MË ZHGËNJEVE TOTALISHT RAMUSH HARADINAJ

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Ja pse tash e mbrapa jam kunder teje…

Edhe pse incidentin tend te turpshem ne Prizren me rastin e perkujtimit te 140 vjetorit te Lidhjes Shqiptare e denova rende dhe e cilesova as burreror, as qytetar, as kryeministror e as shqiptar; te them te drejten nuk kisha aspak ndermend te reagoja publikisht, sepse prej kohesh JU keni qene nje nder Idhujt e mij te patriotizmit, burrerise e shqiptarizmit!

Nje vit e kusur me pare kur ti u ndalove padrejtesisht e pabesisht ne France, une personalisht kam qene nder te paret shqiptare qe kam reaguar fort publikisht ne rrjetet sociale por edhe ne gazetat franko – gjermane Le Parissien e Suddeutsche Zeitung, ne mbeshtetje te pafajesise tende e ne kerkim te lirimit tend te menjehershem.

Asgje me shume nuk kam bere perveçse detyren si shqiptar ndaj vellaut tim e ndaj nje luftetari te shquar e trim te UÇK-se, i cili beri me te miren e tij te mundeshme ne mbrojtje te trojeve te veta e te popullit te tij.

Por, me te mesuar identitetin e zonjes ne fjale, te cilen ti harbuterisht e rrugaçerisht e largove dhunshem nga foltorja, te bej me dije publike se jam fort i detyruar te reagoje mjaft ashper ndaj jush, veprimit tuaj krejtesisht te pa matur e injorant, si dhe postit tuaj shteteror permes te cilit perfaqesoni Kosoven fisnike e popullin e saj patriot…

Aq me shume reagimi juaj zyrtar dhene sot mediave te Kosoves ku jo vetem qe nuk kerkoni falje per ate veprim skandaloz e teper te denueshem nga çdo lloj kendveshtrimi, duket se u be nje motiv me shume te te pervishem hapur e publikisht ty Ramush Haradinaj, qytetar e Kryeminister i Republikes se Kosoves.

Per fatin tim te mire zonjen ne fjale te cilen ti e perzure aq banalisht nga foltorja tek po fliste ne emer te familjes te nje burri e patrioti te madh te Kombit shjqiptar siç eshte Gjeneral Mehmet Derralla, e njoh qe prej 48 vjetesh!

U trondita disi kur mesova e verifikova saktesisht se ishte pikerisht ajo: Valdete Derralla Gjinali, mesuesja ime e shkolles 8 vjeçare “Konferenca e Labinotit” ne Tirane ne vitet 1970 -74!

Zysh Valderti siç e therrisnim ne atehere e qe e tille mbetet ende ne kujtesen time me aq mall, respekt , dashuri e mirenjohje me ka dhene lendet Matematike – Fizike, dhe i perket atij brezi te shkelqyer mesuesish te asaj shkolle qe mua dhe bashkemoshatareve te mij te asaj gjenerate zor se do te mund te na dalin dot nga kujtesa derisa te jemi gjalle; per aftesite e tyre, per respektin, konsideraten, mirenjohjen, kulturen, dashurine dhe patriotizmin me te cilat na mesuan dhe edukuan.

Ende sot e kam parasysh ate zonje grua e fisnike qe kish lindur e ish diplomuar ne Shkoder, ish me origjine nga nje familje super patriote nga Tetova dhe ish martuar ne Tirane.

Pra, ne aksin e qytetarise e te civilizimit shqiptar Tetove-Shkoder- Tirane, ku e ku me ate katundin e fshatin tend te humbur e qe askush nuk i di dot as emrin o Ramush!

Posa kalon Pallatin gri te oficereve e PTT e Rruges se Labinotit tek merr per nga Liceu Artistik, ne rrugicen e pare djathtas, porta e dyte ishte dera e shtepise ku jetonte mesuesja ime shume e dashur per mua Valdeti!

