MËRGATA SHQIPTARE NËPËR BOTË PO ASIMILOHET – KU JANË SHTETET SHQIPTARE SHQIPNIA E DARDANIA?!

SHKRUAN: BARDH NËNGURRA

Ka vite që si mergimtar në Norvegji kam ngritë zanin tim neper të gjitha rastet ku ka pas shqiptar dhe i kam dhanë sygjerimet , këshillat dhe porositë e mia per ruejtjen e identitetit tonë gjenetik, kombëtar, kulturor , gjuhësor dhe tradicional edhepse jetojmë në Norvegji. Pra aq sa kisha aftësi dhe njohuni i këshilloja, i qortoja, i udhëzoja shqiptarët se si neve duhet të integrohemi sa ma mirë në shtetin, kulturen dhe shoqninë norvegjeze , por asnjihere nuk guxojmë të lam anash faktin se kush jemi, nga kemi ardhë këtu dhe se me çdo çmim duhet me e ruejt identitetin tonë kombëtar e gjuhësor.
Shpesh me ka rastisë tu them njerzve lexoni e mesoni gjuhën Shqipe sespe pastaj ma lehtë do e keni ta mesoni gjuhën Norvegjeze.

Në vitet e kohës kur unë erdha në Suedi nga ku pas dy viteve kalova në Norvegji që të dyja këto shtete kishin ligjërishtë të rregullueme që qoftë edhe vetem nji fëmiu të cilitdo mergimtar ( pra pa dallim cilit komb i perket ai apo ajo ) shkolla duhet me punësue mesues në gjuhën amtare të femiut. Dhe kjo ka funksionue per merekulli perkundër faktit që shpesh mergimtarët krijonin telashe dhe gjenin diçka kundër mesuesit që punësohej që të punojë me nxansat në gjuhën amtare. Pra fëmijët shkonin në shkollën vendase ( suedisht gjegjësishtë norvegjishtë ) por tri here në javë kishin nga tri orë mesim plotësues me mesuesin në gjuhen amtare. Mirpo me kohën kjo zgjidhje e shteteve nikoqire ku neve ishim strehue filloj të zbehet. Dhe zbehja nuk erdh si shkak nga organet relevante arsimore të shtetit , por si shkak i mos interesimit tonë ( tash e tutje në këtë shkrim do flas vetem per neve shqiptarët në këto shtete ) me dergue fëmiun në shkollë në mesim plotësues në gjuhen Shqipe.

Në fillimvitet 1990 pasi në Kosovë u formue LIDHJA e ARSIMTARVE SHQIPTAR ” NAIM FRASHËRI ” edhe gjithandej neper shtetet e Europës prendimore u formuen Degët e kësaj Lidhje. Në Suedi Kryetar i sajë u zgjodhë Prof. Bedri Pacaj ndërsa në Norvegji Prof. Tahir Haziri. Mbaj mend mirë sa bukur e mrekullishtë funksiononte menyra e organizmit të tillë. LASH kishte në observim dhe kujdesje mbarvajtjen e mesimit në gjuhën Shqipe neper të gjitha shkollat në të cilat kishte nxanësa shqiptar. Mirpo pas çlirimit të Kosovës per fat të keq gjithçka mori kahje të gabueme , në vend që të ishte e kundërta. Meqense në fillim të viteve 1990-ta mbi 95% e shqiptarve në Suedi dhe Norvegji ishin azilkerkues që ende nuk e kishin fitue azilin dhe të drejtën me jetue në Suedi e Norvegji , tash pas luftës dhe çlirimit të Kosovës ishin diku 80% e shqiptarve që në nji apo mënyrë tjetër kishin rregullue letrat per qendrim permanent në këto dy shtete. Dhe tash shumica e tyne filluen me ndryshue me gjithçka, me sjellje, me menyrat e jetesës , me angazhimet per të mirat e kombit dhe Atdheut. Filluen me u ba ma skandinav se sa vendasit etnik. Shumica e djemve tan që kishin ardh në Norvegji para luftës në Kosovë tash pasi kishin fitue letrat per qendrim permanent u fejuen me vajza shqiptare nga vendlindja dhe i sollën ato në Norvegji dhe krijuen familje. Dhe këto nuse të reja pasi vendoseshin ne Norvegji përmes martesave , ato posa baheshin nana mbylleshin nepër banesa e shtëpia dhe kur ju rriteshin fëmijët dhe i dergonin ne kopsht e ma vonë ne shkolla, nanat e reja në vend që tu flasin fëmijve Shqip ato insistonin që të flasin norvegjishtë me fëmijet sepse kjo ishte metoda per ta mesue gjuhen norvegjeze nana nga fëmiu. Pra gjithçka që para çlirimit të Kosovës ishte per rujtjen e gjuhës dhe identitetit tonë, tash pasi u çlirue Kosova ndryshojë gjithçka për të keq.

