr nga Georges Habache.

22 nëntor. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miraton rezolutën 242 duke kërkuar tërheqjen izraelite nga territoret e pushtuara.

1968

21 Mars. Beteja e Karameh (Jordani) midis trupave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë.

1969

1 – 4 shkurt . Yasser Arafat merr drejtimin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës – PLO.

21 shkurt . Nayef Hawatmeh themeloi Frontin Demokratik dhe Popullor për Çlirimin e Palestinës (FDPLP, i cili u bë FDLP në vitin 1974).

1970

17-27 shtator . ” Shtator i zi “. Ushtria jordaneze masakron mijëra refugjatë dhe luftëtarë palestinezë. PLO zgjidhet në Liban vitin në vazhdim.

1973

6 – 24 Tetor. « Lufta e tetorit » midis koalicionit sirian-egjiptian dhe Izraelit.

26 – 28 nëntor . Në samitin e Algjerit, Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) njihet si organizata e vetme përfaqësuese e legjitime e popullit palestinez.

1974
13 nëntor . Fjala e Jasser Arafatit në OKB. Kombet e Bashkuara njohin të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe pavarësi.

1975

Prill. Fillimi i luftës civile libaneze.

10 nëntor. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton rezolutën 3379 duke e barazuar sionizmin me “formën e racizmit”. Ajo do të shfuqizohet në vitin 1991.

1976

30 mars . Në Galile, Dita e Tokës karakterizohet nga demonstrata të mëdha palestinezësh në Izrael, të shtypura në mënyrë të dhunshme (6 të vdekur).

1980

30 korrik. Parlamenti izraelit miraton ligjin themelor që shpall « ribashkimin » e Jeruzalemin kryeqyteti i Izraelit.

1981

Korrik. Zhvillohet lufta izraelito-palestineze në kufirin libanez.

1 dhjetor. Izraeli krijon një administratë « civile » në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

1982

Mars-Prill . Kryengritja në territoret e pushtuara.

Qershor-Gusht . Izraeli bombardon Libanin dhe merr Beirutin Perendimor. OÇP (PLO) evakuon selinë nga kryeqyteti libanez dhe vendoset në Tunizi.

16-17 shtator. Falangistët e krishterë therrin me mijëra refugjatë palestinezë në kampet libaneze të Sabra dhe Shatila pa ndërhyrjen e forcave izraelite.

1985

1 tetor . Një sulm ajror izraelit në selinë e OÇP në Tunis ku vriten 70 veta.

1987

9 dhjetor . Fillimi i Intifadës së parë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

14 dhjetor . Krijimi i Hamasit nga Sheik Ahmed Yassine.

1988

12-15 nëntor. Shpallja e Shtetit të Palestinës në Kongresin Kombëtar të 19-të Palestinez (NPC) në Algjer.

1991

30 tetor. Hapja e konferencës shumëpalëshe për paqen në Lindjen e Mesme në Madrid nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Bisedimet e para midis palestinezëve dhe izraelitëve fillojnë në nëntor.

1993

9-10 shtator . Pas mbajtjes së bisedimeve sekrete në Oslo, Norvegji, OÇP dhe Izraeli shkëmbejnë letra me njohje reciproke.

13 shtator. Yasser Arafat dhe Itzhak Rabin nënshkruajnë Deklaratën e Parimeve mbi vetëqeverisjen palestineze (Marrëveshjet e Oslos) në Uashington.

1994

25 shkurt. Koloneli Baruk Goldstein masakroi 29 adhurues në Xhaminë e Hebronit (Al-Khalil). Dhjetëra palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite në përleshjet që pasojnë.

1 korrik. Yasser Arafat kthehet në Gaza.

1995

28 shtator. Nënshkrimi i të ashtuquajturve marrëveshje Oslo II për zgjerimin e autonomisë, duke e ndarë Bregun Perëndimor në tri zona me sovranitete të diferencuara (zona A, B dhe C).

4 nëntor. Vrasja e Itzhak Rabin.

Nëntor-dhjetor. Izraeli evakuon kolonistët nga qytetet kryesore palestineze, me përjashtim të Hebronit.