Çdo mengjes e shihja me admirim tek vinte ne shkolle me ate biçikleten e saj te famshme MIFA, dhe tek perzihej ashtu here vrullshem e here qete me koleget e saj te respektuar Muhamet Permeti [ Profesor Pata ] Kozeta Luarasi, Violeta Cerga , Zana Faja, Ikball Stermasi, Frida Zallota, Pranvera Uruçi etj…

Zysh Valdeti ishte e veçante per nga dijet, kultura qytetare, civilizimi, menyra e mrekullueshme e prinderore e te sjellurit me nxenesit e saj, ishte teper e hijshme po aq sa e fisme, kishte nje humor brilant po aq sa dashuri, miresjellje e respekt te veçante per koleget e vet, e mbi te gjitha per nxenesit e saj te cilet i donte fort po aq sa edhe ata e donin ate…

Sa e sa here Zysh Valdeti me ka ndenjur aq prane, me durim e dashuri e plot edukate e miresjellje tek gaboja jo pak ne ate femijeri çapraze e tejet te hedhur timen, e kur ajo jo si mesuese por si Nene bente detyren e saj si perballe femijes se vet e jo thjesht te nje nxenesi…

Kam shume miq te asaj kohe ketu ne fb, ish bashkenxenes te se njejtes periudhe e te se njejtes mesuese e shkolle, ndaj do ti ftoja publikisht te deshmojne e te vertetojne keto ç’ka une them per njeren prej me te dashurave e me te respektuarave Mesuese te jetes sime shkollore: Valdete Derralla Gjinalin!

Ti z. Ramush je shume larg me kulturen, qytetarine e civilizimin e mesueses sime ne shume pikepamje e ne shume kendveshtrime, dhe kete e tregove dhe e vertetove ti vete, ndaj nuk po te akuzon njeri kot se koti e as per ”qejf te vet”, e as per kundervenie politike siç mund te mendosh varferisht me mendjen e llogjiken tende te shkurter…

Nga ajo dere qe rrjedh Zysh Valdeti yne, ti je larg o Ramush, shume larg, edhe pse lufta e heroizmat ne radhet e UÇK te japin goxha kredit e favor, ende mbetesh ku e ku larg me te ne te gjitha drejtimet: si ne dije, ne kulture, ne qytetari, ne civilizim, ne te diturin e historise se vertete te kombit e te popullit tend, ne menyren e sjelljes e te komunikimit, ne ate se ç’ka familja e fisi patriotik Derralla mbese e se ciles eshte Valldeti, kane bere per Komb , Atdhe e Flamur, e ne gjithçka njerezore e kombetare…

Ti thua: ”i prekur ne seder”, se ishe zot shtepie e nuk lejon askend te prishi rregullat e zakonet e tua, ti thua se mbrojte Shtetin e ligjin e tij e se nuk lejon askend te dale mbi Protokollin tend shteteror e se po te ishte Burre do kishe vepruar krejt ndryshe, etj. etj…

Po pse o z. Ramush, mbesa e Mehmet Pashe Derralles, patriotit te flakte te Lidhjes se Prizrenit e Ministrit te pare shqiptar te mbrojtjes se shtetit te Ismail Qemalit ta ofendoj ty konakun e shtepise tende?

Po pse o z. Ramush, mesuesja e mire, qytetarja e mrekullueshme dhe patriotja e flakte Valdet Gjinali e denuar me Baba ne Burg ne kohen e Diktatures se eger komuniste te Diktatorit Hoxha ta shkeli ligjin e shtetit tend ty?

Po pse o z. Ramush, pse doli e foli qofte edhe pa protokoll ne emer te shqiptarise e ne emer te patriotizmit e heroizmit te popullit shqiptar nder dekada dhe rievidentoj edhe njehere figuren e shquar te Mehmet Derralles, ty si burre, si shqiptar, si malesor e si Kryeminister te takonte te ngriheshe e ta terhiqje aq vulgarisht prej dore, ti nderprisje fjalen e ta largoje dhunshem nga foltorja?

Shtetin, qeverine e vendin tend o Ramush nuk ta ofendon e nuk ta prish e bija e djalit te Gjenaralit patriot Mehmet Derralla, perkundrazi, ajo ta nderon e larteson ate, si pak kush tjeter!

