Shkruan: Florim ZEQA
Heshtja ndaj pergjimeve të grupit “Pronto” dhe thirrja publike e presidentit Hashim Thaçi drejtuar qytetarëve të vendit, për mbështetjen ndaj “detyrimeve” që ka pranuar nga bashkësia ndërkombëtare për Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, si kushtëzime fillestare për liberalizimin e vizave, formimin e FAK-ut dhe proceset tjera integruese,…e vërtetonë katërçipërisht vasalitetin dhe mjerimin e presidentit të shtetit, të dorëzuar para presionit ndërkombëtar dhe kapitullimin para invazionit politik të fqinjëve tanë.
Fjalimi i Hashim Thaçit dhe përuljet e fundit para varrezave serbe në Grackë dhe Gorazhdec, në memorialin e të cilave, në gjuhën serbe shkruan; “Žertve shiptarskog terrora” (Viktimat e terrorit shqiptar), me ç’rast i bën përgjegjës shqiptarët për të dyja rastet e pandriçuara akoma.
Me këto veprime të papërgjegjshme dhe qyqare Hashim Thaçi për më tepër i gjason një presidenti të zënë rob nën prangat e korrupsionit dhe shantazhit politik se sa një presidenti të shtetit më etnik dhe sovran (mbi 92% të popullatës shqiptare) në Ballkan.
Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ditën kur duhet të votoni për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duhet ta dini që jeni para një përgjegjësie historike, andaj ju të zgjedhurit e popullit me mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përveqse e mbroni shtetin nga tkurrja territoriale, i çlironi presidentin dhe kryeministrin nga pengmbajtja ndërkombëtare,…për t’i hapur kështu rrugë sistemit të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare që të mirret me fatin e tyre, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të vazhduar me grupin mafioz “Pronto” dhe nëntokat tjera politike dhe parapolitike në Kosovë.
F.Z. 19.08.2016, Trevizo (Itali)
Ne na ka shpetuar Zoti dhe jemi shume me fat qe 1 here në 100 vjet lind nje Hashim Thaç, se na u kish luajt nana me na pas lindur në çdo 10 vjet!