MILIONERIT TE RI

Shkruan: Sylë Bajrami

Kur e rrase doren, deri ne brryl, ne Fondet per Kosoven, dhe mbushe grushtin monedha, a te dukej se je anderr!?
Apo, vetemevete peshperisje, me erdhi dita qe e kam anderru !?
Kur mbushej autobusi vullnetare, per lufte, dhe ti i percillje vetem deri ne Bari, a te shkonet mendja se ne histori do te hysh si komandant !?

Kur hyre ne Prishtine ,me ushtaret e pare te UÇK, pak pasi aty kishte hy NATO, a mundoheshe te ishe sa me afer Flamurit !?
Kur vrapoje rrugeve te Kryeqytetit per te shkruajtur dyerve te banesave e lokaleve, MOS E PREK – UÇK, ne çka te dukej vetja, ne patriot, ne çlirimtare apo ne hajn ordiner!?

Aferim !
Ti nuk more hygjym per poste te nalta por, doren ne zemer, nuk ndejte krejt i pa angazhuar.
Ministrit, bordet, diplomacine i mbushe familjare, dhendure, teze e daje.
S’ka dyshim!
Je mret, i nje kolone, qe te mbajne si djale hasreti .
Nga modestia, asnjehere nuk flisnje per luften .
Apo ndoshta nga friga se, mandej dikush do te interesohej edhe per paraluften e edhe per pasluften!?
Kur dikush ndihej i paknaqur, ishe i gatshem ta ndihmoje me pak lek ose ti krekoseshe se ;
ÇKA PO DON MA SHUME, SHKAUN TA KAM HJEKE PREJ SHPINE.
Ti, komandanti im e Milioneri i ri, edhe sot je i heshtur, i thjeshte, modest, vetem nje nuk po e sheh.
Nuk po e sheh se aty ku ishte shkau tash ke hype ti !
Mbi shpinen time !
Nuk po e sheh se, shtetin qe po thu se e ke çliru ti, perdite po te zvoglohet .
Perdite po te zbrazet.
E vetmja gje qe po rritet eshte pasuria e jote dhe fallanga e te punsuareve qe ti i luan here ne nje post e here ne nje tjeter.
E ke ba SHUL E VEK !
Komandanti im e Milioneri i Ri, nese ke mendu se, turpi hahet me buk dhe zgjate tri dite, keni gabu rende .
Ky turp do te mbetet, jo tri dite, por tre shekuj.
Ate qe i bane ti Atdheut tone nuk ia kan ba as armiqet me te tmerrshem.
Nga armiqet nuk kam prite kurr diçka te mire .
Por nga Ti !?
Nga ti kam marre ate qe nuk e kam pa as anderr.
TRADHETINE

1 thought on “MILIONERIT TE RI”

  1. S’ka aspak nevojë për komentÇfarëdo komenti vetëm se ja humb kuptimin dhe vërtetësinë e katij përshkrimi të një tragjedije kombëtare që nuk mundën as armiqtë më të perbetuar shekullorë të na i bëjnë. Kësi far llojë robërije mund ta bëjnë vetëm shqipfolës matrapaz apo soj gjallesash që nuk kanë asnjë ind shqiptari. Se di se a egzostojnë alienët – jashtëtoksorët por edhe nëse egzistojnë me siguri këto mizeri nuk mund të na i bëjnë.Por egzoston shpresa se Zoti i madhërishëm edhe në këtë mënyrë i provpn njerëzit dhe secilën palë e shpërblen sipas meritave

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top