1996

20 Janar. Jasser Arafat zgjidhet president i Autoritetit Palestinez.

Shkurt-Mars . Pas vrasjes së nënpunësit të tij kryesor nga shërbimi sekret izraelit, Hamasi organizon një seri sulmesh në Izrael.

27-29 shtator. Dhuna e shkaktuar nga hapja e një tuneli nën sheshin e xhamive, nga bashkësia hebraike e Jeruzalemit, shkakton vdekjen e 76 palestinezëve.

1997

15 janar. Ushtria izraelite evakuon pjesërisht Hebronin.

1998

21 qershor. Qeveria e Benjamin Netanjahut miraton krijimin e « Jerusalemit të Madh ».

23 tetor. Nëbshkruhet marrëveshja izraelito-palestineze në lumin Wye (Shtetet e Bashkuara), e cila parashikon një tërheqje izraelite shtesë prej 13 % nga Bregu Perëndimor. Kjo marrëveshje do të ngrihet shpejt.

1999

4 maj. Fundi i periudhës së përkohshme pesëvjeçare të parashikuar nga Marrëveshjet e Oslo të vitit 1993. OÇP bie dakord të shtyjë shpalljen e shtetit Palestinez.

2000

11-24 korrik . Samiti i Camp David, i cili bashkon Bill Clinton, Yasser Arafat dhe Ehud Barak, përfundon me dështim.

28-29 shtator . Trazirat e shkaktuara nga vizita e Ariel Sharonit në Sheshin e Xhamisë shënojnë fillimin e Intifadës së dytë.

2001

21-27 janar . Bisedimet izraelito-palestineze në Taba, Egjipt, shtyhen për shkak të zgjedhjeve në Izrael. Ariel Sharon bëhet kryeministër më 6 shkurt.

Dhjetor. Pas tre sulmeve vetëvrasëse nga Hamasi, Izraeli fillon disa ofensiva në Bregun Perëndimor dhe rrethon shtabin e Jasser Arafatit në Ramallah.

2002

27 mars. Samiti arab në Bejrut i ofron Izraelit një normalizim të marrëdhënieve me botën arabe në këmbim të tërheqjes nga territoret e pushtuara në vitin 1967.

29 mars. Pas një bombe vetëvrasëse në Izrael, Tel Aviv fillon një fushatë ushtarake në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor (Operacioni « Rempart ») dhe okupon qytetet kryesore.

16 qershor. Fillimi i ndërtimit të murit të ndarjes mes izraeliteve dhe palestinezëve.

6 shtator. Ariel Sharon deklaron se Marrëveshjet e Oslos janë të vjetëruara.

2003

14 shkurt. Mahmoud Abbas emërohet kryeministër. Ai do të heqë dorë nga posti i tij në shtator, duke u zëvendësuar nga z. Ahmed Qurei.

30 prill. Publikimi i « agjendes së bisedimeve » të përgatitur nga kuarteti (Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia) që parashikonte krijimin e një shteti palestinez në 2005.

2004

2 shkurt. Ariel Sharon njofton evakuimin e të gjitha vendbanimeve hebraike nga Rripi i Gazës.

22 Mars. Vrasja e Sheikh Yassine nga izraelitët, pastaj, një muaj më vonë, nga pasardhësi i tij në krye të Hamasit, Abdelaziz Al-Rantissi.

9 korrik. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaron se vmuret ndarëse janë të paligjshme dhe bën thirrje për çmontimin e tyre.

11 nëntor. Vdekja e Jasser Arafatit.

2005

9 janar. Mahmoud Abbas zgjidhet president i Autoritetit Palestinez.

14 gusht – 12 shtator. Evakuimi i banorëve hebre të Gazës dhe tërheqja e ushtrisë izraelite.

2006

25 janar. Hamasi fiton zgjedhjet legjislative palestineze. Shkurt Izraeli refuzon çdo negociatë me qeverinë e re të kryesuar nga z. Ismail Haniyeh.

Prill. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian pezullojnë ndihmën e tyre ndaj Autoritetit Palestinez.

