MILIONERIT TË RI

SHKRUAR NGA SYLË BAJRAMI

Kur e rrase dorën deri në brryl në Fondet për Kosovën dhe mbushe grushtin monedha, a të dukej se je andërr!?
Apo, vetemeveti pëshpërisje, më erdhi dita që e kam andërru !?
Kur mbushej autobusi vullnetarë për luftë dhe ti i percillje vetëm deri në Bari, a të shkonte mendja se në histori do të hysh si komandant !?
Kur hyre në Prishtinë me ushtarët e parë të UÇK, pak pasi aty kishte hy Nato, a mundoheshe të ishe sa më afër Flamurit !?
Kur vrapoje rrugëve te Kryeqytetit për të shkruajtur dyerve të banesave e lokaleve: MOS E PREK – UÇK, në çka të dukej vetja, në patriot, në çlirimtare apo në hajn ordiner!?
Aferim!
Ti nuk more hygjym për poste të nalta por, dorën në zemër, nuk ndejte krejt i pa angazhuar.
Ministritë, bordet, diplomacine i mbushe familjarë, dhëndurë, teze e dajë.
S’ka dyshim, je mret i një kolone që të mbajnë si djalë hasreti!
Nga modestia, asnjëherë nuk flisnje për luftën. Apo ndoshta nga friga se, mandej dikush do të interesohej edhe për paraluftën e edhe për pasluftën!?
Kur dikush ndihej i paknaqur, ishe i gatshëm ta ndihmoje me pak lek ose ti krekoseshe se;
ÇKA PO DON MA SHUMË, SHKAUN TA KAM HJEKË PREJ SHPINE.
Ti, komandanti im e Milioneri i ri, edhe sot je i heshtur, i thjeshtë, modest, por vetëm një nuk po e sheh.
Nuk po e sheh se aty ku ishte shkau tash ke hypë ti!
Mbi shpinën time!
Nuk po e sheh se, shtetin që po thu se e ke çliru ti, përditë po të zvoglohet. Përditë po të zbrazet.
E vetmja gjë që po rritet është pasuria e jote dhe fallanga e të punsuarëve që ti i luan herë në një post e herë në një tjetër.
E ke ba SHUL E VEK!
Komandanti im e Milioneri i Ri, nëse ke mendu se Turpi hahet me buk dhe zgjatë tri ditë, keni gabu rëndë.
Ky turp do të mbetet jo tri ditë por tre shekuj.
Atë që i bane ti Atdheut tonë nuk ia kan ba as armiqët më të tmerrshëm.
Nga armiqët nuk kam pritë kurr diçka të mirë.
Por nga Ti !!?
Nga ti kam marrë atë që nuk e kam pa as andërr.
TRADHËTINË!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top