Për qudi shqiptarët e Norvegjisë kur mesuen se Kisha Norvegjeze merr antarsi per secilin qytetar të Norvegjisë nese ai ka numer personal të Norvegjisë, por nese asht antar i nji grupimi fetar tjetër atëhere i merr ai grupim fetar e nuk i merr Kisha , shqiptarët ndoqen veprimet e mergimtarve të shteteve islame si p.sh. Pakistanit, Palestinës, Somalisë, Afganistanit, Kurdve, Turqisë etj, etj dhe u organizuen neper qytetet ku jetonin dhe formuen lista të banorve shqiptar dhe pastaj formuen organizime të cilat i quejshin me emna të quditshem. P.sh. këtu ku jetojë unë në Sarpsborg e formuen nji shoqatë dhe emnin ja vuen ALBANSK TROSAMFUND që shqip do thotë BESIMI SHQIPTAR. Pasi regjistruen shqiptarët që banonin në Sarpsborg , ata u zgjeruen edhe në qytetin fqinjë në Fredrikstad dhe regjistruen nji antarsi me mbi 2000 antar. Listen me emnat e antarve i derguen në sektorin per Kulturë dhe Fe në Komune dhe moren para të mira dhe kështu krijuen nji kryesi të shoqatës së tyne dhe sot e asaj dite ajo shoqatë asht në veprim. Kryesia e sajë permes BIK në Prishtinë solli imam nga Kosova dhe ky imam solli edhe femnen ( bashkëshorten e vetë ) e parë të mbulueme në qytetin Sarpsborg në Norvegji. Pra femna e parë me mbulojë ne kokë në këtë qytet ishte hoxhenica e pas sajë filluen me u mbuluen dhe disa gra të ashkalinjve shqipfolësa që jetojnë këtu dhe tek pas tyne pastaj u mbuluen somalezet, pakistanezet dhe tjerat femna të popujve musliman nga Azia e Afrika. Imami shqipfolës organizonte takime me shqiptarët dhe ai atyne ju kerkojë me ja dergue fëmijët per ti mesue ai . Posa ndegjova për këtë pata reague dhe imami me ftojë me shkue me asistue në orët e mesimit të ti me femijet tonë. Shkova dhe aty i erdhen 4 fëmijë dhe imami ja fillojë me ligjerimin e vetë. I kishte aty disa JASINA ( libër me lutjet per namaz në arabishtë ) si dhe disa broshura me shkrime per historinë e ” Profetit ” Muhamed dhe disa pasues të ti. U tmerrova , kur imami pasi kreu oren mesimore me tha; a e shef baca Bardh, unë nuk i mesojë femijet arabisht, unë flas me ta shqip dhe shqip ju spjegojë.

