Më në fund! JU FALEM NDERIT!

SHKRUAN: HISEN BERISHA, MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Përvjetori i 20 i Betejes së Koshares, ishte sfidues për mua në kuptimin intelektual. Krahas mundësisë që ti thëm shumë gjera nga prizmi im i së vërtetës, për rrugen e lavdisë të lirisë dhe shtetit tonë, nxiti dhe shumë reagime që ma forcuan insistimin tim në këtë të vërtetë. Por, nderimi që mu bë nga shoqatat e shumta të mërgimtarëve në krye me atë “Sali Çeku” në Shtutgart, duke me dhënë fjalën përshëndetëse në emër të Brigades 138 “Agim Ramadani”, më hapi edhe rrugen për takime edhe me miq të rrallë metues të së vërtetës historike, siç ishte takimi me z. Seffedin Krasniqi, të cilin për dy dekada e njoha nga letrat e shkruara për dhe rreth të vërtetës.

Ishte kënaqësi kafëja me Ju miku im tani më i drejtëpërdrejtë. E veçanta e bisedes mbetet po ashtu dhe historia e lavdia që lidhet me angazhimet dhe rrugëtimin politiko-ushtarak (luftarak) të ish Ministrit të luftes, Kolonel Ahmet Krasniqi. Madhështi Akademisë i dhanë pjesëmarrësit e shumtë, me theks numri i madh i luftetarëve të Luftës së Koshares dhe Komandanti Kastriot Hoxha, që vuri themelet doktrinore të Ushtrisë së Kosoves.
Një faleminderit e madhe për të gjith Ju organizatorët e kësaj Akademie të mbamendjes së historisë!

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top