MISIONI I 1300 JUGOSLLAVËVE NË SHQIPËRI

SHKRUAN: KASTRIOT DERVISHI

A e dini sa jugosllavë qëndronin në Shqipëri në kohën kur vendi ynë po bëhej gati të bashkohej me Jugosllavinë?

Ishin plot 1.300 persona. Kjo e dhënë del nga mbledhja e Byrosë Politike të Partisë Komuniste Shqiptare e datës 15.7.1948, sipas së cilës, ishin larguar deri atë çast 900 persona (faksimile e mbledhjes, bashkëlidhur, cilësia lë për të dëshiruar). Gjatë këtyre viteve, jugosllavët e ardhur në Shqipëri u morën me organizimin e aparatit shtetëror e partiak.

Ata ishin të pranishëm në formatimin e Këshillit të Ministrave, ministrive, komiteteve ekzekutive, Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, gjykatave, prokurorisë, Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, forcave të armatosura, etj. Organizuan e inspektuan “grupe armiqësore” në reformën agrare, tharjen e kënetës së Maliqit, hekurudha, etj.

Një numër kaq i madh të huajsh për një kohë të shkurtër, nuk hasen në asnjë periudhë tjetër. Jugosllavët u larguan nga Shqipëria pas konfliktit të rastësishëm të Stalinit me Titon, duke mos përmbyllur dot bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavisë, të menduar në prill 1948.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.