Nju Jork, 10 nëntor 2018
Pas mëse 69 vjetësh nga vdekja e papritur në 3 tetor 1949, Mit’hat Frashëri po kthehet më në fund në atdheun që deshi aq shumë dhe për të cilin shkriu gjithë jetën.
“Isha pesë vjeç, kur e njoha për herë të parë t’im atë, në Banderma, kur u fal prej burgut, por qe akoma i dënuar në mërgim. Im atë fliste mirë, qe elokuent, i pëlqente bisedimi. Në mërgim, edhe më tepër akoma në Stamboll, me miqtë që vinin ta vizitonin, im atë, subjektin e preferuar të kuvendimit e gjente në të rrëfyer të ngjarjeve të pasluftës ruso-turke, të kujtimeve të Lidhjes e shpresat për të pritnim. Kështu që ca nga ca, në mënyrë inkoshiente, mëmëdheu mori për mua formën e një perëndie dhe kulti i tij mori për mua vendin e një besimi fetar.” Mit’hat Frashëri
https://youtu.be/QfEolzANqcM?t=40