U permbajta shkaku i fëmijve që ishin aty, por në mbramje e pata thirrë me telefon dhe se lash gja pa i thanë. Ti ju flet shqip, ju ligjeron shqip, por per çfar e per çka. Po çka ju duhet femijve tonë me mesue në Norvegji per historinë e Muhamedit arab, per bashkveprimtarët e ti ? Mbaje ti xhaminë dhe priti namazlinjët me ardh aty me ngritë vithet perpjetë, por rri larg fëmijve , pos i helmo ata që ne hapat e parë të formimit të personalitetit të tyne. Ti qenke i porositun me na asimilue sa ma shpejt neve në këtë shtet. Qenke njeri i keq dhe qellimi yt qenka me na e mbyllë shkollen shqipe. Po e ceku se unë nuk kisha fëmijë nxanës në atë kohë. Femijet e mi kishin mbarue shkollimin dhe punonin. Mirpo pata reague fikall vetem per ta pengue degjenerimin dhe arabizimin e femijve shqiptar në këtë qytet. Mirpo imami doli ma i ambël dhe shqipfolësat e Sarpsborgut ju mveshen ati , u mbyll shkolla shqipe dhe e ashtuqujtuna ALBANSK TROSAMFUND që në realitet asht xhami e mori primatin e të gjitha organizimeve tue fillue nga ato fetare islame, sportive, kulturore dhe jetësore. Imam torollaku u ba LIDER APSOLUT i shqiptarve në Sarpsborg. Dhe kështu si e pershkrova rastin këtu , ndodhi edhe gjithandej nepër qytetet tjera në Norvegji. Kam qenë ithtar i idesë se pasi hapen perfaqësitë Diplomatike gjithandej shteteve europiane ku neve jetojmë, nuk kemi nevojë me pas as degë të partive politike shqiptare e as Shoqata shqiptare.

Kur u pat hap Ambasada e Kosovës në Suedi e cila kishte pergjegjësi edhe per Norvegjinë, Danimarken, Finlandën dhe Islanden unë u pata gëzue shumë. Kam tentue me kontaktue Ambasadorin apo zyrtaret e Ambasadës, por pos në nji rast kur ish Ambasadori Lulzim Peci mu ka pergjigj asnjihere nuk kam marr pergjigje per kerkesat e parashtresat e mija.

Tash ma shumë se nji vit u hap Ambasada edhe në Norvegji. U gëzova shumë dhe menjiherë kerkova takim me Ambasadorin z. Uliks Emra. Mora pergjigje dhe mu caktue termini per takim. U pregadita dhe mezi pritsha me ardh koha e takimit tim me Ambasadorin.

I shkrova në letër me radhë ato kerkesa që doja me i kerkue Ambasadorit që të angazhohet e të cilat po i shkruej këtu me radhë.

1. Me kerkue që kur na vazhdohet afati i pashaportave apo kur marrim pashaporta të reja organet gjegjëse norvegjeze shtetin e lindjes tonë ta shkruej KOSOVË e jo SRBIJA sikur se na e shkruejn deri tash.

2.Të kerkojë nga Ministria e Komunikacionit dhe Hekurudhave që të perkthej TESTET per patent shofer të kategorisë B edhe në gjuhen shqipe pasi këto teste tashma janë të perkthyeme në 18 gjuhë të ndryshme , por jo edhe Shqip perkunder faktit se neve jemi diku mbi 20.000 shqiptar me shtetësi norvegjeze dhe qendrim permanent që jetojmë në këtë shtet. Ndërsa ka teste ne gjuhën serbe e ne Norvegji nuk jetojnë ma shumë se 3000 serb.

