Mehmet pushtuesi në Shqipëri, Adolf Hitler në Izrael dhe Millosheviq në Dardani

SHKRUAN: GANI MEHMETAJ

Ta shfaqesh në Shqipëri serinë televizive “Mehmet Pushtuesi” është sikur televizioni izraelit ta shfaqte serinë për pushtimet “e lavdishme dhe gjenocidin e Adolf Hitlerit”.

Në Izrael kurrë nuk do të ndodhte diçka e tillë, as në imagjinatën më të shthurur. Është diçka e paimagjinueshme, do t’u dukej rrënqethëse, krim kundër kombit të tyre e kundër njerëzimit. Vetëm të përmendej mundësia e tillë e shfaqjes, do të ngrihej i madh e i vogël, do të arrestoheshin me të drejtë kreu i televizionit dhe kreu i atyre që e kanë lejuar. Izraelitet kanë shtet, kanë dinjitet, kanë integritet kombëtar e kujtesë historike, janë komb që nuk e harrojnë as të keqen, as të mirën. Nuk janë as dele, as peshq. Neve na mungojnë të gjitha këto virtyte të izraelitëve.  

Sikur serbët të merrnin guximin të bënin ndonjë seri për luftën “e lavdishme” të këtij krimineli, jam i sigurt që pa asnjë ngurrim Tv Klani do ta shfaqte, i vetmi në gadishull. Milosheviqi ishte kriminel më i vogël se sa Mehmet Pushtuesi gjakatar.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top