Mohammed Nabhan i vlerëson muslimanët e Kosovës për qëndrimin ndaj Izraelit

Në ditën e të ashtuquajturës Palestinë, në Beograd, në shtëpinë e “Kral Petrit”, përfaqësia diplomatike e kësaj krijese të sajuar nuk e lëshoi rastin që të mirret edhe me Kosovën dhe muslimanët e saj. Për të garantuar sigurinë e burimit të informacionit, redaksia jonë po ua sjellë me pak vonesë atë që nuk po e bëjnë mediat muslimane të Kosovës “së përfaqësuesit palestinez në Beograd”, Mohammed K.M. Nabhan.

Në bashkbisedim me gazetarët e pranishëm, mikpritësit palestinez në Beograd rikonfirmuan angazhimin e tyre për tërheqjen e të gjitha njohjeve arabe për shtetin e Kosovës, si dhe falënderuan përkrahësit musliman të Palestinës në Prishtinë, që sipas tyre, edhepse jetojnë nën pushtimin euro-amerikan, kanë marrë guxim të dalin hapur në krah të popullit palestinez dhe të drejtave të tij.

Serbinë dhe Palestinën i bashkon historia e qëndrimit të përbashkët karshi pushtuesve dhe interesi për zgjidhje të drejtë të problemeve me të cilat ballafaqohen. Jerusalemi është dhe duhet të jetë në Palestinë, ashtu siç Kosova është dhe duhet të jetë në Serbi. Ne si palestinez, miq të dëshmuar të Serbisë sot dhe Jugosllavisë dikur, i bëjmë thirrje vëllezërve musliman që të marrin shembullin e mirë nga muslimanët e tjerë në rajon dhe ta largojnë sa ma parë pushtuesin amerikan e europian nga Kosova.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top