3. Me kerkue që shqiptarve të cilet dalin në pension të moshes ( 67 vjeçaret ) tu njifet e drejta per atë pension ashtu sikur ju njifet shtetasve të Norvegjisë me origjinë nga Serbija. Për tu angazhue në këtë padrejtësi që na bahet të kontaktohen edhe Ambasadat tjera të shteteve të ish Jugosllavisë, pra të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Unë permes burimeve të mia si gazetar kam mësue se në fillim të viteve 1970 , ish Kryetari i Qeverisë Jugosllave Gjemajl Bjedic ka nënshkrue kontratë per punsim të shtetasve Jugosllav sipas nevojave dhe kerkesave në Norvegji. Kjo kontratë asht shkrue per 99 vjet dhe në bazë të kesaj kontrate në Norvegji nga Serbia ( në atë kohë Republikë e Jugosllavisë ) dhe nga Maqedonia kan ardh dhe jan punsue diku 5000 qytetar. Tash ajo kontratë ende asht në fuqi, por shteti me të cilin asht ba ma nuk egziston ndersa Norvegjia si mike e madhe ( ma e madhja në Europë ) e Serbisë ja pranon vetem Serbisë të drejtën per perfitime të shtetasve serb në Norvegji në bazë të asaj kontrate. Dhe per ta spjegue ma thjeshtë per lexuesin po them. Këtu asht nji tarifë e caktueme me ligj per pensionin bazë të moshes dhe atë të drejtë e kan ata që kan lind në Norvegji , ata që kan marr azil politik në Norvegji dhe edhe shtetasit e Serbisë sipas kontratës që e ceka ma lartë. Unë që jetojë këtu qe 33 vjet dhe kam punue mbi 25 vjet pensioni i moshes me del diku 10.000-10.500 krona norvegjeze , ndersa ata që kan lind në Norvegji dhe i kan plotësue 40 vjet jetë si shtetas në Norvegji si dhe fituesit e azilit politik dhe shtetasit serb kur dalin në pension të moshes ata marrin pension diku nga 16.000 krona e ma shumë. Nese nji serb punon dhe jeton në Norvegji dhe ban kerkesen per bashkim familjar me prindet, dhe nese kjo i lejohet , nese dy ditë pasi ata vijnë te jetojnë në Norvegji mbushin 67 vjet ata do e marrin pensionin sikur norvegjezi që ka lind në Norvegji dhe krejt kjo per faktin e kontratës per punsim të para gjysëm shekulli mes ish Jugosllavisë dhe Norvegjisë. Andaj mendojë unë se Ambasadoret e të gjitha ish republikave Jugosllave që tash jan ba shtete bashk me Kosovën duhet me kerkue nga Ministria e Punsimit dhe ajo e Jashtme e Norvegjisë se atë të drejtë që e gëzojnë shtetasit serb duhet me e gëzue të gjith ata ish shtetas të ish Jugosllavisë sepse edhe na tjerët ishim shtetas të Jugosllavisë kur ajo kontratë asht ba.

4.Të kontaktojë me Ministrinë e Arsimit dhe kulturës në Norvegji dhe të kerkojë shkëputjen e Shkollës Shqipe dhe të gjitha aktiviteteve tjera kulturore e sportive nga xhamija e ashtuqujtun shqiptare .

Tashma po bahen mbi 12 vite që xhamija ka monopolin mbi secilen pore jetësore të shqiptarve në Norvegji.
Fatkeqësishtë mbramjen e asaj dite që duhej të shkoj ta takojë Ambasadorin e Kosovës Uliks Emren me therret nji femen nga Ambasada dhe me kerkon mirkuptim sepse Ambasadori ma ka shtye terminin ma perpara pasi në ora 11.00 sikur e kisha terminin unë paska kerkue me e takue dikush i nji ministrije Norvegjeze. Mue zonja që me ftojë mi kishte lan vetem 15 minuta kohë.
I thash se kjo asht e pakuptimt dhe joserioze. Unë deri në Oslo i kam 95 kilometra, dhe shkumje ardhje bajn 190 kilometra, ata 15 minuta kohë na ikun vetem per pershendetje dhe prezantim andaj nuk po vi fare.

Të nesermen i shkrova po këto kater pika apo kerkesa ashtu si i ceka këtu në shkrim. Kurr nuk kam marr pergjigje.
Tek nji muej ma vonë nga zyrja e Ambasadës me shkruejn se qashtja e shenimit në pashaporta asht rreguellue dhe ma nuk do e shenojnë Serbi por KOSOVO.