Shtetin, qeverine e vendin tend ta prishin ata qe hedhin bomba ne Parlamentin tend te Kosoves, ata qe vishen me uniformen e ISIS e shkojne e luftojne kunder atyre qe ju sollen Lirine e ju shpetuan nga shfarosja serbo-sllave, ta prishin ata si puna e tradhetarit Hashim Thaçi qe rremben njerez te pafajshem ne mes te nates e ja dorezon turkoshakut anadollak Erdogan, ta prishin ata qe firmosin mareveshje te fshehta me serbet e Brukselin per ndarjen e coptimin e trojeve te Kosoves, ta prishin ata qe po shesin toka e territore shqiptare per Malin e Zi ne kembim te ”liberalizimit te vizave ” per ne BE, etj etj…

E kush nuk ta ka prishur e shkaterruar ty shtetin e qeverine o Ramush, madje edhe ti vete kush sa here e ke bere nje gje te tille e populli i shkrete qe aq shume besoj tek ju ish luftetaret e UÇK, nuk eshte ndjere hiç!

Dhe ti mendon me kaq driteshkurtesi e po me kaq injorance, se nje out-protocoll i nje femre, i nje gruaje, i nje zonje pa diskutuar tashme se cila eshte, nga rjedh, çfare perfaqeson e çfare po thoshte, vertet ta prishka ty shtetin, qeverine, protokollin e te fyekerka konakun si zot shtepie?

Kishte dhjetera menyra e forma per ta larguar ”zonjen pa protokollin tend shteteror” prej foltoreje o Ramush, por ti zgjodhe prej injorances tende, menyren e cubit, me te poshtrren e me te denueshmen! Turp e marre per ty e per askend tjeter!

Ke gabuar rende, madje me shume se kaq o Ramush, sepse burri nuk e tregon kurre forcen fizike ndaj nje gruaje te pakten me asnje lloj ligji e kanuni shqiptare te deri me sotem, ke gabuar sepse prej injorance te theksuar dole nga vetja ku nga Kryeminister e Burre Shteti e vure veten ne rolin e nje bodigardi e roje speciale sigurimi te rendomte, ke gabuar se shkele mbi traditen e shqiptarit tek perzure mikun prej shtepie kur ai po te fliste per Komb e Atdhe, per Liri e Patriotizem!

Ndaj prej sot e mbrapa tek une, por edhe tek çdo shqiptar i ndershem e patriot , tek çdo njeri normal qytetar e i civilizuar, ti nuk mund te jesh dot me as ai luftetari trim i UÇK , as ai burri fisnik i Kosoves, as ai mashkulli xhentil e i mençur, as ai malesori i beses e i mikpritjes e aq me pak as Burreshtetasi e Kryeministri i Kosoves fisnike e patriote.

 


 

8 thoughts on “MË ZHGËNJEVE TOTALISHT RAMUSH HARADINAJ”

  1. murat prekaj@hitmail.com

    Është mjerim kur njeriu lendohei nga trimerija e kombit të vëe.Këtë Ramushi nuk e ka të kjartë,si e vrein qytetearet e rendomtë!

  2. Haradinaj as nuk ka qene trim e as luftetar por vetem nje vrases e plaqkites e dhunues. Trimi nuk fshihet neper male derisa populli e perjeton luften. Tek e fundit, nuk ka asnje dokument qe ky luftoi – jo vetem ky por asnjeri nga keta te UCK nuk luftuan, as ne Rafshin e Dukagjinit e as ne ate te Kosoves. Asnje betej nuk e fituan dhe asnje fshat me te vockelin ne Kosove nuk e qliruan. Qellimi i tyre dhe taktika ishte vetem e vetem si ta ta shtyejn popullin te shperngulet e ta leshoj Kosoven ne menyre qe NATO te intervenoj. Ky kreten, dhe te tjeret si ky duhet te denohen nga vet populli. Ajo dite do te vije – jami bindur. Do te vije ateher kur nje dite popullit te Kosoves nuk do t’i viej turp qe te flas haptas per krimet dhe genjeshtrat e UCK, e cila ne fakt vrau me teper shqiptar se sa armiq. Ju qe ende besoni ne mitin e UCK jeni ne gjume me sy te mbyllura. Dhe kur nje dite te zgjoheni do te jet shume vone per gjenratat e reja sepse, Serbija eshte duke punuar per qellimet e veta ndersa Haradinaj dhe tjeret si ky, per interesat personale. Ky eshte dallimi.

