SHKRUAR NGA MEHDI FRASHËRI
Filosofët e Greqisë së vjetër thoshin se njeriu është një kafshë që flet, kurse kafshët e tjera nuk flasin. Neni i parë i mexhele-së, që është një përmbledhje e filosofisë arabe, thotë se: «njeriu prej natyre ësht’ i qytetnueshëm.»
Këto dy parime, që të dyja janë të drejta, t’afërta dhe mbase plotësojnë njëra tjetrën. Njeriu me fjalën e tij i transmeton tjetrit ndjenjat, kuptimet dhe përgjithësisht dijenit’ e tij; shkrimi këto i përgjithëson dhe i përhirëson. Dhe me qënë se njeriu është një kafshë që, prej natyre, mund të qytetnohet, fjala dhe shkrimi janë dy mjete vepruese për t’i futur njerëzit në qytetërim.
M’anë tjetër njeriu, si një kafshë e qytetnueshme, ka krijuar disa organizata: familjen, fisin ose bajrakun. institute fetare dhe më në fund ngrehina politike. Prandaj kryetarët e familjes, kryetarët e fesë dhe më në fund administratorët kanë për detyrë që të ndriçojnë njërëzit që ndodhen në qarkun e organizatës së tyre. Na kryetarin e familjes dhe sidomos të fesë po e lëmë më nj’anë, dorë përdorë, sepse çështjet fetare në Shqipërin’ e vogël me katër fé, janë çështje me gjëmba.
Këtë rend do të kufizohemi vetëm me një të vërtetë, thënja e së cilës ësht’ e domosdoshme: një popull ose qeverija që përfaqëson atë popull, kur ka ndërgjegjen e ekzistencës së tij nuk lejon fetarë ignorantë që t’ushtërojnë detyra shoqërore, sepse popujt përgjithësisht janë krijuar asisoj që të mos e vrasin mendjen shumë për të gjetur të vërtetën, por të dëgjojnë përralla të cilat krijojnë superticjone (bestytni) që ndalojnë qytetërimin e vërtetë.
Gjithë ata njerëz që kanë studijuar në vënd fet’ e ndryshme, kanë konstatuar se kleri më i perfeksionuar ngu pikpamja e kulturës dhe e lirisë ëshle kleri protestant, pastaj, vetëm nga pikpamja e kulturës, vjen kleri katolik.
N’orient kleri mysliman, sado që sipas Kuranit nuk duhet të ketë kler, por njërëz që i kanë dhënë vetëhes nevojisht ngjyrën e klerit, në gjendjen e sotme edhe duke u-marrë parasysh përparimi i math i këtij shekulli, ndodhet shumë poshtë nga rafsha e situatës ku duhej që t’ishte.
Kur njeriu viziton n’Europën qendrore ose veriore një katund protestan, me një herë i tërhiqet vërejtja nga pastërtija, nga regulli që mbretëron dhe nga rafsha materiale dhe morale e lartë e popullsisë së atij katundi. Shkaku i kësaj gjëje është se kleri protestan sipas parimit të Luter-it çdo njeri e mëson që të gjykoje vetë e jo të tërhiqet prej hunde me përrallat e vjetra që do t’i tregojë një person i tretë, qoftë dhe klerikal.
Një hetues i këtillë po të studijojë një katund tjetër katolik, prej një race e prej një gjuhe me katundin protestan, me një herë do të konstatojë një ndryshim q’ekziston midis të dy katundevet nga pikpamja e shëndetësisë, pastërtisë, nga rafsha ekonomike dhe morale.
Një njeri i tillë po të vijë në Orient e të shohë klerin mysliman dhe fshatrat myslimane ku predikon ky kler nga çdo pikpamja sheh një situatë tepër t’ulët, aqë t’ulët sa efekti i një qeverije mbi ’ta, edhe sikur rastësisht këjo qeveri të jetë përparimtare, ndaj përrallavet dhe supersticjonevet, të përhapura e të predikuara prej klerit, është nul.
Për këto arsye në vëndet e Orientit kurdoherë që ka hypur në pushtet një qeveri përparimtare, ka qënë e shtrënguar që klerit ignorant t’i thotë: haltë! ose të marrë masat e duhura për të përgatitur një kler të ndriçuar.