27 qershor. Hamasi nënshkruan me Fatahun dokumentin « kombëtar » duke njohur në mënyrë implicite Izraelin brenda kufijve të vitit 1967.

28 qershor – 26 nëntor. Ushtria izraelite realizon sulme të mëdha kundër Gazës (Operacioni « Shiu veror »).

2007

15 qershor. Hamasi merr kontrollin e plotë të Rripit të Gazës. 19 shtator. Izraeli shpall Gazën « Entitet armiqësor « .

26 – 28 nëntor. Konferencë mbi ringjalljen e bisedimeve të paqes në Annapolis (Shtetet e Bashkuara). Uashingtoni premton një shtet palestinez para fundit të vitit 2008.

2008

27 dhjetor. Izraeli nis operacionin kundër Rripit të Gazës “Çojë e vështirë”, i cili përfundon në 20 janarin e vitit pasues. Më shumë se 1,400 palestinezë, përfshirë 410 fëmijë, vriten.

2009

17 nëntor. Uashingtoni nxitë izraelitët të ngrijnë ndërtimin e vendbanimeve të reja për dhjetë muaj, me qëllim për të ringjallur bisedimet e paqes.

8 dhjetor. Bashkimi Evropian thotë për herë të parë se Jeruzalemi duhet të jetë kryeqyteti i përbashkët i Izraelit dhe një shteti palestinez.

16 dhjetor. Mandati presidencial i z. Mahmoud Abbas, i cili ka skaduar, është zgjatur për një periudhë të pacaktuar.

2010

31 maj. Një komandë izraelite shtiu ndaj 9 vetave gjatë ndërhyrjes kundër flotës së anijeve që përpiqeshin të thyejnë bllokadën e Gazës.

Shtator. Pezullimi i bisedimeve izraelito-palestineze pas përfundimit të moratoriumit mbi kolonizimin.

2011

4 maj. Fatah dhe Hamas arrijnë një marrëveshje pajtimi në Kajro.

31 tetor. Palestina bëhet anëtare e plotë e Unesco.

2012

14-21 nëntor. Lufta e re izraelite kundër Gazës (operacioni « Shtylla e mbrojtjes »). 160 të vdekur mes palestinezëve dhe 6 mes izraelitëve.

29 nëntor. Palestina fiton statusin e shtetit vëzhgues jo-anëtar në Kombet e Bashkuara. Protesta në Tel Aviv dhe Uashington.

2013

9 korrik . Rifillimi i negociatave izraelito-palestineze nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara.  Izraeli ndjek kolonizimin me një ritëm drastik.

2014

23 prill. Fatah dhe Hamas formojnë një qeveri të unitetit. Ajo do të shpërbëhet një vit më vonë.

8 korrik – 26 gusht. Izraeli nis fushatën ushtarake në shkallë të gjerë kundër Rripit të Gazës (operacioni « Kufiri mbrojtës »). Më shumë se 2,200 palestinezë (prej të cilëve 75% civilë) janë vrarë, krahasuar me 72 izraelitë.

2015

1 prill. Palestina është pranuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

26 qershor. Vatikani njeh shtetin e Palestinës.

Tetor. Fillimi i të ashtuquajturës Intifada e Jerusalemit, ose « Intifada thika » Në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

2016

23 dhjetor . Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara voton rezolutën 2334 që dënon kolonizimin në territoret e pushtuara. Veçanërisht, Shtetet e Bashkuara nuk përdorin veton dhe nuk abstenojnë.

2017

12 tetor . Hamas dhe Fatah nënshkruajnë një marrëveshje për kthimin e Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës. Presidenti Donald Trump deklaron se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe synojnë të transferojnë atje ambasadën e saj.

18 dhjetor . Uashingtoni vë veton ndaj një rezolute të OKB-së që dënon vendimin e SHBA dhe miratoi njëzëri nga katërmbëdhjetë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit.

21 dhjetor . Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me shumicë dërrmuese nuk e pranon njohjen e njëanshme të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit nga Shtetet e Bashkuara.

2018

Shtetet e Bashkuara, pasi e njohen Jerusalemin kryetytet të Izraelit, më 14 maj bartën edhe zyrtarisht ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top