MIRËNJOHJE THEMELUESIT TË NACIONALIZMIT QYTETAR SHQIPTAR

Sot bera homazhe para eshtrave të patriotit shqiptar Mit’hat Frashëri, të cilat u kthyen më në fund në atdhe.

Sot mbare kombi shqiptar perulet me nderimin me te madhe para pasardhesit mendjendritur te Frasherlinjve te pavdekshem, njerit prej personaliteteve me te shquara te botes shqiptare, te mendimit politik, te mendimit shkencor, te mendimit kulturor shqiptar, Mit’hat Frasheri.

Ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrenjtë. Kryesoi, bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit, të shpalljes së Pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të Ismail Qemalit, një studiues dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i Ballit Kombëtar. Promotor i luftes se shqiptarve per liri dhe bashkimit te mbar kombit ne lufte kunder pushtuesve nazifashist.

Pas lufte, i përzgjedhur nga aleatet e lirise se shqiptarve, angloamerikanët për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çliruar nga diktatura, për përmbysjen e xhelatit, e Hitlerit shqiptar te pas luftes se dyte Enver Hoxhës, vasal i Beogradit dhe i Josif Broz Titos, të atij që në një akt hakmarrës do të urdhëronte eliminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në Nju Jork duke përdorur falangat e tij terroriste.

Pavarësisht se historia nuk ka qënë e drejtë për Mit’hat Frashërin, ai sot vjen e pushon nën qiellin dhe ne token e atdheut të tij, i nderuar nga mbare shqiptarët, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, kane përfunduar në koshin e plehrave të historisë. Eshte fjala direkt për Enver Hoxhën. Nderim te madh ketij burri te shquar te kombit tone!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top