MJERIMI INTELEKTUAL

SHKRUAN: PAL SHTUFI

Ka një kohë që kundërshtarët politik janë të shqetësuar për «rënien» e LDK-së ose për «ndarjen» e saj! Me ta lujtë trunin shqetësimi i tyne! Në këtë «shqetësim» marrin pjesë edhe disa intelektualë, të cilët, duke i thurur oda Albinit, nuk harrojnë të deklarohen se janë «neutralë» dhe «apartiakë» Ndërsa, ajo që ta kallë datën fare, këta inelektualë, LDK-së po ia masin temperaturën me termometer të VV dhe burimet kredibile për gjendjen në LDK e kanë Fejsbukun. Nejse, një e qeshur na lejohet tani.

RELIGJIONI I LDK-SË

Kauza e kreut të LDK-së, AMERIKA, le që është e drejtë, por ajo është religjion për anëtarëisnë e LDK-së. Mbi atë nuk shkel njeri në LDK. Dhe, çka është më interesant, sapo përmendet ky emër i bekuar, Amerika, të gjitha argumentet tjera bien, sepse Amerika është kryeargumenti – është fryma. Tani dikush edhe mund të thotë se kjo është keq, ok, por unë ju them se KJO ËSHTË GJENDJA dhe kështu ka per të ngelur edhe disa dekada. Vetëm ata që dëshirojnë zhbërjen e LDK-së, mund ta mendojnë këtë parti pa USA përbri.

PATHYESHMËRIA E BUTË

Fakti tjetër, të cilin nuk po e shohin intelektualët e Albinit, është pathyeshmëria e butë e LDK-së. Të gjithë kanë ëndërruar se do ta thyejnë LDK-në, sikur tani që po sheh ëndërra VV, por jo, ata nuk bien. Pa zhurmë rezistojnë. E kanë të trashëguar këtë virtyt. Pastaj, e kanë mënyrën e vetë të komunikimit brendapërbrenda tyre. Është fantastike, askush nuk e ka si ata. Është kod i tyre. LDK nuk e ka NJË njeri që rrah tavolinën, si tek partitë tjera, ku shefi është partia, por kanë një KUVEND që di të funksionojë perfekt dhe të gjithë pastaj i binden atij. Intelektualët e mbaruar pas Albinit dhe pas llajkave me tufë, mund të mos pajtohen me vendimet e Kuvendit, por unë po ju them se ai ashtu funksion, jo në harmoni, por në kundërshtim me dëshirat e kundërshtarëve politik.

KALANË NGA BRENDA…

Idea që përmes Vjoses ose dy-tre deputetëve që ishin kundër mocionit, me përça LDK-në ose “marrëja e kalasë nga brenda” – është Kinderspiel. Dëshmitë i kemi ende të freskëta: Nexhat Daci dhe Shpend Ahmeti&co, edhe pse këta të fundit ishin ajka intelektuale e VV, por kur dolën ata, të gjithë menduam se mbaroi VV. Jo, jo, VV ka Albin aty, ashtu siç ka LDK Brahim në LDK. Ndëkaq, Albin e Brahim do të ketë gjithmonë në këto parti, prandaj fitues janë vetëm ata që rrinë aty, n’Shpi.

KODI I LDK-së

Kush do me arritë diçka politikisht në këtë Kosovë, duhet ta pranojë kodin e funksionimit të LDK-së. Ata që nuk e pranojnë, e sorrollasin vendin kotnasekoti! LDK është baza e shtetit dhe kjo që them nuk është frazë marketingu, por një realitet çdo ditë i jetuar, tani e 30 vjet. Nëse rastësisht, ju të VV, nuk e besoni këtë fakt, pyesni PDK-në. Edhe ju të PDK-së, nëse rastësisht keni harruar…, shiheni VV si qëndron pezull sot!

Megjithatë, ne, urtia rugoviane, ju duam kështu siç jeni, sepse jeni pjesë e kombit tonë. Gabimet na dallojnë, por përgjegjësitë i kemi bashkë.

