Mercenarët e Facebook-ut

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Janë disa mercenarë që sillen me nofka në FB dhe shajnë e ofendojnë. Dikur kanë qenë në LDK. Pasi aty nuk ia dolën ta marrin as oxhakun e as verigun, e lere më kalanë nga brënda, ikën te partitë e komandantëve (komandirave). Vendosen të bëhen sherbëtorë të tyre për një post të vockël ose së paku për një fotografi. Pasi, komandantët i shfrytëzuan mirë dhe e dinin që s’vlejnë as pesë para, i hudhen si lecka të përdoruara që kurrë damkat s’ka detergjent që ua pastron.

Meqë janë persona me shumë fytyra dhe ndërrojnë ngjyren si kameleonët, në momentin që komandantëve u doli farba, ikën edhe prej tyre.

Të gjithë, pa përjashtim, janë grumbulluar te LVV. Aty, pasi e kanë ndjekur me përkushtim kursin e bërjes së mëndjes rasoj e trurin ballgur, i kanë ndërruar nofkat dhe kanë filluar mercenarizmin pa hile.

Kështu, alfabetin, të cilin me gjysëm shpirti ia dolën ta bëjnë veprimtarët e lëvizjes kombëtare (Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashëri, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba, etj.) në Manastir, këta depsuzë suzarë janë duke e përdorur sikur LVV gurtë e dhe gazin lotësjellës dikur.

Për këtë specie nuk duhet të humbet kohë, sepse janë të falimentuar. Neser mund të bëhen edhe anëtarë të Listes Serbska!

Është interesant të përcillet evoluimi i disa individëve tjerë, që ende veprojnë e shkruajnë haptas kundër LDK-së, sepse Isa ua ka ‘vënë dryrin’ karrierës së tyre të bëhen kryetarë mahallash. Të tillë janë edhe disa të partive të komandantëve, por pasi komandantët ua kanë ngreh mirë veshët, ata gjuajnë fshehuratzi, sepse e dinë çka i gjen!

Edhe të parët edhe të dytët, shumë shpejt do të migrojnë kah LVV…

Këto mbeturina të marksizëm-leninizmit, një ditë do ta sulmojnë edhe Albin Kurtin. Atëherë, nëse jam shëndosh e mirë, do t’i dal në mbrojtje edhe Albinit. E nëse jam në spital, do ta paguaj ndonjë intelektual të Shqipërisë, me bindje 100% të majta, sepse vetëm ata dinë të shkretojnë e shkelmojnë në stilin e Enver Xoxes dhe ta mbrojmë “social-demokratin Albin”.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top