Historija na tregon qartas se shumë qeveri n’Orient kanë bërë ligje përparimtare, por me qënë se Kleri është lënë ignorant dhe qeveritarët vetë nuk kanë krijuar organe të posaçëm për të ndriçuar popullin, gjith ato ligje kanë mbetur letër e vdekur.
Kur themi një komb, kuptohet një grumbull njërëzish që, duke qënë solidar me njëri tjetrin, ecin drejt një qëllimi i cili ëshlë lumturija kolektive e atij populli dhe fuqija e qeverisë brënda dhe jashtë. Konkurenca e përparimit midis popujve në shekullin e sotmë ësht’aq e fortë sa ata popuj që nuk janë të lidhur mirë edhe që, për një shkak ose për një tjetër, nuk përparojnë në shkallën e të tjerëve janë të dënuar o të shduken krejt, ose të bëhen raja të popujve më të përparuarë.
Për këtë shkak çdo komb që ndodhet karshi një reziku do të ketë profetët e tij, të cilët me zjar në zëmër, t’udhëhequr prej idealit të shpëtimit të Kombit predikojnë fjalën e vërtetë. Këta lloj profetësh herë bëhen martyrë, pa arritur qëllimin, herë mundin dhe e shpëtojnë kombin e tyre, dhe ndonjë herë ngjan që passi ata bëhen martyrë, pasonjësit e tyre arrijnë ta shpëtojnë kombin.
Periudha pas luftet ka nxjer profetë të kësaj kategorije: Gandin në Hindi, me qëllim që t’i lironte popujt e Hindit; Zaglulin n’Egjypt. Këta janë profetët e Orientit për të fituar Independencën, Mustafa Kemali, Mussolini dhe Hitleri janë nga kategorija e atyre profetëve që kanë dalë në fushë për të shpëtuar kombin e tyre nga një situatë e vështirë. Para se të vijmë në çështjen me rëndësi për na shqiptarët: punim për popullin dhe me popullin së bashku, ësht’ e dobishme që të bëjmë fjalë shkurtas mbi të tre profetët e fundit.
Turqija e Perandorisë otomane, që lëngonte prej shekujsh nga një sëmundje kronike e dekadancës myslimane dhe nga mos pajtimi i racave dhe i feve të ndryshme, në fund të një përpjekjeje të fortë, si ajo e luftës së përgjithëshme, u-shemb me një potere të madhe. Kufoma e saj u-vu përpara tryezës së Konferencës së Paqit, ku delegatët e Shteteve kryesorë që muarnë piesë n’atë kongres, atë kadavrë e coptuan dhe lanë një hanllëk të vogël rreth Ankarasë dhe Sivasit, dhe atë të ndarë në zona influence dhe ndërhyrjeje.
Kundrejt një gjëndjeje të këtillë nga një popull me një histori glorioze duhet të dilte një profet shpëtimtar. Dhe si ç’dihet ngjyra dhe karakteri i profetëvet çfaqet sipas nevojës dhe sipas historisë s’atij kombi. Midis organeve të trupit të perandorisë otomane, organizata ushtarake ishte mâ e përparuar dhe vepra shpëtimtare që pritej nga profeti do t’ishte një vepër e shpatës për të grisur me majën e saj traktatin e coptimit q’ish nënëshkruar në Sevr.
Për këto arsye profeti i Turqisë së ré Mustafa Kemali është një ushtar i çquar që, me vullnetin e tij të fortë, mblodhi të mbeturat e popullit turk t’Anadollit, i bashkoi me frymën patriotike, i komandoi me gjeninë ushtarake dhe kësisoi në luftat e Sakarjas dhe të Dumllubunarit i përzuri armiqt, deklaroi sovranitetin e popullit; i hodhi poshtë si një livere të gjitha organizatat e vjetra të kalbura si dhe njërëzit e kalburë, krijoi organizata të reja për të vepruar në gjirin e popullit dhe kështu mundi të nxjerë në shesh një komb edhe një Shtet evropian me fuqi gjallnore që rënjen e tyre e kanë në shpirtin e popullit turk.