Tash po i rikthehem titullit të këti shkrimi. A po asimilohemi neve mergimtarët shqiptar a jo? Unë mendojë se po. Dhe që ta shkruej këtë shkrim me nxiti miku im virtual në Facebook.com z. Ahmet Asani që asht Kryetar i Bashkësisë Shqiptare ne Zvicërr. z. Ahmet para disa ditëve doli me nji shkrim – apel drejtue shteteve Shqipni, Kosovë dhe Maqedoni Veriore dhe krejt mergatës tonë që të ruhemi nga asimilimi. Ahmeti ka pa rrjedhen tonë, ka pa theqafjen tonë andaj edhe kishte reague ashtu si reagon nji burr Atdhetar shqiptar. Por unë i them vëllaut Ahmet se zani i Ahmetit , i imi e edhe i secilit shqiptar që mendon si na asht za në vesh të shurdhet. Terri oriental ka verbue sytë e shumicës dhe neve vertetë po asimilohemi. Por per fatin tonë të keq, neve nuk po asimilohemi dhe nuk po bahemi Gjerman, nuk po bahemi Francez, nuk po bahemi Angelz, nuk po bahemi Italian, nuk po bahemi Skandinav , por neve të shperndam nepër tan Europen dhe edhe boten po asimilohemi e po bahemi turq e arab shqipfolësa. Neve i mbushem qytetet e Europës me xhamija dhe me namazli shqipfolësa tru aziatik islamista. Neve e furnizuem xhihadin islam me ushtar xhihadista në luftat e arabve në Siri, Libi, Irak etj, etj. Para diku 13 vjetve ish Ambasadori i Maqedonisë Veriore, z. Enver Abdullahu që asht Profesor me gradë Doktor i gjuhës Angleze nga Universiteti NITON kontakton me Ambasadorin e Arabisë Saudite dhe bashk kerkojnë nga shtetet e tyne që ta sponsorizojnë ndertimin e nji xhamije madhështore per komunitetin shqiptar në Oslo. Pasi kerkesa ju aprovohet Ambasadori Enver Abdullahu dhe ambasadori saudit blejn trollin dhe ftojnë Ministrat e Jashtem të shteteve të veta, pra ate të Arabisë Saudite dhe ate të Maqedonisë Veriore dhe ja vejnë gurin e themelit xhamisë shiqptare në Oslo . Sa më dhemb shpirti kur ndegjojë qe i thojnë xhamija shqiptare. Thue se neve jemi pjellë e xhamijave e jo e nanave Shqiptare, thue se jemi arab të leckave të gjelbërta me të cilat mbulohen kufomat kur dikush vdes e nuk jemi bijë të Shqipes Dykrenare.

Neve po asimilohemi dhe po tjetërsohemi, po bahemi komunitet fetar shqipfolës qe pas disa viteve edhe gjuhen shqipe do e harrojmë dhe do flasim me gjuhen e vendeve ku jetojmë, por vetes do i themi musliman.

Dhe aspak nuk asht per tu befasue perderisa nji shqiptar që ka studjue në Universitetin NITON ku edhe ka arritë shkallën e Doktorrit të Gjuhes Angleze në vend që të angazhohet per shkolën shqipe në Oslo, per kultivimin e vlerave kombëtare shqiptare ne Norvegji ai angazhohet dhe bahet kumara i xhamisë shqiptare në Oslo.

Sot Ambasadori i Kosovës në Norvegji tan kohën e kalon në atë lokal xhamije dhe as që ban ma të voglin tentim që ta shkëput Shkollën Shqipe nga këthetrat e xhamisë.

Shtetet tona Shqipni, Kosovë dhe Maqedoni Veriore as qe interesohen per mergaten tonë. Nga shtetet tona amë ne mergatë na vijne imam torollak e askush nuk permend nevojën e pastaj mundësinë per të na dergue ndonji mesues e arsimtar. Na veç jemi asimilue. Bile t’ishim ba Gjerman, Anglez, Francez apo Skandinav. Mjerishtë neve po bahemi mbeturine e orientit islam turko-arab.

Sarpsborg: 14.12.2021