2 thoughts on “MJERIMI INTELEKTUAL”

  1. Besim Krasniqi

    Hordhite Barbare Komuniste MosMirënjohëse

    Erdhi Dita që pas 21 viteve hera e parë një qeveri e Kosovës të mos e theksoj qoftë edhe formalisht se me 24 Mars 1999 filloi akcioni më i madh luftarak ne Historinë e njerezimit, qe ishte intervenimi per shpëtimin e qytetareve te Kosoves nga gjenocidi që e ushtronte shteti i Sërbisë.
    3300 pilot te NATO-s ishin duke jetuar jetën e tyre normale dhe ERDHI URDHRI që të shkojnë dhe rrezikojnë jetët e tyre për lirinë e Kosoves, asaj Kosove ku ishin te robëruar edhe ata që sot propagandojnë se Erdhi Dita qe te jesh mos-mirnjohës.

    E mos- mirënjohja është vesi absolutisht më i poshtër njerëzor.

    Komunistët e partisë apo lëvizjes(Livritjes) VV në këtë Mars të 24, e vërtetuan ideologjinë e tyre shtazarake komuniste duke e injoruar këtë datë madhështore të humanitetit njerëzor të udhëhequr nga AMERIKA dhe BRITANIA.
    Është e vërtetë që jemi në rrethana të jashtzakonshme Coroniane por një kujtim dhe një mirënjohje me një shkrim 20-30 rreshtësh është i mundur dhe i lehtë të bëhet.
    Por barbarët komunist të komplet partisë komuniste VETVENDOSJE nuk e qelën gojën. E kryebarbari i PARTISË KOMUNISTE ka gjetë kohë të përkujtoj ish kryetarin e Bosnjës SerboMuslimanin Izetbegoviq duke vizituar varrin e tij!
    Kryebarbari ne 20 ditët e para të qeverisjes ka qene aktiv në keqperdorimin e viktimave te viteve 1998-1999 duke i perkujtuar nga 5 here te njejten familje me vizita koti. Familja Jashari është familja më e keqpërdorur nga politikanët e Kosovës, e cila famlije keqpërdoret eksluzivisht për përfitime personale të politikanëve.
    Kryebarbari nuk u mor me kontratat e Enkas, per auto rrugë, as me privatizimin e Elektrokosovës që u shndërrua në ElektroAnadoll, as me homologizim te panevojshëm….por heshti….sepse është shitur te Anadollët.
    Amerika dhe NATO e qliruan Kosovën dhe ia mundësuan barbarëve komunist të fitojnë 26% të votave në zgjedhjet e lira te 6 Tetorit 2019. Liria vlen edhe për barbar edhe per hajna, edhe për punëtor, edhe për shumicën e njerëzve të Kosovës, e që janë edhe pjesa e ndershme e shtetit.
    Hordhitë barbare sillen si langoj ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse përkundër nje konkurence tejet te dobët të politikës Kosovare, nuk arritën të bindin me shumë se 26% të votuesve!
    Barbarët po hakmirren ndaj 74% te votuesve që nuk votuan per partinë komuniste VETVENDOSJE. Barbarët prej 210 mijë votave qe i fituan, 50 mijë ishin vota nga turistet diasporik, që ikën në periodën 1966-1997 në kohën kur më së shumti kishte nevojë Kosova, por ata ikën dhe ia dhuruan Kosovën Sërbisë me ikjen e tyre.
    Këta frikacak erdhën dhe votuan për barbarët komunist sepse shum turist diasporist e kanë orën e ndalur nga koha e komunizmit. Ata turist e votuan VV sepse e urrejnë LIRINE dhe PAVARESINE e Kosovës, sepse tash Koosva është më e mirë se ajo që e braktisën këta dezeetor.
    Hordhite barbare të VVse janë përforcuar me hijenat komuniste të Shqiperisë që sponzorohen nga Rusia vetëm që Kosova të diskreditohet si shtet. Barbarët e VVsë poashtu janë RECYCLE BIN i berrlogjeve të partive tjera te Kosovës.

    Por do te vjen dita që edhe këta barbar të humbin forcën e tyre që arriti kulmin me 26% të votuesve.

    24 Marsi i vitit 2020 do të hyje në histori si një datë e poshtërisë dhe injorancës te partisë komuniste Vetvendosje.

    Besim R. Krasniqi
    Republika e Kosovës

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top