Mit’hat Frashëri është një histori vlerash dhe jo një dorë kockash

SHKRUAN: ARTUR ROSHI, KRYETAR I PBKD NË SHQIPËRI

Qeveria shqiptare me propozim të Insitutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” miratoi kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit.

Dikush mund të thotë pse nuk e bëri qeveria e Partisë Demokratike një gjë të tillë ?
Përgjigjia është e thjeshtë, për shkak të konkurencës politike pa skrupuj moralë të saj, sepse kemi besuar dhe prisnim nga konkurentët, por tani nuk presim as nga konkurentët, e aq më pak nga kundërshtarët.

Vijmë prapë tek vendimi i qeverise.
A mund të merret rastësisht ky vendim?
Të vijë Mid’hat Frashëri në 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit.
Mid’hati nuk ka vetëm një dimension të gjuhësisë ku kulmon si kryetar i Kongresit me njehsimin e gjuhës shqipe.
Mid’hati është shumeë më shumë.

Mid’hat Frashëri është përpjekja e shqiptarve për pavarësi dhe liri, është themeluesi i mendimit politik konservator, është ati i kombit tonë.
Ai është ,Kongresi i Manastirit, Kuvendi dhe Qeveria e Vlorës, Mbrohtja e Çështjes Shqiptare në Kancelaritë Europiane dhe në Amerikë, Mbrojtja e Çështjes Çame, Rezistencë ndaj pushtimit italian duke krijuar Organizatën e Ballit, Mbrojtja e Kosovës si pjesë e Shqipërisë (kusht i Koferencës së Mukjes), dhe krijuesi i të parës parti politike konservatore të
Ballit Kombëtar Demokrat në 1945.
Në periudhën 1907- 1944, Mid’hatin e gjejmë gjithandej, kudo ku zjen çështja e shqiptarve.

Mid’hat Frashëri duhej ti kthehej historisë së munguar të popullit të tij, duhej të merrte vendin që i takonte në altarin e historisë sonë,sepse ishte konseguent gjithë jetën e tij në vokacionin që pati për lirinë dhe lirinë e shpirtit të shqiptarëve , por edhe për faktin që periudhat më të vështira të historisë sonë folën emrin e tij.

Mid’hat Frashëri nuk mund të kthehet në Shqipëri pa dimensionin e plotë të tij,pa dimensionin politik të tij.

Unë nuk jam dakort me ata që mendojnë se Mid’hati duhet zhveshur nga pjesa politike sepse kështu ja njohin vlerat të gjithë edhe kundërshtarët e tij politikë.

Kjo do të thotë që figurës së tij ti heqësh shtyllën kurrizore,ta deformosh atë qëllimisht dhe për ta zbehur.

Çdo qënie njerëzore është një qënie politike ka thënë Aristoteli.
Çdo njeri e ngre organizimin e jetës së tij mbi një mënyrë mendimi që shpreh një filozofi politike në mënyrë të vetdishme apo jo.

Pjesa politike është më e rëndësishmja sepse ndikon në jetën e njerëzve në një masë të pakrahasueshme me çdo pjesë tjetër të diplomacisë, artit, sociologjisë etj.

Si mund të zerosh kontributin politik më potent kundër regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ?

Si mund të shpërfillësh kontributin për çështjen kombëtare ngritur mbi bazamentin politik ?

Si mund të bësh inegzistente simbolin e shpresës që mbolli nga idetë demokratike për liri dhe një jetë për të jetuar jashtë izolimit komunist ?

Qeveria kërkon të fitojë pikë politike në këtë lojë,por edhe të çbëjë figurën e Mid’hat Frashërit duke e kthyer thjesht si një gjuhëtar.

Ka nga ata që mund të thonë që ky vendim nuk është politik, po kush mund ta besojë këtë, kur qeveritë janë formacione politike dhe si të tilla nuk mund të marrin vendime jopolitike dhe jashtë interesave politike.

Në këtë logjikë edhe M.Frashëri ishte një njeri politik dhe nuk mund ta zhveshim atë nga pjesa politike.
Qeveria këtë po synon, të zerojë pjesën politike të Mid’hatit, por nuk mund ta zerojë gjaku i mijera martireve që u torturuan, u vranë, u burgosën, sepse mendonin njëlloj si ai.

Z. Uran Butka i nisur nga një peng ndoshta që e ka shoqëruar gjithë jetën dhe për të bërë paqe me veten ka bërë propozimin pragmatist të sjelljes së eshtrave të Mid’hat Frashërit.

Duke respektuar në mënyrë të sinqertë pasionin e z.Butka për ti dhënë Mid’hat Frashërit amanetin e tij, të prehej në Shqipëri, mendoj se ky lloj kthimi do e zbehte magjinë e prehjes në tokën amë.

Mid’hat Frashëri iku nga Shqipëria për shkak të komunizmit dhe nuk mund të vijë në Shqipëri po nga komunizmi.

Drita e të vërtetës verbon, prandaj qeveria vendosi të dyzojnë figuren e tij, deri para lufte ishte patriot, por gjatë luftës u bë tradhëtar dhe meqë kanë eksperiencë të “gjysmë të vërtetave” që ngjisin më shumë se gënjeshtrat morën vendimin për kthimin e eshtrave të biblotekarit duke i hequr eshtrat e ballistit, gjë që është nonsensi më i madh i postkomunizmit në Shqiperi.

Mid’hati duhet vërtet të prehet në tokën e tij, por duhet të kthehet si fitimtar i të vërtetës historike dhe politike dhe jo i nënshtruar dhe i etiketuar si bashkëpuntor i gjermanve siç do kjo qeveri ta kthej.

Nëse do kishim mundësi ta pyesnim Mid’hatin jam i sigurtë që nuk do ta donte këtë kthim në një tokë ende të robëruar.

Vendimi i qeverisë nuk përcakton qëllimisht vendin se ku do prehen eshtrat e Mid’hat Frashërit.
A mund të varroset Mid’hat Frashëri nën përmendoren simbol i diktaturës “Nënë Shqipëri”, në të njëjtin vend ku qëndrojnë kundërshtarë të tij, që nuk kanë lidhje me asnjë vlerë që mbart ai ?

Eshtrat e tij prehen në vendin e lirisë dhe demokracisë botërore, ky vend fatkeqësisht ende sështë gati për të pritur Mid’hat Frashërin.

Ky është çmimi i të qenurit gjeni dhe gjithë jetën avangard dhe konseguent me veten, me shqiptarët e kohës dhe paskohës së tij.
Nuk ka varr të nxejë madhështinë e tij.

Mid’hat Frashëri është frymë, është kontribut, është vlerë, është simbo, nuk është një dorë kockash, prandaj ai nuk mund të kthehet nga kundërshtarët e tij politikë, pa historinë e tij, pa simbolet e tij, pa panteonin e tij.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top