(Plisit)
Më mungon vdekja burrërisht
Për plisin e rujtur secilës furtunë
Të jetës.
Sa më mungon guximi i luftëtarit
Për të thënë fjalën e lirë që ngroh
Kur lutja ime mbetet Diell i lirisë.
Më mungon udhëtari që shkruan ditarin
Kur ktheva nga Rruga Via Egnatia.
Sot mbeta udhëkryq
I Udhës së Kombit.
Nga më shpijnë këta yje
Kësaj mbrëmje që e kërkoj hënën
Të më shoqëroj deri agimit të lirë.
Më mungon Lidhja e Tretë e Prizrenit
Ta nxerr nga shpirti flamurin kuq e zi
Ta vëjë ballkonit të Vlorës,Prizerenit a Tetovës.
Më mungon vdekja burrërisht si bacë Ademi.
Sonte e dua ëndrrën e lutjeve për Diellin
Nëse Zoti më falë uratën e luleve
Vetëm atëherë vdes i lire për atdheun e lirisë.
AGIM DESKU
5 Qershor 2016