  3. I nderuar Adriatik Riza Dosti, jam dakord 90% me shkrimin tuaj ku edhe une personalisht e kam mbeshtetur Ramush Haradinajn jo vetem si trim e luftetar, por me shume si patriot e atdhetar, sidomos ne disa raste te rendesishme per çeshtjet tona kombetare per luften kunder antishqiptareve, per mbrojtjen e historise e te kultures tone kombetare, per qendrimin e tije kunder demarkacionit perpara se te behej kryeminister, per luften kunder terrorizmit islamik e shume raste te tjera, e kemi mbrojtur me te gjitha mundesite tona pas arrestimit ne France, por kritika ime filloi me aprovimin e demarkacionit, per nje interviste te pa nevojeshme serbisht ne televizionin serb, i cili me ligj duhet te fliste shqip me perkthyes, e kam kritikuar per disa qendrime te tije te kunderta me Ramushin perpara se te behej kryeminister, e kritikova per kete rast per largimin nga foltorja te kesaj gruaje , ku pavaresisht se mesuesja Valdete Daerralla Gjinaldi ishte kunder ligjit sepse nuk lejohet ne asnje aktivitet te rendesishem kombetar e ne asnje lloje aktivitetit folja pa leje, sepse edhe ne Prizren mund te flisnin me qindra e mijera mesues por nuk eshte e mundeshme, pastaj te kerkonte ligjerisht nje nderhyrje ne foltore, por dua te theksoj se nuk ishte hera e pare qe zonja Valdete kishte nderhyre pa leje ne 100 vjetorin e pavaresise ku ishte larguar me urdher te ministrit Arben Imami nga policia, ishte larguar ne Maqedoni ne nje manifetacion e ne raste te tjera, ku manifestacionet nuk jane private e personale por jane publike te organizuara per ngjarje te rendesishme kombetare. Une lexova edhe justifikimin e Ramush Haradinajtditen e djeshme por nuk me pelqeu, akoma pretendon qe nuk ka gabuar, ku mund te therriste perpara se te nderhynte sigurimin e policine per ta parguar e jo nje kryeminister ben rrolin e nje roje sigurimi. Nga dokumentat e zbuluar ne demokraci rezulton se as vete ministri Derralla nuk ka dhene ndonje kontribut te madh per kombin shqiptar por me shume per Turqine qe i vuri ne detyre. Pra ne kete 10 % te gabimit hyne edhe zonja e cila nuk duhet te pretendoje te flas pa leje ne asnje festim e perkujtimore te rendesishme kombetare sepse aktivitet behet me programe qe duhen rrespektuar. Si konkluzion Ramushi eshte kokeforte e nuk pranon por mendoj se Ramushi duhet te beje kryeminister e jo roje si batigard, e zonja te mos kerkoje te flas pa leje ne asnje manifestacion te rendesishem kombetar e cila eshte bere problem shqetesues per keto raste.

  4. nese ky kreten paska qene idoli yt ather puna jote sqenka asgje ….njerezit duhet t’i njohesh me kohe dhe prej dites se pare

  5. Bashkohem cent per cent me autorin e shkrimit. Ne rast , se Haradinaj , kerkon ndjese publike, ndaj zonjes se nderuar ne fjale, ka vend qe edhe autori i shkrimit ta rishikoje impulsivitetin e justifikuar te reagimit te TIJ, si nxenesi i Valdetes po e po , por edhe thjesht si shqiptar.

  6. Bravo ja ke numeruar te gjitha ato qe ai meriton Per mendimin tim ai duhet te jap doreheqje te menjehereshme,populli I kosoves dhe gjithe shqipetaret kudo qe Jane nuk meritojne njerez te tille ne krye te qeverise.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top