MENDIME ME TINGELLIM AKTUAL TE MIT’HAT FRASHERIT

Përgatiti, Ksenofon Dilo

Pa ditur shkakun, pa gjetur rrënjën, nuk munt që ti vëmë një mur ligësisë.

Né qoftë se nuk e zgjojmë MEMEN , d j a l i n e kemi dënuar me vdekje.

Bëjmë sikur harrojmë që SHQIPERIA është shtëpia jonë dhe që ne vetë ta ndreqim dhe ta vëmë jashtë valëve të shtërngatës.

ILACI eshte aktiviteti material dhe moral.

Eshtë një virtyt të shohë dhe të njohë njeriu të metat e tij.
Faji më i madh, burimi i kësaj që vuajmë,është se, kushdo prej nesh ja hedh fajin tjetrit; askush nuk do që të marri një përgjegjësi përsipër. E pret nga tetri ndreqjen e të metave,shpëtimin prej çdo pësimi.

Po SHQIPERIA vuan prej një lëngate më të madhe që po i bren eshtrat :
ç’popullimi.

Puna s’është shorti i një njeriu, i një palé njerzve, është pjesa e të gjithëve.

Cili duhet të jetë IDEALI YNE?

Duhet të jetë Madheria dhe Nderi i Shqiptarit, njësia dhe bashkimi i Kombit, lumtëria dhe përparimi i përgjithëshëm..

Çdo shqiptar gjëndet sot para Gjykatore së Historisë. Historia po na gjykon: në mos paçim fatin të jemi stërnipër të lumtur të stërgjyshëve fatosë, kemi detyrën të përpiqemi që të bëhemi, ne vetë, stërgjyshër të ndershëm për nipërit tanë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top