ME TA! ME NJEREZIT E VERTETE!

Shkruan: Ksenofon M. Dilo

Rastësia nganjëherë është nëna e surprizës dhe të befason aq shumë, sa të duket se edhe pse e jeton, e prek dhe e dëgjon, ajo është e pabesueshme, ..

fmdPër një rastësi të tillë dua të them dy fjale, për atë që ka disa ditë që e mendoj e, që me bukurinë dhe forcën e saj, duket se më ndryshoi jetën, më mbushi me optimizëm, dhe, pse jo: duke më çuar larg , tre çerek shekulli përpara, tani ndjehem i ri e i fuqishëm, mendimi im mori krahë e fluturoi dhe, e çuditshmja është se , duke rijetuar momente të atëhershme , tani ju jap një tjetër dritë vështrimi, janë nën prizmin e një kritike të pjekur dhe… pse jo? Krenohem për atë që kemi jetuar, sepse nuk ishte vetëm e vështirë:Absurde , abstrakte, e tmershme goditëse dhe e pamëshirshme deri në tmer gjithçka i përket asaj kohe, pa asnjë bazë apo mbështetje, me jetën tonë në duar katilash të pamëshirshëm , ashtu si u shpreh dhe Pandora e mirë, -Bënë çdo gjë të keqe, pa u menduar, sa mundën e më keq me ne…Nuk kish mundësi të bënin më tepër…

I kishin vrarë babanë …kot.Lete Koçi kurrë nuk kish trazuar njeri. Ishte i qetë ,puntor dhe si bir i denjë i Kostikës,, patriotit të mirënjohur ishte një familjar shembullor. Trim si i ati dhe kjo i thoshte të gjitha. Pse e kishin vrarë???E kishin lënë Sofien e shkretë të ve me 4 kërthinj në duar, duke u dredhur në acar të tmerit, dhe pa kuptuar akoma se përse.Që nga ajo ditë ishin të destuinuar të dëgjonin krismat e armëve që vranë babanë e tyre të mirë, ishin të destinuar t’i ndjenin ato krisma t’i ndiqnin e, të kishin ndjesinë se çdo herë do të ishte e fundit për ‘ta se ata plumba të zinj, do të shuanin edhe jetën e tyre…Por , jeta i bëri të kenë, përveç ndjesisë së tmerit edhe atë të krenarisë dhe sidomos të dëshirës për të jetuar e për ta nderuar kujtimin e atij babe , të cilin e bënë kurban në altarin e shenjtë të familjes së ndershme. . tani Pandora, ngjan aq krenare pranë Nolit bashkëshorit të saj në dukje të qetë, sepse në të vërtetë, edhe ai është një vullkan që duket sikur fle, por që shpërethen , e ato që thotë ngjajnë me llavën vullkanore, pra Pandora duket se ja ka arritur qëllimit të saj madhor. Është e lumtur mes fëmijëve e, fëmijëve të fëmijëve të saj të mrekullueshëm, dhe gjithmonë energjike të të japë të kuptosh, se jeta e vështirë jo vetëm që nuk e përkuli, por e bëri më të fortë, e bëri një shembull të njeriut që luftoi çdo ditë për të mbijetuar në ferrin komunist dhe…ja arriti qëllimit.

-E mbajtën mamanë –tha duke folur e qetë, por kjo në dukje sepse dukej që brenda saj vlonte –e mbajtën gjithë natën nëpër zyrat e tyre të qelbura dhe Xhevua, një qen i tyre e torturoi gjithë natën duke i thënë se, si grua e një të pushkatuari politik , mund t’i besonin e t’i thoshin fshatarët gjëra kundër …pushtetit diktator.. më falni popullor. Ajo , si e penduar e si grua e mirë duhej të vinte tua thoshte të gjitha atyre. E shkreta mëmë!Sos ishin pak vuajtjet e lufta e saj, donin ta bënin dhe spiune. -Po ç’thoni more, – ngeli duke thënë gjithë atë natë- sos kam shkollë e di nga këto gjëra. Shihni e gjeni njerëz të tjerë për këtë punë. Unë e vafra boll kam hallet e mija..

Gjithë natën e torturuan e më pas, në mëngjes kur e lëshuan duke e kërcënuar ,me të arritur në shtëpi mu si ajo luanesha që është liruar nga kafazi, Sofia mori një këlysh qeni e …e quajti …Xhevo.

Se sa doja të qeshja me këtë, vetëm një Zot e di , e , se sa respekt kam për këta njerëz të mirë që i takova krejt papritur e që i kam vazhdimisht në mendje e në zemër, edhe këtë e di Zoti. Ka akoma njerëz të mirë.Lum kush i ndesh e i bën miq, sepse unë sot jam me të vërtetë shumë shumë i lumtur e, pres me durim kur do t’i takoj përsëri,për të folur me ‘ta ashtu si rralë herë flasim në kohët e sotme, me zemër të hapur!!!

Foni Male DILO

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top